Re: Sa hapesire zene te ju"FILMAT ROMANTIKE"
Deri para pak vitesh kaloja pjesen me te madhe te kohes duke lexuar/shikuar libra/filma romantike, prisja qe princi i kalter te vinte e te me merrte me ate kalin e bardhe dhe te ikja larg, larg asaj jete te urryeshme. Po ja qe s'ndodhi asgje nga ato qe enderroja, nuk njoha asnje princ te bukur e me kal te bardhe por thjesht nje rob zoti dhe jeta e urryeshme vazhdon biles me me shume halle e probleme.
kur fillova te bashkejetoj me te dashurin tim ato 3 muajt e pare kane qene te tmerrshem sepse une prisja qe çdo dite te ishte magjike si neper filma. Prisja qe ai te ishte gjithmone disponibel, i embel dhe gjithmone romantik. Tashti me vjen te qesh por atehere qaja me denese, kushedi sa here i kam bere dhe çbere valixhet...i shkreti ai sa me ka dururar :wave: