S.P.Q.R. & Roma antike!

Diavolessa

Valoris scriptorum
S.P.Q.R. & Roma antike!

Roma caput mundi

S.P.Q.R. Senatus PopulusQue Romanus.

Senato e populli Roman .

Sipas traditave "Roma u themelua me 21 Prill 753 para eres sone). Nga Romolo e Remo.

" Legjenda e binjakeve".



Afer lumit " Tevere" jetonte nje plak me nje plake /pf/images/graemlins/smile.gif (Faustolo e Laurenzia). Nje nate Faustolo ulur ne oborrin e tij tek priste nusen e vet te gatuante darken ne zhurmen e eres qe degjohej neper pyll hedh syte pran lumit ku sheh nje hije te zeze.
Mendon te shkoj e te shoh cfare ka ndodhur , pasi shirat e teperta shpesh here krijonin deme te medha. Afrohet por nuk ju beson syve te tij. :eek: ..
Nje Ujke e madhe e shtire ne krah e dy femij qe po pinin nga gjiri i saj!!!!!!
Mendonte se ishte duke pa ondrra sy hap /pf/images/graemlins/laugh.gif ..por me sa duket o e vertete!!!
Merr me vedi dy binjaket e dy pleqt i rrisin si femijet e tyre /pf/images/graemlins/smile.gif
Faustolo i thirri " Romo & Remolo: E ata e rrespektonin si baba, por kur rriten kthehen......


Hajt vazhdoni historine tash /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ezhderha

Primus registratum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

fillimin e historise se romes e paske shkrue si me kene barcalete dolcezza...

din gja kush pse u bane lufterat punike? kartagjena me romen kane kene aleate ne fillim.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

Protestimet punike rreth mos bashkepunimit dhe shkeljen e marreveshjes mes Kartagjenes e Romes sollen luften e pare.



"Kartagjena"

Rreth 800 disa te popullit " Tiro" emigruan ne Afrike e krijuan " Kartagjenen".
Disa prej tyre nje klase sociale e re e cila ishte ne kontraste me borgezine lokale moren me vete flori e gjera te cmueshme.
Tiro kerkoj ti ndalonte duke ngakuar qytetin " Utica" ti shkaterronte , por s'ja arriti qellimit. nga ketu fillo zhvillimi i kesaj kulture pak a shume e njejte me ate te Tiros.
Adhuroheshin te njejtit " Zot" , por nuk benin te njejtat sakrifiza per hir te Dejve.


Qyteti i famshem " Byrsa" Kodra me nje gur ku ruhej floriri i qytetit , e cila perdorej ne raste te duhshme per tu mbrojtur.
Trofet porti ( dy porte) markata gjithmone e shumte. Qyteti krijonte komerc te madh me Afriken- Spanjen- Siciline- Sardenia. Mbrohej edhe nga 200 km dezert i cili afrohej deri ne Egjypt.
Rreth (450) u lidhen me Etrusket per te luftuar greket. Sebashku sollen fitoren e " Alaia" ne Korsike.....

Nga ( 510 para eres se re - 306) behet alenaza me Romen:

1- Duke mbajtur te paprekshme markaten e tyre.
2- Duke ju dhen asil romaneve neper porte.
3- Duke ndihmuar njeri- tjetrin ne lufte, duke mos ndertuar qytete ne " Sardenje". Aleanca ishte e mire deri sa qe " Pirro"....por sapo arriti ne Taranto ne 280 u mund nga Romanet.


265 plas lufta e pare punike.

Gerone ( Signore di Siracusa) kundra Messana therret ne ndihme ( Kartagjene dhe Romen).


Lufta e dyte behet ne 219, per kete a po shkruan ti /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ezhderha

Primus registratum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

po e marr stafeten dolcezza...ta provoj..

kartagjena ka kene kolonia e vetme ne mesdhe qe ia ka kalue per nga madheshtia e fuqija shtetit ame (fenikise, atdheu i fenikasve, territori i sotem i izraelit e palestines).

baza kryesore e flotes romake ka kene ne brindizi ne adriatik. po kur romaket bane dhe bazen tjeter ne bregdetin perendimor te italise se sotme atehere kartagjena e kuptoi se roma donte me i marre kafshaten nga goja:), dmth monopolin e tregtise ne mesdheun perendimor.

lufta e pare perfundoi me humbjen e kartagjenasve, por jo me asgjesimin e tyne.

hanibali ishte femi kur romaket thyen kartagjenen, e ishte rrite me ate fryme, urrejtjen ndaj romakeve.

duke e pa se roma kishte tashma supremaci detare vendosi qe me sulmue nga spanja e sotme e me u ule ne rome nepermjet alpeve, duke mos ngurrue me prue dhe elefantat e luftes.

hanibali i theu ushtrite romake ne tebia dhe ne liqenin trasimene. ne vitin 216 p.e.s ndodh beteja e kanaes, ku ushtrija romake ishte dy here ma e madhe ne numer se ajo e hanibalit.
konsulli romak varro ban nji sulm frontal duke besue verberisht te numri ma i madh i ushtrise se vet. hanibali ban ndoshta manovren ma brilante strategjike ne historine ushtarake; terheq berthamen(mesin) e ushtrise dhe romaket sulen me vrull. krahet e ushtrise se hanibalit prej anash rrethojne ne forme dare romaket dhe i copetojne me heshta.
kjo qe disfata dhe kasaphana ma e madhe qe pat ndodhe ne historine e perandorise se romes. mbi 40 mije ushtare romake rane ne ate beteje, ne krahasim me 6 mije kartagjenas.

shume beteje ndodhen ne vazhdim dhe hanibali nuk pat ma perforcime te vazhdueshme. roma nga ana tjeter, tashma ma e vetedijshme se kurre per gjenine e hanibalit dhe rrezikun ne te njejten kohe, ishte mobilizue ne kulm.

pas ma shume se nji dekadet betejat u "transportuen" ne afriken veriore, ne kartagjene. ne vitin 202 p.e.s gjenerali romak scipio sulmon kryeqytetin e kartagjenes. hanibali del dhe i pret ne zama. kete here ai nuk ka ma eliten e ushtrise qe kishte kur nise fushaten ne spanje para 10 viteve, dhe nuk ka ma kaloresine e rande, faktorin vendimtar te triumfit ne betejat e maperparshme.

disfata e pare dhe e fundit e hanibalit ishte dhe fundi i kartagjenes. dorezimi qe pa kushte, roma aneksoi tane floten dhe elefantat e luftes te kartagjenes.

kartagjena nuk u ringjall ma per me kene rivale e romes, por mbeti nji krahine qe deri 50 vjet pas luftes se dyte punike pagoi harac te rande vjetor.
 

ezhderha

Primus registratum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

he moj ambelcine /pf/images/graemlins/smile.gif , me nji harte don me rrejte miletin a?

pse s'fillon me lufterat iliro-romake? ose ndonji gja tjeter qe ta merr mendja ty..
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

Ne fakt qesh tuj kalu shume e shume kohera te tjera e me shku direkt ke "Koloseu" /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kur te kthehem nga puna do shkruaj, se tash me duhet me ik /pf/images/graemlins/smile.gif


:wave:
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

Lufta e Pare Iliro-Romake (229-228 para eres se re)

Rritja e fuqizimi i Mbreterise Ilire vuri ne shqetesim jo vetem shtetet e Greqise por dhe Republiken e Romes, e cila synonte te sundonte ne detin Adriatik. Ne vjeshte te vitit 229 para eres se re Roma filloi luften kunder Mbreterise Ilire.

Fati i luftes me Romen nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobesite e brendshme te shtetit Ilir. Qytetet e medha si Dyrrahu, Apolonia dhe Isa te cilat perbanin mbeshtetjen kryesore te mbrojtjes u bashkuan me romaket. Njeri nga komandatet e Teutes Dhimiter Fari tradhetoi dhe ia doresoi armikut floten Ilire dhe ishullin e Korkyres. Ne keto kushte Teuta u detyrua te nenshkruante paqen me Romen.

Kushtet e paqes se vitit 228 para eres se re qene te renda per Mbreterine Ilire. Teuta detyrohej t'u paguante romakeve nje takse, te hiqte dore nga pjesa me e madhe e Ilirise dhe te mos lundronte ne jug te Lisit me me shume se dy anije. Keshtu Mbreteria Ilire u reduktua ne nje shtet te vogel ne veri te Lisit.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

Lufta e Dyte Iliro-Romake (219-219 para eres se re)


Pas nenshkrimit te paqes u duk sikur ne Iliri qe vendosur plotesisht sundimi Romak. Por ngjarjet tregojne se as iliret, as fqinjet e tyre maqedonet nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Ne vitet qe pasuan, Dhimiter Fari u be mekembes i Mbreterise Ilire ne vend te Teutes e cila ishte larguar nga froni. Dhimiter Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithe Mbreterine Ilire dhe ndermori nje politike te pavarur nga Roma; ai lidhi aleance me Maqedonine, mekembi ushtrine, ndertoi nje flote te fuqishme dhe u be nje kundershtar i ri per Romen.

Roma nuk mund ta lejonte kete fuqizim te ri te Mbreterise Ilire dhe me 219 para eres se re i shpalli lufte. Edhe kete radhe iliret vuanin nga percarjet e brendshme. Nje pjese e aristokracise skllavopronare me ne krye Skerdilaidin, kaloi ne anen e romakeve. Me 218 para eres se re pas dy betejave shume te ashpra, njera ne Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe te tjera ne ishullin e Farit (Dalmacine Jugore), Dhimiter Fari u mund dhe u largua per ne Maqedoni. Ne keto kushte Roma e cila kishte shqetesimet e saj te brendshme lidhi me te shpejte nje marreveshje me Skerdilaidin i cili u be sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romes disa taksa.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

Lufta e Trete Iliro Romake (170-167 para eres se re)


Pas luftes qe perfundoi me fitoren e Romes, ndikimi i saj mbi shtetin Ilir erdhi duke u rritur. Kjo beri qe forcat antiromake ne Ilir te zgjeroheshin. Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithe perpjekjet qe beri, nuk qe ne gjendje te clirohej nga vartesia e Romes.

Hipja ne fron e Gentit me 181 para eres se re shenon nje etape te re per shtetin Ilir. Ai u perpoq shume per forcimin ekonomik e politik te shtetit ilir. Ai synoi te vendoste nje sistem monetar te perbashket per gjithe mbreterine. Nder masat qe mori, perqendroi pushtetin ne duart e tij, forcoi ushtrine dhe floten, lidhi miqesi me shtetet fqinje dhe me Maqednie, kundershtaren e re te Romes ne Ballkan. Me fillimin e luftes ndermjet Romes e Maqedonise ne vitin 171 para eres se re iliret u rreshtuan ne aleancen tripaleshe antiromake iliro-maqedono-epirote.

Flota Ilire filloi veprimet luftarake ne det po nuk arriti dot te pengonte romaket te cilet ne vitin 168 para eres se re zbarkuan me ushtri te shumta ne brigjet e Ilirise. Romaket i perqendruan ushtrite e tyre ne Genus (Shkumbin) e prej andej pushtuan qendrat e rendesishme gjate rruges dhe u gjenden para mureve te Shkodres. Ne vend qe forcat ilire te qendronin brenda mureve te qytetit, Genti e nxorri ushtrine e vet nga keshtjella dhe u sulmoi romaket ne fushe te hapur, pikerisht aty ku kerkonte armiku. Ndeshja perfundoi me thyerjen e plote te ushtrise ilire. Genti u dorezua rob me gjithe familjen dhe u dergua si rob ne Rome. (Varri i tij ndodhet ne Umbio, Gubio)

Pas fitores mbi Shkodren, romaket iu drejtuan Maqedonise e cila gjithashtu pesoi disfate. Nje vit me vone me 167 para eres se re romaket pushtuan dhe Epirin.

Pas mbarimit te Luftes se Trete Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copetua dhe u shkaterrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plackiten dhe u rrenuan. Per Iliret dhe Epirotet filloi nje periudhe e gjate e sundimit romak e cila vazhdoi dhe per me teper se pese shekuj e gjysem.


pS: Sorry nuk mund ta shkruaja me fjale kaq te bukura vete /pf/images/graemlins/frown.gif Shkrimet jane marre nga (shqiperia.com)
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

une e dija keshtu:

Soni
Porqui
Qesti
Romani
ahahahaha /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

Gjeneral s'ka nevoje me i fut hundet gjithkund per kot!

pS: Kush ishin Sabinet?
 

Odoakri

Primus registratum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

o gjeneral ne ajer e kape, une e kisha me iliret.
Per te vertetuar rrjedhjen e shqiptarve nga iliret kane perdorur shume menyra por nuk kane perdorur ate me efikasen, ngjashmerin pothuajse habitese te zellit (qe kishin e kemi) per t'ja futur njeri tjetrit. le qe kjo eshte histori tjeter .
 

ezhderha

Primus registratum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

nqs nuk gabohem sabinet ishin popull i lashte ne krahinen e latiumit. legjenda thote qe romaket grabiten grate e sabineve (sabinat) qe te popullonin qytetin e tyne te ri (romen).
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

Yes /pf/images/graemlins/smile.gif Kjo organizohet nga Romolo, per te pupullsuar qytetin e sapo themeluar.
Pas shume lufterash kundra Romes sabinet humben cdo beteje ne fund te shel III. Tokat e tyre u pushtuan nga kolonite romane.
Me origjine sabine ishin disa "mbret". Nje nder tyre ishte Kuirino.

(Kuirino) Ne mitologine romane ishte " Perendia e luftes i adhuruar nga Sabinet". Me vone Kuirino hyri me (Giove dhe Marte) ne hyjnoret e adhuruar..te cilet me vone akoma te tere u identifikuan me Romolo.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: S.P.Q.R. & Roma antike!

Fillimisht postuar nga Dolcezza:
[qb] Gjeneral s'ka nevoje me i fut hundet gjithkund per kot!

pS: Kush ishin Sabinet? [/qb]
uuu ste pashe fare,m'fal /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top