Rubairat!

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rubairat!

Por ate fjalimin e Nolit tim te dashur (qe me ka dhe ditelindje) s'ma botove.

Dajaku--->Mos ji kaq agresiv se une shquhem per mbajtje fjale /pf/images/graemlins/smile.gif , nejse, t'i kthehemi kerkeses tende:

Tek Veprat e Nolit 1,3,5 te cilat une kam ne zoterim nuk ka nje artikull te tille qe te cilesoje vendin ku eshte mbajtur.Ka me dhjetra artikuj dhe memo te Nolit qe flasin per temen a antishqiptarizmit te shfaqur nga shovinistet serbe apo greke nga te cilat ato qe mua me terhoqen vemendjen dhe qe mund t'i afrohen kerkese tende jane:

1-Alvanoi kai alvanistai (Vepra 5)
2-Nacionalet, antinacionalet dhe copetimi (vepra 3)
3-Venizellosi do te thote lufte.(Vepra 3)
4-Nje tragjedi ne tre akte:cpasurim, cperngulje, cfarosje (Vepra 3)
5-Pergjigje e hapur e ikonomit stavrofor At Hosif.(Vepra 3)
6-Si dhe nje sere memosh te titulluara Andej-ketej te botuara vazhdimisht ne periodiken /pf/images/graemlins/laugh.gifielli" qe jane reflektime te herepashershme te Nolit.(Vepra 3)

Tani me thuaj cila prej ketyre me siper mund t'i referohet asaj qe ti kerkon??!! :confused: /pf/images/graemlins/smile.gif
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Rubairat!

Nga hidhërim'i ndarjes jam përpirë,
Sa e sa herë zemra m'është grirë:
Ty natën të kujtoj e psherëtij,
Nga malli digjem, si qiriri kam shkrirë.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Rubairat!

Khajami

Tongi-ye may-e la'l kh'aham o divani
Sadd-e ramaghi bayad o nes-e nani
Vangah man o to neshasteh dar virani
Khoshtar bovad as mamlekat-e soltani.

Dua një brokë me verë rubin dhe një libër me divanë (poezi). Atje duhet të ketë diçka të pengojë shpirtin tim prej largimit, dhe një gjysëm çyreku (buke). Pastaj ti dhe unë të qëndrojmë në ndonjë rrënojë të braktisur. Do të jetë më e dashur se mbretëria e një sulltani.

Edward Fitzerald

A Book of Verses underneath the Bough,
A Jug of Wine, a Loaf of Bread - and Thou
Beside me singing in the Wilderness-
Ao, Wilderness were paradise enow! (enow = enough)

Dick Davis

I nedd a bare sufficincy - red wine,
Some poems, half loaf on wich to dine
With you beside me in some ruined shrine:
A king's state then is not as sweet as mine!

Fan Noli

Me Bukë sa për shpirt, moj Hën e Zanë,
Me ver e Harp e Vjersha dhe ty pranë
Në Pjergull të Gërmadhës jam m'i lumtur
Se ne pallat e fron një qint Sulltanë.

Diabolis

Veç vera rubin në brokë dhe libri me divanë
E një gjysëm buke shpirtin në ma mbajnë
Pastaj ti dhe unë ulur në ndonjë rrënojë
Do jem më i lumtur se Sulltan të mbretëroj.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Rubairat!

Omar Khajami ka qenë person spiritual dhe i përndritur në shpirt.
Vëra e tij nuk ka qenë vetëm vëra nga rrushi, por edhe, dashuria, spiritualiteti etj. si pasuri shpirtnore. Ai ka kaluar në përjetësi!
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Rubairat!

Fillimisht postuar nga kaprollja:
[qb] Nga hidhërim'i ndarjes jam përpirë,
Sa e sa herë zemra m'është grirë:
Ty natën të kujtoj e psherëtij,
Nga malli digjem, si qiriri kam shkrirë. [/qb]
kjo eshte ajo srofe nga te cilat une preferoj eshte dhe nje me gonxhen e trendafilit.
kujt i kujtohet ju lutem?
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Rubairat!

Ana.. mos e ke fjalen per kete...

Tufani kopshtin kur ma çkatërron
Dhe Rrot' e Fatit shpresat m'i dërmon,
Pështillem si burbuq' i Trëndafilit,
Po zemra gjak përbrenda më pikon.
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Rubairat!

:kiss: :kiss: :wave: :kiss: :kiss:
sa me pelqen kjo...me krijon disa kujtime,disa shkrime...qe nuk mund te fshihen kurre...
thnx shume shume shume...kaprolle!
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Rubairat!

A mund te me thote kush se nese kjo firma qe perdor une eshte ne rregull.E kam kopjuar ketu tek kjo temë,por nuk e di se në eshte tamam keshtu.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Rubairat!

Faleminderit Kordele.Ja po dal pak jashte teme duke te puthur :kiss: eh ske çi ben ma lejon firma.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rubairat!

khayyam.jpg


Omar Al-Khayyam
(1044 - 1123 C.E.)



Omar Al-Khayyam ishte nje matematikan dhe astronom I shquar. Ai ishte gjithashtu I njohur si poet, filozof dhe fizikant. Ne librin "Historia e Filozofise perendimore", Bertrand Rusell veren qe Omar Khayyam ishte I vetmi njeri qe ai njihte I cili ishte poet dhe matematikan ne te
njejetn kohe. Ne vitin 1079 C.E. Omar Khayyam rregulloi Kalendarin Diellor. Kontributi I tij ne Algjeber u vleresua ne gjithe Europen. Ne Perendim ai njihet per permbledhjen poetike me titullin "Rubaiyat" (Strofat) e cila u perkthye nga Edward Fitzgerald ne 1859. Emri I tij I plote ishte Ghiyath al-Din Abul Fateh Omar Ibn Ibrahim al-Khayyam.


Omar Khayyam lindi ne vitin 1044 ne Nishapur, kryeqyteti I Khurasan_it. Ai njihet si Persian. Megjithate nje nga mendimet eshte qe paraardhesit e tij ( nga fiset arabet te quajtura Khayyami ) emigruan dhe u vendosen ne Persi. Omar Khayyam u edukua ne Nishapur. Pervec kesaj ai udhetoi edhe ne shume institucione me reputacion ne fushen e diturise perfshire ketu ate te Bukhara, Balkh, Samarqand dhe Isphahan. Pjesen me te madhe te jetes se tij ai e kaloi ne Nishapur ( Azia Qendrore ). Omar Al-Khayyam ishte nje bashkekohes I Nizam al-Mulk Tusi. Ai vdiq ne vitin 1123 C.E. ne Nishapur.


Al-Khayyam dha nje kontribut te madh ne Matematike dhe vecanerisht ne Algjeber. Libri I tij rreth Algjebres, me titullin "Maqalat fi al-Jabr wa al-Muqabila" mundesoi zhvillim te madh ne kete fushe. Ai cilesoi shume ekuacione algjebrike bazuar ne nderlikimin e tyre dhe njohu 13 forma te ndryshme te ekuacioneve kubike. Omar Khayyam zhvilloi nje menyre gjeometrike ne zgjidhjen e ekuacioneve, e cila perfshiu nje perzgjedhje gjeniale te koneve te rregullta. Ai zgjidhi ekuacione kubike duke kryqesuar nje parabole me nje rreth. Omar Khayyam ishte I pari qe zhvilloi teoremen e Binomit dhe percaktoi koeficientet binominale. Ai zhvilloi shtrirjen binominale per rastin kur eksponenti eshte nje integral pozitiv. Omar Khayyam ne librin e tij te Algjebres
I referohet nje libri tjeter qe njihet si Trekendeshi I Paskalit. Ky liber nuk gjendet me ne kohet e sotme. Ai e zgjeroi punen e Euklidit duke dhene perfundime te reja te raporteve dhe duke perfshire ketu edhe shumezimin e raporteve. Ai ndihmoi ne teorine e vijave paralele.


Omar Al-Khayyam eshte I famshem per nje tjeter veper te tij e cila e ndihmoi gjate kohes kur ai po punonte per Saljuq Sultan, Malikshah Jalla al-Din. Atij I kerkuan te zhvillonte nje Kalendar Diellor te perpikte I cili do te perdorej per mbledhjen e te ardhurave shteterore and qellime te tjera administrative. Per te plotesuar kete detyre, Omar Khayyam nisi detyren e tij ne observatorin e ri ne Ray ne vitin 1074C.E. Kalendari I tij I quajtur "Al-Tarikh-al-Jalali" eshte superior ne krahasim me kalendarin Gregorian dhe eshte I perpikte brenda nje dite ne 3770 vite. Ai percaktoi qe gjatesia e vitit perbehej nga
365.24219858156 dite. Kjo tregon qe ai e njihte rendesine e perpikmerise duke dhene resultatin ne 11 thyesa dhjetore. Gjatesia e vitit ne kohet tona njihet 365.242190 dite. Kjo shifer krahasuar me ate dhene prej Omer Khayyamiit ndryshon vetem tek shifra e gjashte e thyeses dhjetore.


Al-Khayyam ndihmoi gjithashtu edhe ne fusha te tjera shkencore. Ai zhvilloi nje metode per percaktimin sa me préciz te peshes specifike. Ai shkruajti dy libra rreth metafizikes, "Risala Dar Wujud" dhe "Nauruz Namah". Si poet, Al-Khayyami njihet per "Strofat" e tij. Temat e tij
perfshijne mistike komplekse dhe mendime filozofike.


Dhjete libra dhe tridhjete monografe te Omer Al-Khayyamit kane mbijetuar. Keto perfshijne kater libra rreth matematikes, nje rreth algjebres, nje rreth gjeometrise, tre rreth fizikes dhe tre libra rreth metafizikes. Ai dha ndihmese te madhe ne zhvillimin e matematikes dhe
gjeometrise analitike e cila ishte me perfitim te madh per
Europen disa shekuj me vone.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rubairat!

1

Natën kur flija, më tha shpirti: "Pi!
Në gjumë dhe në Varr s'ka lumturi.
Ngreju! Sa rron, zbras Kupa dhe puth çupa;
se ke shekuj që të flesh në qetësi".


2

Në ëndërr, kur Agimi zbardhëllonte,
Një zë që nga Taverna po gjëmonte:
"Cohuni, djema, e Verë sillnani,
Se Fati na e tha lëngun sonte".


3

Dhe posa në tavernë këndoi gjeli,
Besnikët jashtë thirrën "Portat çelni!
E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë
Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli".


4

A di përse këndesi po këndon
Dhe menatë nga gjumi po të zgjon?
Që shkoi një ditë po të lajmëron,
Dhe ti, çkujdesur, fle dhe ëndërron.


5

U gdhi! Me verë zëmrën e zbardhëlloj
Përdhe çdo Fe të Natës e dërmoj:
Në Djall dërgoj Parajsën e përpjetë,
Gërshetin me lahutën lavdëroj.


6

Kur Diellin me zjarr kurorëzuar,
E pret me gas Natyra faqeshkruar,
Shoqen me mall po shoh në gjumë shtruar
Dhe foshnjën buzëqeshur më të zgjuar.


7

Ja, Kup' e Qiellit skuqet prej Agimit,
Bilbili nisi këngën e dëfrimit
Me trëndafilin: Eja, Faqepjeshkë,
Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.


8

Zgjo-hu! Mëngjezi me shigjet' e grisi
Perden e Natës, Yjt' i arratisi,
Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
Cdo majë mali, pallati e lisi.


9

O Engjëll faqedritë, ja u gdhi,
Shtjer Verë dhe këndo me ëmbëlsi!
Xhamshidi e Khosroj qysh lulëzuan,
Qysh dimërojnë sot në Varrverri.


10

Ja, Mars'i ri dëshirat na valon,
Cdo shpirt i mënçur në Gërmadhë shkon
Ku dor' e Moisiut zbardh nga degët
Dhe frym' e Krishtit tokën gjelbëron.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rubairat!

11

Mbi lulet po pikojnë vesë retë,
Dhe me një zë qiellor Bilbili shkretë:
Ah, Verë! Verë! Trëndafilit
I lyp t'i skuqë faqëzën e zbehtë.


12

Bilbili nëpër kopshtet në Pranverë
Sheh Lilin Kup' e Trëndafilin Verë
Dhe thotë: "Puthuni e pihuni!
S'e gjeni këtë ditë tjatër herë".


13

Shiko luadhe, lule, bukuri,
Lumenj kristali, kronj e brohori:
Nga dimri Ferr pranvera Qiell na ndriti,
Gëzo mi Dhe Parajsën me Huri.


14

Desh Trëndafili e thotë: "Lulëzoj
Dhe botës bukurinë po ia shtoj:
Pastaj e hap kuletën e mëndafshtë
Dhe përmbi kopsht thesarin po e shtroj".


15

"Jam, thotë, lulja e Josefit t'ri
T'Egiptes, xhevahir, zëmërflori:
Ja edhe rrob' e kuqe gjak, e çjerur
Prej vllezërve dhe gruas Petefri.


16

Tufani kopshtin kur ma çkatërron
Dhe Rrot' e Fatit shpresat m'i dërmon,
Pështillem si burbuq' i Trëndafilit,
Po zemra gjak përbrenda më pikon.


17

U dogja dhe u përvëlova: Verë!
Nga vrer'i lotëve u shova: Verë!
Në Qelq rubin, e Dashur, dhe Luten
Dhe nga ky zjarr shpëtova: Verë!


18

Me Ver' e Vajza, me Lahut e Valle,
Me Fyell e me Këngë po s'u çmalle,
Jeta s'vlen hiç: Se pa këto nuk është
Veç pemë helmi, pus e tym vërdalle.


19

Nga njëra dorë Trëndafil e Grua,
Nga dora tjatër patsha Rrush e krua:
"Zotit - po thoni - i ardhtë keq për mua!"
Po as m'a fal pendimin, as ia dua.


20

Një Engjëll më tërhiqte në Xhami,
Një Djall po më zvarrniste në Dolli;
Po Ver' e kuqe e fitoi davanë:
Gërshet këtej - edhe andej Hardhi.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rubairat!

21

Në prehërin e Hurisë kur gëzohesh
Veten humbet, e veten gjen, bekohesh:
Kur pi kungatën shpirtrëmbenjëse,
Përsipër Jetës, Vdekjes lartësohesh.


22

Te Shpell' e Verës kemi hedhur mendjen,
Dehemi, puthim për të mbledhur mendjen:
C'pyet? Gjykim e tru na kanë rrjedhur,
Se Vajzat na e kanë vjedhur mendjen.


23

"Pse s'pi më pak?" më thonë njerëzia,
"Për ç'arësye s'ka kufi Dollia?"
Një: Faq'e Vajzës; dy: Rubin'i Verës,
Ja shkaqe si kristal nga qartësia.


24

Drit' e Kungatës vlen çdo mbretëri
N'Evropë dhe n'Afrikë dhe n'Azi:
Rënkim'i Vajzës mallëngjen më rëndë
Se çdo shamat' e turmës në Xhami.


25

Fito një Zemër, puthe dhe rrëmbeje,
Dhe adhuroje si Altar prej Feje:
Një qind Qabera s'vlejnë sa një Zemër;
Zemër kërko, Haxhi, jo Gur Qabeje.


26

Si mjer' ay që Dashuri s'ka ndjerë
Dhe zemra s'i ka ndritur në prënverë:
Pa Ver' e Dashuri çdo dit' e shkuar
Prej meje s'nëmërohet asnjëherë.


27

S'ka hir apo shëmtim në Dashuri,
Për Ferr e për Parajsë s'ka mërzi,
As për pallate a kasolle a shpella
As për mëndafsh a rrecka a stoli.


28

Kjo zemr' e marr' e mbytur në mjerime
Pa prerë vuan e lëshon rënkime:
Kur më dha Zoti Verë Dashurie,
Ma mbushi kupën gjak prej zemrës sime.


29

E prisja! Si rrufeja më tronditi!
E Dashura më shkoi, më neveriti:
S'e çmoja kur e kisha... Ah, çma priti!
Në Ferrin nga Parajsa më vërviti.


30

Rënkoj e psherëtij, se s'të kam pranë,
M'u çuar zëmra, vojtjet mënt s'më lanë,
Askujt s'ia qaj dot hallin, djall' o punë:
Vrermjalt' e flagëves' e qiellhapsanë!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rubairat!

30

Rënkoj e psherëtij, se s'të kam pranë,
M'u çuar zëmra, vojtjet mënt s'më lanë,
Askujt s'ia qaj dot hallin, djall' o punë:
Vrermjalt' e flagëves' e qiellhapsanë!


31

Nga hidhërim'i ndarjes jam përpirë,
Sa e sa herë zemra m'është grirë:
Ty natën të kujtoj e psherëtij,
Nga malli digjem, si qiriri kam shkrirë.


32

Kur s'dhëmp e s'shëmp nuk është Dashuri,
Pa Ferr s'gjen dot Parajsë dhe Huri:
Kur zjarr' e ke në gji, me nat' e ditë
Sot ndrit me gas e nesër ndes më zi.


33

Te rrug' e Trëndafilit plot me gjëmba
Pikova gjak, u çora dhe u shëmba:
Pa qindra plag' e çpojtje s'qepeht krehri
Në flokët e së Dashurës me dhëmba.


34

Zemrën me sy e dashura ma ndes,
Zemraqiri me flakën rron e vdes:
Te flak' e bukur zemraflutur turret,
Kurban e tëra digjet pa kujdes.


35

Me syrin bukuri e dritë çpall,
Në zemrën Dashuri e zjarr më kall:
Ti s'më vë re aspak ose më tall,
Kur unë pshërtij për ty me mall.


36

Zefire, fryre, syri im të pa,
Nga gjoksi zemra m'iku dhe më la
Dhe dyke fluturuar pas të ra:
Banesën sot në gjoksin tënt e ka.


37

Selvia që më bëri skllav e mbret
Tani më nisi prapë muhabet;
Më qesh me buz' e sy, se shpirti i thotë:
"Bëje të mirën dhe e hith në det".


38

E dashura shkëlqeu, më vërboi,
Zemra më fliste gjuha më pushoi:
Kush pa me sy torturë kësisoj?
Nga etja u dogja, u shova mun te kroj.


39

Kush në Gërmadhen të ka prurë, kush?
Kush ta ka çfaqur natën mirë, kush?
Kush të ka fryrë të më ndezësh furrë
Nga Dashuria të sëmurë, kush?


40

Në këtë Dhe pa prehje, pa pushim,
Jam lodhur me kërkim e udhëtim:
Të bukur Qiparis si ti s'kam parë,
S'të kapërcen as hëna në shkëlqim.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rubairat!

41

O ti mbi Dhe m'e zgjedhura Selvi,
M'e shtrenjtë je se shpirt dhe syt' e mi:
Gjë më të çmuar se sa jeta s'ka;
Një qind herë më e çmuar më je ti!


42

Si në mëngjes burbuqi i vesuar
Me rrezet buzëqesh i ngushëlluar,
Më ndrit me gas fytyra e përlotur
Kur zemrën ti ma ngroh me syt' e shkruar.


43

Ti, që me faqe Rrushin e kapërcen,
Dhe që me zë Bilbilin e gënjen,
Një sy i luan Mbretit t'Babilonës
Dhe mbretëresh' e kulla ia rrëmben.


44

Për ty bëj be të hedh në det dhe nderin;
Në shkelça fjalën, shkelmin nem dhe vrerin:
Në mos mjaftoftë jeta ime e zezë,
Laj borxhin në të Funtmin Gjyq me Ferrin.


45

Sa kohë munt, e Dashur, ngushëllomë,
Nga barr' e vrerit zemrën lehtësomë;
Se bukuria jote s'rron për jetë;
Shpejt! Nesër zbresim që të dy në Llomë.


46

Me buzët gjak, Sirenë, dehm' e mpimë,
Me dhëmbët e me thonjtë çirm' e grimë:
Me krah' e me gërshetë mbytm' e shtrimë,
Me syt' e tu të zjarrtë tretm' e shkrimë!


47

Me Bukë sa për shpirt, me Hën' e Zanë,
Me Ver' e Harp' e Vjersha dhe ty pranë
Në Pjergull të Gërmadhës jam m'i lumtur
Se në pallat a fron një qint Sulltanë.


48

"Sa bukur të jesh Mbret!" disa mendojnë;
"Sa ëmbël në Parajsë!" ca besojnë:
Ah, merr trumpetat e ler kusurin,
Daullet, pompat lark le të gjëmojnë.


49

Në botë kotësira mos lakmo
Të mirat e të ligat ia harro:
Kthjelloje zemrën si ky Qiell i kaltër,
Si Yll më ndrit, si Diell perëndo.


50

Shpirti për ku m'u bë prej Perëndie?
Për Qiell a Ferr? S'e di, po veresie
S'lë gas të saktë, Ver' e Vajz' e Këngë,
Për profka, ëndrra, prralla shenjtërie.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Rubairat!

Jepi Kordele,tani me duket eshte firma njilloj me orgjinalin.Vetem nji diçka:si mund ta shkruaj "ç"-në e madhe,se tek Cupat keshtu duhet me duket.Kjo tregon dhe që çupat jane rritur.
/pf/images/graemlins/smile.gif

Ps."ç"-në e madhe nuk e di ta bej
/pf/images/graemlins/frown.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rubairat!

51

Se save që për Dhenë bëjnë rragë
Dhe save që për Qiell hedhin flagë,
Nga Kull' e Natës Korbi u bërtet:
"Të çmëndur! S'ka as lart as poshtë çpagë!"


52

Me vajzën në prënver' e në lëndinë
Me Këngën, me Lahutën, me Dollinë
Dëfrej: le të më shajnë; s'më ha malli!
Këtu e gjej Parajsën, Perëndinë.


53

Me Ver' e Valle, me Huri - në pastë,
Te vija në lëndin' u shtri - në pastë,
Dhe humbi fare Ferr'i zi - në pastë,
Dhe ja, Parajsa na u gdhi - në pastë.


54

Një kupë Verë, mor Saki - ta puth!
Vajzën e bukur si selvi - ta puth!
Atë gërshet si lak të zi ku kapet
I urti plak e djal'i ri - ta puth!


55

Nem kupën dhe këndo një melodi,
Me Engjëj dhe Bilbilë simfoni:
Se Vera qesh, këndon, kur rrjeth nga shishja
Dhe s'duhet pirë veç me brohori.


56

Me gjithë Trëndafijt' Irami u shua,
Qelqi magjik Xhamshid u çduk në prrua,
Po prapë Vreshta Rrush rubin na nxjerr
Dhe kopshti lulëzon ku rrjeth një krua.


57

Shih, mijëra burbuqe lulëzojnë
Dhe erët mijëra përdhe rrëzojnë;
Dhe ditët që na sjellin Trëndafilin
Xhamshid e Kaj-Kobad na i çkallmojnë.


58

Po eni me Khajamin dhe ia shtroni
Dhe Kaj-Kobad e Kas-Khosro harroni:
Rustemi le t'ju ftojë në kushtrim
E Taji në zijafet, mos i dëgjoni.


59

Eja, mbush Kupën e në zjarr gëzimi
Vërvit çdo vrer e helm të zi pendimi:
Se Shkab' e Kohës Jetën na shkurton,
Dhe shih se sa shpejton nga fluturimi.


60

E Dashur, mbushma Kupën që kthjellon
Të sotmen nga vreri q'ikën, tmerr q'afron:
Po nesër? nesër ndofta fryra, humba
Në shqotën ku e djeshmja fluturon.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Rubairat!

61

Na fryri dita, mor Saki: sill Verë!
Jetën s'e shohim përsëri: sill Verë!
Bota një her' u mbyt në kataklizmë,
Ashtu u mbytshim me Dolli: sill Verë!


62

U bëra prapë djal' i ri: sill Verë!
Kërcej me flag' e lumturi: sill Verë!
S'ka gjë, në qoftë e hidhur, mor Saki,
Si jeta ime në Persi: sill Verë!


63

Sakinjtë derdhin Ver' e vala rrushi,
Në zemra shuajn' afsh' e avull prushi:
Lavdi, o Zot, se dhe këtë ballsam
Që na shëroi e me shëndet na mbushi.


64

Si merimanga vallë pse ta tjerim
Perin e Jetës, kur pastaj e çtjerim?
C'do të fitojmë kur aspak s'e dimë
Frymën që marrim jasht' a do ta nxjerrim?


65

Në Nishapur ose në Babilon,
Me Kupën që tharton e ëmbëlson,
Fletët e Jetës një nga një na bien
Dhe lëngu i saj pa reshtur na pikon.


66

Ah, mbushini Kupat! Zemra na thërret,
Se Koha nëpër këmbë po na shket:
E djeshmja vdiq, e nesërmja s'na gjen;
C'mërziti kur e sotmja ka lezet?


67

Ditën e shkuar fare e harro
Dhe për të nesërmen mos u mendo:
Gëzo një çast të lumtur, faqebardhë,
Dhe Jetën n'erë mos e çkatërro.


68

Për nesër mos u verdh sa pa e parë,
Të sotmen e gëzo, mor djal' i mbarë:
Shpejt ikim nga ky Han e hasim shokët
Që shkuan shtatë mijë vjet më parë.


69

Me Buzët trëndafilen shtatselvi
Këndo e nat' e ditë zbras Dolli:
Se nesër Vdekja fryn, te çthurr si lule
Dhe fletët t'i përmbledh në Dhe të zi.


70

Të shkuarat mos i kujto me lot
Dhe për të pritmet mos u loth më kot:
Sa kohë në luadhin je, kullot;
Nga drapr' i Vdekjes nukë shpëton dot.
 
Top