S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Urim Nerguti

Primus registratum
S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Të dashur miq !

Ka një forumiste këtu që po më torturon aq keq saqë një lëvizje e pakujdesshme nga ana ime do të bëjë që bomba e fshehur në zemrën time do të shpërthejë në atë mënyrë që pas kësaj, do t'a kem pothuaj të pamundur t'i mbledhë copat e mia të shpërndara andej-këndej.

Ju lutem, shkruani një fjalë në drejtim të saj (me delikatesë, sidoqoftë, sepse pafajësia e meriton një gjë të tillë), ose dhe në drejtim timin (dhe këtu mëshoni si të doni, sepse kjo do të më mësojë për të përballuar situatat e vështira).

Mirëpres çdo koment tuajin, të nisur nga mendimi që ndodh edhe kështu. Ju përshendes të gjithëve.
 

bebi

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

me shkoqur kukes, me shkoqur! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Po ja mi Blue, kemi një oqean ndërmjet dhe për fat të keq nuk di të fluturoj. Më duket se duhemi që të dy, por ka rrethana të tjera shumë shtrënguese. Si do vejë halli ynë, këtë nuk e di. Por desha vetëm të kem ndonjë mendim nga ju, duke shpresuar që ju do t'i merrni parasysh të gjitha variantet. Sidoqoftë, falemnderit Blue për interesimin.
 

bebi

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

aaa kukes, nuk kam ilac per ket smundje!
po mir, ajo a s'mundet me ardhe te ti?
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Ajo mundet, por vetëm për të më takuar, e jo për të jetuar këtu. E unë nuk mund të rri larg saj. Hajde gjeje fillin !
 

bebi

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

po mire, si fillim te vije te ti... atehere bashke bisedojeni shtruar se si ta ndryshoni kete situate
shrug.gif
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Eshtë shumë e vështirë, por kemi rënë keq që të dy. Tërhiq e mos këput. E kemi humbur fare lidhjen me tokën. E keqja është se asnjërit nuk ia bën zemra të heqë dorë. Aman, aman, ku jemi futur ! Ndihmë, shokë e shoqe se m'u ça zemra.
 

Alanis

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Ok ti je ne france, gjysma tjeter ku eshte??
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

E cfare rendesie ka ku eshte gjysma tjeter... e rendesishme eshte qe Kukesi e do...

nje pyetje per ty Kukes! Po ti nuk shkon dot prane saj???
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Falemnderit Mr. Love dhe 6. Unë jam në Francë dhe shpirti im është përtej oqeanit. Unë do të shkoja menjëherë por më duhet viza, sepse nuk e kam akoma nënshtetësinë franceze. Por veç kësaj, ka dhe rrethana të tjera shumë shtrënguese. Ajo që di, kjo është që duhemi marrëzisht. Ekuacion i vështirë, ë ? Me shumë të panjohura. Di dhe se po vuaj shumë. Falemnderit, miq.
 

Alanis

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Tre gjera jane:
e para: nuk te pyeta ty
e dyta: kukesi thote te nje msg perpara se "me duket se duhemi" pra thote "me duket" qe eshte nje shenje e keqe ne dashuri.
e treta: a nuk mendon se po ta kishte te thjeshte te shkonte te ajo nuk do e hapte fare kete teme.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Kukes... distanca eshte plage ne dashuri, dhe une te kuptoj shume mire. Gjithsesi te them se qellimi justifikon mjetin, pra ti duhet te perdoresh cdo forme per te mberritur tek e dashura jote...
thumbsup.gif
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Ju lutem, jemi miq dhe nuk ka rëndësi kush e tha këtë apo atë. Mr. Love ka të drejtë kur thotë që po të ishte kaq e lehtë, unë do të isha tani në avion. Kam thënë "më duket se duhemi" nga modestia dhe ngaqë në dashuri kemi nevojë gjithmonë të jemi të siguruar, kemi gjithmonë frikën që partneri nuk ju do aq sa ju, por fakti është që duhemi shumë, marrëzisht. 6, unë do të bëj ç'është e mundur nga ana ime, por ka faktorë të jashtëm të pakontrollueshëm, që vetëm duhet shpresuar që era të fryjë në favorin tonë. Jeni miq të mirë, ju përshendes.
 

Guest
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

O kuksi, po ti ke ardh ketu qe ne te themi gjynaf i shkreti???? apo te bena noj peticion qeverise franceze me te dhene nenshteteshine.
Ca mendimi pret te te japin te tjeret kur ju te dy se dine se cfare doni...i here duhena shume i here me duket se duhena...
sleep.gif
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Jo mi lule, jo, nuk po të them të bëni një peticion se ato nuk e çajnë fort kokën për këtë. E nqs të dhimbsem aq fort, ti mund t'a thuash një fjalë gjynahu, unë nuk prekem. Falemnderit për fjalët e ngrohta <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

Ah, se harrova, me sa lexova katër vargjet e tua, jemi në të njëjtin rast, kështu që mund t'a kuptojmë njëri-tjetrin
wave.gif
 

Guest
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Me fal po une nuk kuptoj se si mund te ndihmoje forumi? ca pret te te zhgjidhin?


per muhabet e ke parasysh jo ne kuader te ofendimit <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Lule, forumi nuk mund të më zgjidhi gjë, këtë e di mirë, por ndonjë mund të më tregojë sesi ka vepruar kur ka patur përballë ndonjë rast pothuaj të pazgjidhshëm, të paktën për momentin. Si e ka përballuar ai këtë largësi copëtuese ? Si ka reaguar zemra me kalimin e kohës ? Rasti është me të vërtetë i vështirë, prandaj po m'a këput zemrën, se duhemi ÇMENDURISHT.
 

ados

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Kukes, ne do mendimin tim, harroje ate pune..!!
Eshte vec humbje kohe. Keto lloj dashurie, quhen platonike, per vet arsyen e distances. Pra edhe nje here , me mire harroje dhe nis dicka tjeter diku aty ku jeton....I them keto , nga veta eksperienca qe kam patur..Megjithate, ti ben ligjin per kete moment!!
 

Guest
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

O kuksi,
po asnje histori nuk i ngjan tjetres. Kushtet qe keni ju dikush tjeter qe eshte larg nuk i ka si ty. Jane njohur ne rrethana te tjera e shume faktore te ndryshem.
Kur duheni kaq cmendurisht bashkohuni. Nje avion dhe fap u bete bashke. Cfare ju pengon ju jeni rehat ne keto rrethana?! apo e kam gabim?
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: S.O.S. HELP ! AU SECOURS ! NDIHME !

Falemnderit, Ados ! Për momentin e kam shumë të vështirë, sepse që të dy duam të jemi me njëri-tjetrin, dhe kjo veçse sa i shton ethet e pritjes. Sidoqoftë, të uroj fat, miku im.

Lule, për të marrë avionin, duhet të pres ndoshta edhe një vit për të patur pasaportën franceze, e pastaj sigurisht që do të fluturoj atje. Por edhe atje nuk është kaq e lehtë, më kupton <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ?
 
Top