Nje lajm, apo me mire te themi disa lajme, qe po lexoja para pak ditesh, kane te bejne ne menyre te drejtperdrejte me kete karakteristiken e gjithsecilit per te qene realist.
Ne teresi, une mendoj se ne kete gje ndikon shume shoqeria ne te cilen jetojme. Edukata qe marrim gjate jetes brumos tek secili prej nesh nje sistem vlerash, cfare vleresohet me shume apo me pak, apo per mire apo per keq, nga shoqeria. Dhe me pas secili synon te ngjitet sa me lart ne kete 'shkalle'.
Dhe ketu heret a vone do te perfshihen edhe kendveshtrimet per gjithcka qe na rrethon dhe menyrat se si cdo individ perpiqet te ngjitet ne 'shkalle'. Nje faktor i konsiderueshem ketu eshte dhe optimizmi ku menjehere pason edhe te qenurit realist. Nje optimizem i shfrenuar rezikon stakimin me realitetin dhe nuk shohim dot mangesite apo gabimet. Gjithashtu edhe pesimizmi ben qe te mos shohim arritjet dhe meritat.
Dhe pikerisht mbi keto ishin ato qe po lexoja. Tashme ekzistojne studime rigoroze me kohezgjatje prej me shume sesa 50 vjet, te kryera dhe te vlefshme per studentet dhe ndjekesit e shkollave ne Amerike.
Nje nga studimet quhet: "
Kultura Popullore: Problemi Amerikan i Vetvleresimit". Studimi tregon se si ne Amerike njerezit tashme kane nje vetvleresim shume te larte, por te pajustifikuar dhe pa baze ne realitet. Ne nje shembull qe merret me qytetaret e New Jersey, thuhet se ishin nder ata me vetvleresim shume te larte. Por jo vetem qe kjo gje eshte e rreme, por perkundrazi: nuk spikatnin ne asgje, njerez qe nuk te linin asnje pershtypje, pa ndonje arritje te jashtezakonshme ne jete pervec triumfit te perditshmerise se rendomte. Ata thjesht mendonin se ishin shume te vecante per arsyen e vetme sepse gjate tere jetes se tyre ju eshte thene se jane te vecante. New Jersey eshte nje mikrokozmos se si jane rritur dhe edukuar nje pjese e madhe e rinise amerikane gjate ketyre dekadave te fundit. "Fatkeqsisht, jeta ka nje menyre qe te perball me realitetin dhe keta femije kane mesuar ne menyre brutale se nuk ishin aq te jashtezakonshem sa u ishte thene nga prinderit. Prinderit ishin instruktuar qe te lavderonin dhe inkurajonin dhe shperblenin femijet pavaresisht se cfare benin. Rezultati: femije qe ne fakt jane me vleresim te *ulet* per veten por ama shume te perkedhelur qe mendojne se bota rrotullohet rreth tyre."
Ne nje tjeter shkrim te viteve me vone, trajtuar me titullin: "
Idjotet Konfidente: Studentet Amerikane jane me konfidente dhe me te paafte" si nje interpretim i perfundimeve te publikuara nga BBC "
A sjell konfidenca sukses?", gjejme keto fjale:
"Ne te njejten kohe kur studentet e quajne vetveten me nivel mbi normalin ne aftesine e tyre per te shkruar, rezultatet objektive te testeve tregojne se aftesia reale e tyre ne te shkruar eshte me e ulet ne krahasim me vitet 1960. Nderkohe qe ne vitet 1980 studentet thoshin se studionin mimimumi 6 ore ne jave, kjo gje me zor kap nje te treten ne vitin 2009, dhe habitshem sasia e studenteve qe shprehen se jane te motivuar per te mesuar eshte rritur." Citohet me pas
nje studim tjeter qe paraqit nje rritje te narcizizmit prej 30% ne popullate kur krahasohen vitet 1982 me 2009 (PDF).
"Te gjithe mendojne se qenuruit mbi-konfident, i dashuruar me vetveten, dhe me besim te larte tek vetja, kjo eshte celsi i sukesit. Dhe behet shume interesant fakti qe ky besim eshte shume i perhapur, i rrenjosur shume thelle, dhe i pavertete."
Edhe ne nje rishikim dhe rivleresim te fundit te kesaj problematike, perfundimet e mesiperme vetem qendrojne dhe perforcohen. Cituar:
Nowhere did the craze hit harder than in American schools. And once it did, it produced an endless assortment of colorful classroom interventions. One common exercise for elementary-schoolers involved a Koosh ball. A kid tosses the ball to another kid and compliments them — "I like your shirt". Then they toss the ball to someone else and compliment them — "You’re good at soccer". The good feelings travel with the Koosh ball across the room, back and forth and back and forth.
Nuk duhet humbur asnjehere kontakti me realitetin. Optimizmi dhe vetevleresimi mund te ngrene moralin dhe motivimet per te bere dicka, por nuk do mund te bejne kete dicka. Aftesia eshte ajo cfare kryen pune.