Rusët: blerja e Opelit pa vlerë nëse nuk ka transferim teknologjie

Albforumi

Primus registratum
Rusët: blerja e Opelit pa vlerë nëse nuk ka transferim teknologjie

OpelFabrika.jpg
Partnerët rusë të blerësit të Opelit, Magna, vazhdojnë të ngulim këmbë për akses, në teknologjinë e prodhuesit gjerman të automjeteve.

Pa transferimin e kapitalit teknik në Rusi, biznesi nuk ka asnjë vlerë, theksoi shefi i bankës ruse Sberbank, German Gref, gjatë një konference ekonomike në Soçi. Edhe kryeministri rus Vladimir Putin, tha të premten (18.9.), se nuk nevojiten edhe aq paratë e investuesve të huaj, se sa dija dhe përvoja e aktorëve ndërkombëtarë.

Prodhuesit rusë të automjeteve Avtovaz dhe GAZ, kanë njoftuar tashmë interes për pjesëmarrje në biznesin me Opelin. Banka ruse e kontrolluar nga shteti, Sberbank, merr pjesë në kapitalin e Opelit, së bashku me kompaninë austro-kanadeze të pjesëve të këmbimit, Magna.

Sipas njoftimeve nga qarqet negociuese, koncerni mëmë i Opelit, General Motors, ka kufizuar transferimin e njohurive teknike. /DW

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=642. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=642

Top