Re: Sajmiri i Fiksit kandidat per deputet!
Nuk e njof kete djalin. Here e pare qe e degjoj dhe po beja disa kerkime per te ne computer- meqenese lidhet edhe drejperdrejte me qytetin tim, Pogradecin. Cfare lexova ishte:
Nga Kastriot Myftaraj - Perandori romak, Kaligula, kur ishte duke arritur pushtetin absolut për t’i treguar Senatit të Romës, që ishte ajo qendër pushteti tradicionale e trashëguar nga koha e republikës (dhe që tashmë kufizonte pushtetin absolut të perandorëve), se për të (Kaligulën) Senati dhe senatorët nuk kishin rëndësi fare dhe për t’i poshtëruar bëri senator kalin e tij.Me këtë autokrati Kaligula u dha të kuptojnë senatorëve dhe gjithë romakëve se për të Senati, që për popullin romak ishte tempulli i pushtetit të tij, për perandorin nuk vlente më shumë se stalla e tij e kuajve. Kur senatorët flisnin kali-senator hingëllinte dhe kështu gjërat bëheshin qesharake. Kaligula kur donte të shante dhe tallte Senatin dhe senatorët shante dhe tallte kalin e vet, por duke iu drejtuar edhe me titullin «senator». Ky veprim i Kaligulës është një ves i autokracisë që është trashëguar më pas edhe nga autokratët e tjerë, deri në ditët tona, tek diktatorët. Ky ves paranojak i autokratëve mund të quhet si sindromi i «Kalit të Kaligulës». Modelin «Kaligula» e zbatuan, në një mënyrë ose në një tjetër të gjithë monarkët evropianë të Mesjetës dhe më tutje, deri në prag të kohëve moderne. Të gjithë monarkët evropianë mbanin pranë vetes gaztorë në oborrin e tyre, të cilët praktikisht kishin një status të barabartë me aristokratët dhe përfaqësuesit e kastave të ndryshme që dilnin para mbretit. Me anë të këtyre gaztorëve, të cilët shpesh ironizonin edhe oborrtarët e shquar, mbretërit donin që në një farë mënyre të poshtëronin aristokracinë e tyre. Të gjithë ata që donin ta kënaqnin mbretin kishin si model sjelljen e gaztorit të tij nëse donin të fitonin dashamirësinë e tij. Mbreti e përdorte gaztorin si shënjestër për të dhënë goditje me spond ndaj aristokratëve të vet. Disa mbretër, për t’i poshtëruar aristokratët e tyre, i toleruan gaztorët, ose i nxitën fshehtas, që të vishen si aristokratë dhe t’i atribuojnë vetes tituj fisnikërie, duke mbajtur dhe urdhra, me të cilët mbreti i thërriste me tallje. Madje disa mbretër u dhanë gaztorëve të tyre urdhra dhe tituj fisnikërie. Këtë gjë e bëri më pas edhe Stalini, i cili kuzhinierin e vet, të cilin e kishte edhe si punë gaztori, e bëri gjeneral dhe e mbuloi me urdhra, për të poshtëruar gjeneralët e vet. Gaztorët, për kënaqësinë e mbretit, e poshtëronin dhe e tallnin vetveten nga pozita e aristokratit, çka në fakt ishte dhe një tallje e aristokratit në përgjithësi. Rolin e këtyre «gaztorit të mbretit» e kapi Shekspiri, me gjenialitetin e vet, në komeditë, por edhe në tragjeditë e të cilit ata janë shumë të pranishëm. Ditën e mërkurë në 23 maj 2007, kryetari i PS, Edi Rama prezantoi në zonën elektorale 86, kandidatin për deputet të së majtës së bashkuar, bashkëdrejtuesin e emisionit «Fiks fare», Saimir Kodrën.
Per me shume do me duhet te pyes babin, se vetem gjykimit te tija i besoj. Ju te tjeret jeni shume te njeanshem. Edhe nuk behet fjale per qytetin e Pogradecit por per zonat rreth qytetit.