Re: Sajmiri i Fiksit kandidat per deputet!
Per mua Pal Dajci apo ai valltari (politikan i shquar hesapi) nuk kane ndryshim te madh nga Erjon brace apo Saimiri i Fiks-it...Fakti se i perkasin forcave te ndryshme politike, nuk ka te beje fare me bindjet e tyre politike! Ka te beje me periudhen ne te cilen ata kuptuan se si behet leku! Kush e kuptoi kete gje ne kohen e PD-se u be PD-ist, kush e kuptoi kete ne kohen e PS-se u be PS-ist! As Pal Dajci, as i valltari i shquar nga Tropoja, as Erjon Brace e as Saimiri i Fiks-it, nuk bejne pjese ne 140 kokat me te zgjuara te ketij kombi (qe ne te vertete duhet te na prezantojne) dhe eshte e kote t'i prezantojme si njerez qe mendojne per popullin apo qe jane me ideale te pastra per t'i sherbyer Shqiperise! Te jemi realist, pervec xhepit te tyre dhe te ardhmes se femijve te tyre nuk kane prioritet tjeter!
Ne Shqiperi, gjate kohes qe nje parti eshte ne pushtet, ajo fiton militante dhe njerez "te zgjuar" - te votuar nga populli dhe humbet popull- vota! Keto 17 vite kane treguar qarte qe shqiptaret gjithmone kane gabuar me zgjedhjet e tyre dhe kane zgjedhur disa njerez aspak te pergatitu per te qene deputete! Dhe keto zgjedhje fatkeqesisht i kane bere sepse ashtu u ka thene partia, jo se e kane gjykuar vete te jete ashtu! Pra, si perfundim, kemi deputetet qe meritojme dhe fatin qe vete e zgjedhim!