Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

vlera

Primus registratum
Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Pershendetje!

Shpresoj se shume nga anetaret do te japin mendimin e tyre ne lidhje me shprehjen "Kosova i takon Shqiperise" apo "Kosova eshte e Shqiperise"

Pyetjet e mija jane:

1. Cfare mendoni, eshte shprehje me vend kjo shprehje apo jo?
2. Mund ta zbertheni c'do te thote shprehja "Kosova i takon Shqiperise"?
3. Nese themi se "Kosova i takon Shqiperise" kush do te jete ajo qe do vendos?
4. Si mendoni shprehja "Kosova i takon Shqiperise" a i jep privilegj me shume qytetarit nga Shqiperia se sa atij nga Kosova?
5. A i jep shprehja "Kosova i takon Shqiperise" barazi te njejte te dy paleve?


me respekt Betina
 

Gerald_LSU

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Premisa a pyetjeve eshte e gabuar Betina. Ti po flet per Shqiperine si me qene ndonje shtet i huaj. A eshte menyra si e ke shprehur pyetjen indikim qe nga pikepamja jote Shqiperia eshte rivale e Kosoves?

Thelbi i ceshtjes dhe i pergjigjes qendron ne identitetin shqiptar dhe jo ne shtetin shqiptar. Une jam shqiptar prej shtetit qe mban emrin Shqiperi, ti je shqiptare prej truallit te Kosoves, qe sot per sot eshte ende ne nje status te paqarte, por dafte Zoti, se shpejti do ta kete fatin ne duart e veta.

Kosova nuk i perket Shqiperise, Kosova eshte Shqiperi. Shqiperia eshte emri i kombit tone ne rradhe te pare, dhe emer shteti ne rradhe te dyte.
 

vlera

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga Gerald_LSU:
[qb] Premisa a pyetjeve eshte e gabuar Betina. Ti po flet per Shqiperine si me qene ndonje shtet i huaj. A eshte menyra si e ke shprehur pyetjen indikim qe nga pikepamja jote Shqiperia eshte rivale e Kosoves?

Thelbi i ceshtjes dhe i pergjigjes qendron ne identitetin shqiptar dhe jo ne shtetin shqiptar. Une jam shqiptar prej shtetit qe mban emrin Shqiperi, ti je shqiptare prej truallit te Kosoves, qe sot per sot eshte ende ne nje status te paqarte, por dafte Zoti, se shpejti do ta kete fatin ne duart e veta.

Kosova nuk i perket Shqiperise, Kosova eshte Shqiperi. Shqiperia eshte emri i kombit tone ne rradhe te pare, dhe emer shteti ne rradhe te dyte. [/qb]
Shpesh e kam degjuar te perdoret shprehja Kosova i takon Shqiperise dhe kjo mua me duket sikur te bene te ndihesh i rendit te dyte.
Pyetjet qe bera nuk i kam bere me qellim qe te shpreh rivalitet se sikur nje gje ti takoj nje gjeje tjeter nuk eshte rivalitet por eshte posedim, dhe kur dikush posedoj dic ka te gjitha te drejtat te beje cfare te doj me gjene qe posedon, pa marre pelqimin e askujt.
Ne vend te kesaj po te thuhet se Shqiperia eshte Kosove dhe Kosova eshte Shqiperi do te kishte tjeter kuptim pra do te thote qe jemi nje, dhe jemi plotesisht te barabarte ashtu sic e keni thene edhe ju.
Me ane te pyetjeve qe parashtova desha te cekja se Kosova dhe Shqiperia jane pjese te nje shteti qe duam ta riformojne dhe asnjera si takon tjetres por jane pjese ne vete pavaresisht se njera ka satusin e zgjidhur e tjetra eshte ne rruge per te zgjidhur, dhe sikurisht qe duhet te vleje e njejta gje edhe per kater pjeset e tjera qe ende jane te roberuara.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

betina pse ngatrohesh moj vajz.Po ja ban edhe ti si disa qe kur i pytshin te hujt a jeni shqiptar jo thoshin jena kosovar.Shqipnija asht si nji peme ku t'hujt kan pre deg her mas heret.Tash ti thu dega i perket trungut aq sa trungu degs :eek: .Trung asht veç nji po deg jan disa ku Kosova asht ma e madhja e ma e ransishme.Se a do t'bahet e kush do ta vendosin kjo pun ka kohe.Po m'duket se shum kan fillu me menu se mu bashku me Shqipnin Kosova nuk ka interes se asht shum e pasun e ather duhet me na majt me buk :lol:
 

giglio

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

betina po ti cfar je shqiptare apo kosovare me nje fjale ne pashaporte si e ke te shkruar ose me mire si ndihesh e rendit te pare apo e rendit te dyte . po te pyes se nuk ari ti kuptoj pyetjet e tua prandaj
 

vlera

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga tushi:
[qb] betina pse ngatrohesh moj vajz.Po ja ban edhe ti si disa qe kur i pytshin te hujt a jeni shqiptar jo thoshin jena kosovar.Shqipnija asht si nji peme ku t'hujt kan pre deg her mas heret.Tash ti thu dega i perket trungut aq sa trungu degs :eek: .Trung asht veç nji po deg jan disa ku Kosova asht ma e madhja e ma e ransishme.Se a do t'bahet e kush do ta vendosin kjo pun ka kohe.Po m'duket se shum kan fillu me menu se mu bashku me Shqipnin Kosova nuk ka interes se asht shum e pasun e ather duhet me na majt me buk :lol: [/qb]
ketu qendron i gjithe problemi pra, une nuk mendoj njejte si ti, pse nuk e pranoj kete gje sepse dua te jem poltesisht i barabart i njejte sic edhe ti ndihesh.
Per mua gjashte pjeset e banuara me shqiptar jane (me thjeshtue pak ) si pjese e nje gote te thyer dhe do te formojne prape nje got vetem kur te bashkohen prape te gjitha pjeset, per mua shteti i tashem shqiptar eshte gjysmak dhe vetem atehere kur te bashkohen te gjitha pjeset do te jete Shqiperi.
Mos te harrojme per sa i perket hapesires tokesore Shqiperia eshte me e madhe por me numer banoresh qendrojme si njejte. :goofy: dhe nese kur te bashkohemi do u mbajme me buke (gje qe nuk mendoj keshtu) mendoj se do ua kthejme te mirat qe na i bete gjate kohes se luftes se na dhate strehe, buke e kryp e zemer :wink: /pf/images/graemlins/smile.gif
Per fund deshiroje te them edhe nje gje, nuk i takoje atij grupi qe mendojne se Kosova dhe Shqiperia nuk kane interesa te perbashketa, jam per nje shtet dhe them Kosova eshte Shqiperi.
 

vlera

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga giglio:
[qb] betina po ti cfar je shqiptare apo kosovare me nje fjale ne pashaporte si e ke te shkruar ose me mire si ndihesh e rendit te pare apo e rendit te dyte . po te pyes se nuk ari ti kuptoj pyetjet e tua prandaj [/qb]
Giglio me vjen keq qe nuk ke arritur te kuptosh pyetjet, per te te prur ne rruge te drejte dhe per te mos me keqkuptuar do te pergjigjem ne kete menyre:

Serbia thote se Kosova i takon Serbise eshte pjese e saj edhe pse ne te jetojne 90% shqiptar, edhe pse eshte okupuar prej saj kete gje e dini edhe ju, me kete shprehje ajo thote se vetem ajo ka kompetenca te plota mbi Kosoven, ashtu sic edhe beri, cdo vendim te marre nga ajo me pare duhej vetem ta realizoje e kursesi te merrje pjese ne te, e lere me ta kundershtoje. Asaj nuk i interesonte popullsia qe kishte Kosova brenda per branda saj por vetem resurset e saja, te mirat natyrale, pasurit tokesore e nentokesore etj, etj,. ne kete menyre Shqiptaret kosovar si shumice ne Kosove kane qene qytetare te rendtit te dyte, jo veteqeverisese por zabues urdherash qe jan marre nga dikush krejte tjeter.

Prandaj mendoj se shprehja qe shume shpesh perdoret " Kosova i takon Shqiperise" eshte shprehje e gabuar sepse te merre te drejten e vetevendosjes, dhe si e tille te bene qytetar te rendit te dyte, por po te them Kosova eshte Shqiperi nenkupton se ne jemi nje, pra kjo do te thote jemi nje komb, kemi nje qendrim kemi interesa te perbashketa.

me respekt Betina
 

giglio

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

1 fjale duhet cfar je eshte e kot qe tregon historira
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Betina,Tushi ta shpjegoi qarte dhe thjeshte,eshte si puna e degeve me trungun!!Krenaria qe po mundohesh te tregosh ti,nuk ja vlen per mendimin tim,perse?Sepse po diskuton me njerez qe kane te njejtin gjak me ty,dhe jo me serbet,po te debatojshe me serbe,atehere po,duhej ta tregoje krenarine kombetare.Tek njeri-tjetri krenaria tregohet me gjera te tjera(arritjet ne fushat e ndryshme te jetes)dhe jo me:a do mbesim qytetare te dores se dyte,a do jemi njesoj!!Megjithese Gjermano-lindoret ishin shume me te varfer se Perendimoret,askush nuk shprehe pendim per bashkimin qe ndodhi.Ndersa ne jemi te "pasur" njesoj,keshtuqe ai problemi i dores se dyte nuk qendron.Vetem ekonomia e ben njerin te ndjehet me "i forte" se tjetri,ekonomia e jone dhe e juaj eshte njesoj,pa ndikim as ne shkalle Ballkanike!!!
 

vlera

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Betina,Tushi ta shpjegoi qarte dhe thjeshte,eshte si puna e degeve me trungun!!Krenaria qe po mundohesh te tregosh ti,nuk ja vlen per mendimin tim,perse?Sepse po diskuton me njerez qe kane te njejtin gjak me ty,dhe jo me serbet,po te debatojshe me serbe,atehere po,duhej ta tregoje krenarine kombetare.Tek njeri-tjetri krenaria tregohet me gjera te tjera(arritjet ne fushat e ndryshme te jetes)dhe jo me:a do mbesim qytetare te dores se dyte,a do jemi njesoj!!Megjithese Gjermano-lindoret ishin shume me te varfer se Perendimoret,askush nuk shprehe pendim per bashkimin qe ndodhi.Ndersa ne jemi te "pasur" njesoj,keshtuqe ai problemi i dores se dyte nuk qendron.Vetem ekonomia e ben njerin te ndjehet me "i forte" se tjetri,ekonomia e jone dhe e juaj eshte njesoj,pa ndikim as ne shkalle Ballkanike!!! [/qb]
mendoj se te thuash jam nje e jo i takoj nuk eshte krenari por balance.

permende gjermain perendimore dhe lindore, kam nje pyetje per ty:

Pa me trego zoteri e di ku ishte trungu ketu?
cial nga dy gjermanite ishte trungu

a ishin dy pjese te ndara ne ate lindore dhe pernedimore dhe formuan shtetin e Gjermanise ashtu sic ishte me pare, asnjera nuk i takoj tjetres ishin pjese ne vete krijuan shtetin qe kishin para luftes se dyte boterore.

Dhe normalisht qe po bisedoj me njerez me te cilet e kam nje gjake, nje gjuhe, nje kultur, dhe mu per kete arsye nuk them qe jam dege por jam nje, jam Shqiperi.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Je dege Beti dhe nuk e luan as topi!!!Nuk mundesh te krahasosh dy Gjermanite,pse:sepse ishte thjeshte nje histori 30-40 vjeqare(une e permenda vetem per punen e pendimit te bashkimit te dy Gjermanive),sepse Gjermania Lindore nuk ishte nje krahine por nje land.Ndersa historia e jone dihet,nga njeri krah kemi shtetin e Arberit(i cili nuk e kishte te gjithe Kosoven),nga krahu tjeter kemi Vilajetin e Kosoves(qendra ka qene ne Shkup me duket)pra termi "shqiptaret e Maqedonise" eshte krijuar me vone ,sepse edhe ata jane Kosovare(flasim per periudhen 500 vjet e ketej),pra,perpjekja jote per ta nxjerre Kosoven si nje "land" eshte e kote per mendimin tim,Kosova eshte nje Vilajet dhe nuk i ka pas kurre kompetencat e nje Shteti/Landi.
Thjeshte,Kosova i eshte shkeputur padrejtesisht TRUNGUT Shqiptar te shtetit te pavarur te Shqiperise!!!Tek ti(edhe tek shume te tjere shqiptare te Kosoves)po shoh nje deshire (me duket)qe Kosova te mbetet nje shtet/minishtet si puna e San-Marinos/Lichtejnshtajnit/Monakos/Andorres......(ka filluar ne mode ander nga ju kjo puna e imitimit te Principatave Evropiane :confused: ,por harroni nje gje:qe shumica e ketyre Principatave u bene shtete brenda shteteve nga rrethana historike dhe nga miqte e shumte qe kishin,kane edhe detin edhe ekonomine per te qene te tille!!
A mos po mendon edhe ti Beti per nje Principate te Pavarur Kosovare?????????
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

do pergjigje tamam?
nuk qendron fare!!!!
Kosova qeveri m'vedi e Shqiperia qeveri m'vedi!!
Mire qe ju thone shqipetare,na paskan pretendime tani!
He Orosh me keta do me u bashku ti?Me keta qe thone jo po ne tani jemi me poshte e ne duhet te jemi me lart,jo po ne jemi Shqiperi,jo po ne ashtu !!!!!!
Ehhhh ju kam thene une se Kosoves i ka marre koka ere!!!!!!
O poull merrini hapat me ngadale se me vrap do mbyteni ne Adriatik(s'dini as not)!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Hahahahah Angel,sa e pashe qe kishe shkruar dicka,e dita direkt se do me thoje:he Orosh,me keta do bashkohesh ti?? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Eeeeeeee,me keta do bashkohem une,me mire duroj vellain tim(me budalliqet qe thote) sesa Grekun apo Serbin(megjithese mua me kane akuzuar sa here per Grek apo Serb).Nuk duhet te harroni qe Kosova ka qene,eshte dhe do te jete krenaria jone kombetare!!!!!!
 

vlera

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga Angeldeviled:
[qb] do pergjigje tamam?
nuk qendron fare!!!!
Kosova qeveri m'vedi e Shqiperia qeveri m'vedi!!
Mire qe ju thone shqipetare,na paskan pretendime tani!
He Orosh me keta do me u bashku ti?Me keta qe thone jo po ne tani jemi me poshte e ne duhet te jemi me lart,jo po ne jemi Shqiperi,jo po ne ashtu !!!!!!
Ehhhh ju kam thene une se Kosoves i ka marre koka ere!!!!!!
O poull merrini hapat me ngadale se me vrap do mbyteni ne Adriatik(s'dini as not)! [/qb]
angeldevil mesa shof ti i paske marre hapat turbo dhe do fundosesh e para, te duket vetja madheshtore e pakapshme por edhetitaniku dukej i madhe por e perbiu oqeani, te lutem komuniko sic duhet ne menyre te qyteruar e mos na shit mend

Ju lutem bisedoni ne menyre civilizuese lereni injoronacen anash.
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

mesa kam degjuar per kosovaret dhe nga kosovaret ata nuk eshte se kane ndonje deshire te madhe per tu bashkuar me shqiperine. Ata kane kryesoren ndarjen nga Serbia dhe bashkimin me shqiperine e perdorin vetem per te arritur kte ndarje nga Serbia. Duan ndihmen tone per tu ndare e pastaj duan te behen shtet me vete.
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

epo une notin e di se jam lindur e rritur ne det!
Dhe "deti" kishte tjeter kuptim po nejse!
Sa per injorancen ate qe kam ate tregoj!
Injoranti nuk mund te tregohet i zgjuar,por i zgjuari mund te beje edhe injorantin!
Orosh,kam shume respekt per ty,e di,keshtu qe mundohu te mbushesh mendjen e shqiptareve te bashkohen me kosovaret e kosovareve te bashkohen me shqiptaret!Se ne terezi e kane.(me falni nese i quajta me emra te ndryshem por thjesht sa per te bere dallimin e vendndodhjes aktuale).
 

vlera

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

oroshi do u le vend te pergjigjen edhe te tjeret, qe te japin mendimin e tyre, une vec u deklarova se cfare mendoj,

por me duket po i vje rrotull se spo del askund,

Gjermania ishte nje para luftes pas luftes u nda ne dy pjese u formuan dy shtete, dhe ato u ribashkuan prape formuan Gjermanine, asnjera si takoi tjetres ishin nje

Shqiperia para se te pushtohej nga Turqija ishte nje shtet i vetem me shume principata, e vilajeti erdhi kur erdhi turqia i ke ngaterruar gjerat pak, pasi ajo pesoi disfat ne luftuam per Shqiperine per shtetin qe kishim por nuk ja arritem qellimit sic e arriti Gjermania, arritem te fitonim vetem nje pjese te atij shteti qe patem, pra nga ai shtet vetem nje pjese fitoi pavarsine per te cilen luftuan te gjithe shqiptaret anemban.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Po por kam nje problem,per bashkimin e shqiptareve me ka dale me shume pune me ata te Kosoves sesa me keta te shqiperise.Po na ndodh si tek ajo thania:kur te qohet ty,me ulet mua /pf/images/graemlins/laugh.gif .Tani qe na u qu neve,u eshte ulur atyre,une do doja te gjeja shkakun se perse u eshte ulur???? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Po por kam nje problem,per bashkimin e shqiptareve me ka dale me shume pune me ata te Kosoves sesa me keta te shqiperise.Po na ndodh si tek ajo thania:kur te qohet ty,me ulet mua /pf/images/graemlins/laugh.gif .Tani qe na u qu neve,u eshte ulur atyre,une do doja te gjeja shkakun se perse u eshte ulur???? /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
ehhhhhhh t'kam thane une mos me i hy ksaj pune se ishtu tashpo te del!!!!
a s'te kam thane se Kosova ka nryshu?Nuk asht ma ajo Kosova qe na moren,nuk ash ma ajo Kosova heroike!!!!!!

cituar nga Betina:
ne luftuam per Shqiperine per shtetin qe kishim por nuk ja arritem qellimit sic e arriti Gjermania, arritem te fitonim vetem nje pjese te atij shteti qe patem, pra nga ai shtet vetem nje pjese fitoi pavarsine per te cilen luftuan te gjithe shqiptaret anemban.


pse thu ti?Pse pikerisht ato pjese?Pse Kosova,pse Ulqini?Pse Dibra?Pse Tetova?Pse Cameria?
Pse Shkodra rezistoi?Pse rezistoi Tropoja?Pse rezistoi Korca?Pse rezistoi Saranda?
 
Top