Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon
Nuk eshte faji im i dashur qe ti ngaterron vizionin me opinionin, dhe "malokun" me malesorin.
Vizioni im i perket te ardhmes dhe ai lindi ne 1990 si nje vizion triumfal dhe i afte per te dale ne krye, vizioni i "Te gjithe bashkevuajtes e te gjithe bashkfajtore", "Opozitare por vellezer", vizioni i gjitheperfshirjes, dhe gjithpjesmarrjes, i debatit dhe i tryezave te rrumbullakta dhe jo i burgosjes apo i mallkimeve dhe urrejtjeve, i fjaloreve me gjak, tritol e krim. Vizioni im ishte ai i nje shqiperie te stabilizuar, pa konflikte te brendshme, tolerante e liberale, ku shefi i shtetit ashtu si sot mund te kritikohet nga te gjithe, brenda e jashte partise, mund te sulmohet poltikisht edhe nga njerez apo grupe individesh te thjeshte apo opozitare qe nuk perfundojne nen shkopin e gomes se policise, apo flaken tej nga partia. Vizioni im nuk perfshinte lindjen dhe konsolidimin e krimit, kontrabandes dhe trafikut ne shqiperi sic ndodhi ne 92-97, as persekutimin e opozites, as zgjedhje te manipuluara (ne 1991 dhe 1992 zgjedhjet ishin teper te rregullta) as djegien e gazetave apo burgosjen dhe rrahjen per vdekje te gazetareve, as kthimi ne shoqerise ne shoqeri bingosh e kafeneshe ku matrapazi kthehet ne simbol te suksesit dhe mbi te gjitha as lindjen dhe mbreterimin e hajduteve publike. Vizioni im nuk kishe asnje reference tek e kaluara zoteri, ai shikonte vetem perpara dhe si rrjedhoje ky vizion nuk perfshinte aspak larjen e hesapeve, hakmarrjen, apo demonizimin e opozitareve si komuniste, kriminele etj plot revansh dhe pa asnje kriter, pikerisht vetem duke iu referuar te kaluares. Vizioni im nuk ishte ndertimi i nje PD-je alla-PPSH me histori identike me partine e Hoxhes.
E kush eshte ai ketu qe nuk e pa sesi administrata shqiptare ne 92 u mbush me njerez te paafte e te pashkolle me kurse 6 mujore. Kush eshte ai ketu qe nuk e pa se si inxhinieri, i shkolluari dhe i arsimuari shiste banane trotuareve mbas 92, kurse matrapazi u be bos edhe pse me 4 klase shkolle. Ndryshimi i vetem ishte se i pari kishte qene dikur i privilegjuar prej Hoxhes, kurse i dyti kishte nje certifikate te perdjekuri politik. Kush nuk e pa pra kete ndryshim kulture dhe morali ne shqiperi, ku llumi doli ne krye. Kush eshte ai ketu qe nuk e pa sesi revanshistet e PD nen idene e gjendjes se shokut, shkaterroi cdo gje me themel ne shqiperi, cdo gje qe u ndertua me mund e djerse nga shqiptaret, cdo mur, cdo dritare cdo tule.... "Oburra ta shkaterrojme se e ka ber komunizmi". Kush nuk e pa sesi shqiperia u kthye ne nje vend spektakli e bixhozi, kioskash e biznesesh te paligjshme, qe vidhnin uje e drita, qe qelben qytetet dhe qe nuk paguanin taksa, nje vend pa ekonomi, pa industri me vetem 5 km rruge, edhe pse shteti mori 2 miliarde dollare ndihma. Ja per keta maloke te flas une, dhe nga keta ka me lopate edhe ne jug, te paret ishin bosat koketrashe te firmave piramidale me Alimucen ne krye, figura e te cilit u kthye ne simbol te suksesit te shqiptareve nga PD.
Malok nuk eshte as ai qe jeton ne mal e as ai qe eshte nga veriu, por eshte stili dhe filozofia e jetes, deshira per konflikt dhe mendimi hakmarres, intoleranca dhe agresiviteti. Dhe keto mund ti perkasin cdokujt, jug apo veri.