Sa e njeh veten?

Almaa'95

Papirus rex
Ashtu si vendet e reja qe duhet ti shkelesh per ti njohur, ashtu dhe qenien tende duhet te kalosh neper situata te ndryshme per ta njohur !
(Ja nje shembull per ata qe mendonje se njohin veten, ti nuk e ke idene se c'dashuri ka kapacitet te zoteroj qenia jote, dersa te mbash ne krahe femijen tend!) :)

Personalisht e njoh veten aq sa duhet per te mos i besuar njeriu por per te qene e besueshme per te gjithe !
 

joetisti_

Locus omnem
C'e dua ta njoh. Se mos do te bej krushqi me venten une :p
Besoj se eshte e vertete kur thene se veten s'e njohim plotesisht. Ka reagime te tera gjate jetes qe na habisin dhe na bejme te besojme se jemi mister edhe per vet veten tone.
Prandaj dhe nganjehere na duket se tjetri/tjetra na genjeu. Sepse ai/ajo ben nje veprim qe s'e dinte as vete se mund ta bente. Dhe jo se s'na kishte thene te verteten ne fillim.

Mbase 70%, e njoh.
 

agim40

Valoris scriptorum
disa her kur ëndërroj se jam atje ku dua të jem, dhe jam me atë që dua të jem, e njoh vetën shumë mirë...:p
 

joetisti_

Locus omnem
pyetje e bukur !

E njoh goxha mire. Di qe mund te kem besim tek ajo.
Nje here isha ne hotel dhe isha veshur si polic. Ne dhome kisha nje oficer. I kisha thene hotelistes te me zgjonte heret ne mengjes dhe trokiti duke me thene se ishte pak vone. Nga nxitimi vesha rrobat e oficerit dhe kur u pashe ne pasqyre thashe: "po kjo budallaqja. Une i thashe te me zgjonte mua kurse kjo paska zgjuar oficerin". :p:)

[pershtatje nga nje anekdote]
 

Airbourne

Papirus rex
E njof shume mire sa per te reaguar positivisht apo negativisht me katerkembeshit dhe dyhapasit.Kuptohem mire me hijen time,por ka dhe qaste qe kemi kontradikta mjegullore!
 

joetisti_

Locus omnem
ne ndryshim nga disa, e njoh me pak sesa duhet. Ta njohesh veten shume eshte si te dish sekretet e universit. Pra te kerkosh belane me qiri...
po u vetenjohe, te njeh 'ajo'(qe do), po te njohu te tregon per veten kuptueshem dhe..., po qe se keshtu ndodh, ku eshte misteri qe mban gjalle nje lidhje ? (e pakta fare)
 
Top