Re: Sa ore punoni ne dite
Sqarim per tipat ironike : 'exit' = dalje = 'exit' shkruar edhe neper institucionet shqiptare dhe halet e rruges se Elbasanit ma do mendja.
Po patet pyetje nese 'hale' eshte shqip - mos ngurroni po adresojini perseri.
Duke u munduar te rikthehem tek opinioni IM ne lidhje me temen do doja te permendja qe me vjen cudi qe shoh trajtim te nje subjekti kaq interesant sic eshte puna dhe individi me kulmin e cektesise dhe mediokritetit. Eshte e shemtuar te shohesh qe diskutohet (te pakten ne pjesen me te madhe te postimeve ketu) per punen vetem si burim te ardhurash. Dreqi ta marre, besoj se do te ishte shume e rendesishme qe meqe e kaloni trecerekun e dites ne pune te dini me se po merreni, dhe nese ju pelqen ndopak ajo me çka merreni.
Megjithate, nga thellesia e stomakut ju uroj juve qe keni kap 18-tshen te kapni 25-çen shpejt (pa merak sepse treguesit ekonomike duket se kane filluar tu favorizojne) dhe ju pjeses tjeter qe flini ne zyre me 'kenaqesi' te keni nje portativ sa me te rehatshem diku aty mes 'kubit-zyres' tuaj dhe kembeve te shefit !!!!