Süskind

Gigo

Primus registratum
Re: Süskind

Kjo dukuria e shqisave ne letersi eshte me e perhapur se kaq.
si Das Parfüm keni per shqisen e te degjuarit "Schlafes Bruder" (Vellai i gjumit - nenkuptohet "vdekja"). I ngjashem me keta, por jo per shqisa, po per ngadalesine e njeriut keni "Die Entdeckung der Langsamkeit" (Zbulimi i ngathtesise)
Gjejini dhe lexojini. Nuk e di a jane perkthyer ne shqip, nqs nuk jane perkthejini ju po mundet /pf/images/graemlins/laugh.gif
se harrova: autori i ketyre nuk eshte Süskind, nuk me mbahen mend autoret.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Süskind

Po e lexoj tani, ne shqip!
Te nuhaturit eshte nje nga shqisat e mia me te zhvilluara, per te mos thene me e zhvilluara dhe duke lexuar ngjallen emocione tmerresisht te forta.
Perkthyesi ne shqip ka bere pune te mire, te pakten versioni shqip eshte shume terheqes, e perpin librin ndersa e lexon! Nuk di sa i afrohet origjinalit.
Mua me vjen keq per Grenuij, mendoj se te gjithe "perbindshat" e tille jane produkt i nje shoqerie plere!

Me habit qe nje gjerman e ka vendosur ne France, te jete aryeja politike valle?!

Ju them me shume kur ta mbaroj!
 

Gigo

Primus registratum
Re: Süskind

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] Po e lexoj tani, ne shqip!
Te nuhaturit eshte nje nga shqisat e mia me te zhvilluara, per te mos thene me e zhvilluara dhe duke lexuar ngjallen emocione tmerresisht te forta.
Perkthyesi ne shqip ka bere pune te mire, te pakten versioni shqip eshte shume terheqes, e perpin librin ndersa e lexon! Nuk di sa i afrohet origjinalit.
Mua me vjen keq per Grenuij, mendoj se te gjithe "perbindshat" e tille jane produkt i nje shoqerie plere!

Me habit qe nje gjerman e ka vendosur ne France, te jete aryeja politike valle?!

Ju them me shume kur ta mbaroj! [/qb]
vetem te politika e kane mendjen shqipot! gjermani e ka vene ne france sepse parfumet kane filluar te behen ne france
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Süskind

Gigi

bera nje pyetje legjitime: nuk di ne ke degjuar ndonjehere per kontekstin e gjerave! Ne fillim te librin Syskind, flet per te gjithe perbindshat qe ka nxjerre Franca /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Archi

Forumium praecox
Re: Süskind

Une kam patur fatin e mire dhe kenaqesine me te madhe, qe kete liber ta lexoj ne nje prej gjuheve origjinale te shkruar (Patrick Süskind eshte zviceran dhe librin e ka shkruar ne dy gjuhe, gjermanisht dhe frengjisht).
Nje nga kryeveprat e literatures gjermanofolese te shekullit XX, i shkruar nga nje autor, per te cilin mund te thuash me gojen plot, qe nga ana krijuese artistike eshte nje riinkarnacion i Ernest Heminguej. Askush tjeter pervec ketyre dy shkrimtareve nuk arrin dot te pershkruaj me fjale dhe me germa dhe te beje te gjalle e te prekshme dicka, qe eshte abstrakte, sic mund te jene shqisat njerezore.

Nuk e di se sa i arritur eshte perkthimi i tij ne shqip, por une per veten time nuk kam per ta marre vesh kurre personalisht, pasi nuk do i futem fare ta lexoj ne shqip dhe ne asnje gjuhe tjeter. Me duket se, po ta bej nje gje te tille, shijen e embel, te krijuar nga leximi i ketij libri, do ta thartoj.

Dikush kishte thene me lart, se Grenouille, ngaqe nuk mori asnje dashuri prej njerezve i urrente ata dhe keshtu filloi te vriste te pafajshem.
Budallallek! Grenouille nuk e kishte mesuar ndonjehere dhe nuk e mesoi kurre se c´ishte dashuria, biles atij as qe i behej vone fare as te dinte c´ishte dashuria dhe as te kerkonte dashurine e te tjereve. Ai i urrente njerezit, sepse ata vinin ere te keqe, dhe ne gjendjen e Grenouille, me nje nuhatje te sterholle, kjo ere e keqe e njerezve shumefishohej ad infinitum.
Ai nuk vrau asnje prej urrejtjes. Ato vajza te shkreta nuk ishin per te vecse mbajtese dhe perhapese te aromave, perberese te atyre esencave, me te cilet Grenouille, ne mendjen e tij, kishte projektuar parfumin me te mire, per te cilin as edhe te Plotfuqishmit ndoshta nuk i kishte vajtur nder mend se mund te ekzistonte, biles ndoshta qe edhe mund te krijohej.
 

voodoo

Primus registratum
Re: Süskind

Arch... fjala qe perdor ti "Budallallek!" eshte nje cik e forte, ndoshta dhe vete autori nuk do ta perdorte sepse nje nder bukurite qe te ofron te lexuarit eshte liria e interpretimit qe te jep realitet i krijuar nga autori. Ne shume raste eshte pikerisht kjo liri qe e gezon autorin.
Ndoshta eshte pikerisht interpretimi qe i ben ti asaj qe provon dhe nuk provon Grenouille te jete siperfaqsore. Nuk mendon se "ndjesia (nuhatja)" eshte pikerisht nje "vendstrehim", nje mbrojtje qe ka ai ndaj njerezve.
Jam shume dakort me ty persa i perket mjeshterise se pershkrimit te detajeve.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Süskind

jam e te njejtit mendim me archin. ai nuk e provoi kurre ndjenjen e dashurise per njerzit, dashuria e tij ishte veç per aromat/parfumet.

une se kam lexuar ne gjuhen e perdorur nga suskind, por perkthyesi shqiptar ka bere pune te mire. suskind i ka pershkruar bukur dhe mjeshteri sensin e nuhatjes. pasi lexova librin fillova ti mbaja ere gjerave me shume se perpara /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Archi

Forumium praecox
Re: Süskind

Nuk e di, se sa bukur eshte perkthyer "Parfumi" ne shqip, por po e besoj nga te thenat e juaja, mirepo ajo, qe mua me ben skeptik eshte, se perkthyesi librin e ka perkthyer nga versioni anglisht, libri ne shqip, praktikisht,eshte perkthimi i perkthimit.

Lexova, per kuriozitet komentin e Virgjil Mucit tek revista Klan, dhe te them te drejten, ishte i njejti interpretim si per veprat e socrealizmit. Me perpara coku kam lexuar ndonje koment te Virgjil Mucit tek revista Klan rreth botimeve te reja, por tani e tutje fjalet e tij nuk i marr me fare per baze.
 

voodoo

Primus registratum
Re: Süskind

une nuk kam lexuar librin ne varianti shqip keshtu qe fatkeqesisht nuk mund te jap ndonje mendim, por mesa di une eshte perkthim i hershem, dmth para '90-s.
 

Olta

Forumium praecox
Re: Süskind

Kjo teme qenka pothuajse e lashte e ndoshta nuk e begenis me askush por me ngacmuat me mesazhet tuaja, me kujtuat librin e tani po me kruhen gishtat...
midis vlerave te permendura te librit eshte ajo e forces se gjuhes origjinale e cila e kthen librin ne poezi dhe autorin ne artist te gjuhes letrare gjermane.
Tingulli i fjaleve, ritmi dhe melodia e fjalise mu duken te kompozuara e jo te shkruara, ato shkaktojne te lexuesi nje efekt te dyfisht. Autori luan me kumbimin e fjaleve, me efektin e tyre ne subkoshiencen njerezore, me atmosferen e krijuara e cila vende vende venit rendesine e permbajtjes.
Librin hera heres nuk e lexova por e degjova.
Gjithesesi thone se autori le shume hapesire per interpretime e ky eshte ndoshta interpretimi i vetem por Grenouille nuk do ta shikoja si produkt te shoqerise perderisa njerezit paraqiten si preh e aromave, plotesisht te manipulueshem e te pafuqishem ndaj tyre e rrjedhimisht te paafte per te ndjere dike (apo ndoshta ai ishte vetem nje dicka) pa arome.

Dilema e Grenouille ne syte e mi qendronte tek njohja dhe shprehja e vetvetes, te dyja te pamundura ne mungese se aromes vetijake...

Te maskuara nga nje fantazi ekzotike ne liber luhet me stereotipet e psikologjise njerezore:
Ka dashuri pa egoizem?
Mund te duam cmendurisht pa kafshuar, pa lenduar pa demtuar?
e tek shkruaj me kujtohen shprehjet ndaj kolopucave taze e te njome: "te te haj fare!!!"

(ja ti thith e une jarget e mia istiktive, huuuup, njashtuu!)
 

Ema

Goddes
Re: Süskind

Nuk ishte perbindesh i vetmuar.Ishte thjesht me trim se shume te tjere.
 

westwood

Primus registratum
Re: Süskind

Fillimisht postuar nga MioSoTis:
[qb] Nuk ishte perbindesh i vetmuar.Ishte thjesht me trim se shume te tjere. [/qb]
pikerisht vetmia e perbindshit apo perbindeshi i vetmise e ktheu ne "trim",gje qe sks lidhje me "trimerine" ne fjale,me teper "cmenduri"ne pasqyrimin e nuhatjes e kjo rrjedhoje e faktit te mos "nuhatjes" se DASHURISE ne cdo aspekt jetesor te tij.
 

Tanii

Primus registratum
Re: Süskind

Fillimisht postuar nga Archi:
[qb] Nuk e di, se sa bukur eshte perkthyer "Parfumi" ne shqip, por po e besoj nga te thenat e juaja..., [/qb]
nqs do te me degjosh mua lexoje gjermanisht,ka ndryshim te madh shume
 

Oliver/Andi

Forumium praecox
Re: Süskind

Tani sapo e perfundova se lexuari (disa nga postimet ne kete forum me kishin ngjallur interesen per kete liber).
Teper i vecante....

Ps. Parafytyroni pak ate skenen e popullit ne Grasse diten qe duhet te ishte kryqezuar (thyer gjymtyresh) Grenouille. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

@d@

Primus registratum
Re: Süskind

une kam nja ca kohe qe e kam nis po spo e mbarroj dot. :goofy:
Apo s'kam gjermanishte per kete liber une e cun jo /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Archi

Forumium praecox
Re: Süskind

Se shpejti ne kinemate gjermane (me sakte qe prej 14 shtatorit 2006) do te shfaqet filmi "Das Parfum - Die Geschichte eines Mörders", nje realizim i kinematografise gjermane sipas librit te famshem me te njejtin titull te Patrik Süskind.
Regjisor i filmit eshte Tom Tykwer, i njohur mes te tjerave edhe si regjisor i filmit te mirenjohur "Lola rennt" (Lola vrapon).
Skenaristet e filmit jane:
1- skenaristi dhe producenti i mirenjohuri gjerman Bernd Eichinger, mes te tjerash i njohur per skenarin e filmit "Der Untergang" dhe si producent i "The name of the rose", si edhe i filmit ndoshta me te famshem gjerman ne bote, fitues i 6 cmimeve Oscar, "Das Boot"
2- Andrew Birkin, mes te tjerave skenarist i "The name of the rose" sipas librit te te famshmit Umberto Eco
3- Tom Tykwer, mes te tjerave skenarist dhe regjisor i filmave "Lola rennt" dhe "Heaven".
Ne rolet kryesore luajne Dustin Hoffman, Alan Rickman, Karoline Herfurth, Rachel Hurd - Wood, dhe rolin e Jean-Baptiste Grenouille e luan Ben Whishaw
 
Top