Rrihet egërsisht në spital infermierja
Dhunohen bluzat e bardha të Krujës. Pas vrasjes së një mjeku radiolog në spitalin e Durrësit një muaj më parë, një tjetër ngjarje e rëndë ndodh në ambientet e spitalit të Krujës, në Qarkun e Durrësit. Një infermiere është shndërruar në objekt të dhunës së një 31-vjeçari për motive tejet banale, ndërkohë që ambienti është shndërruar në një arenë të vërtetë sherresh e agresiviteti të paparë edhe kur në të janë shfaqur forcat e policisë lokale.

Albert Berhami, një person i njohur nga policia lokale si kontingjent i krimit të rrugës dhe i dënuar për “grabitje” dhe “kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë”, është arrestuar sërish këtë herë nën akuzat e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim të punonjësve të policisë së rendit”.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen vonë të së mërkurës në spitalin e Krujës, kur 50-vjeçarja N.K., me detyrë infermiere në këtë spital, po futej në godinën e punës. Berhami banon fare pranë spitalit dhe ka lëshuar disa batuta fyese ndaj saj. Gruaja ka reaguar dhe i është kundërpërgjigjur duke i thënë të shikojë punën e vet. Kaq ka mjaftuar që 31-vjeçari nga qyteti i Krujës, me arsim 8-vjeçar dhe i papunë, të futet brenda në spital dhe ka nisur ta godasë me grushte e shqelma infermieren 50-vjeçare.

Duke parë se kolegia e tyre është bërë viktimë e një dhune të egër fizike, punonjës të personelit kanë ndërhyrë, po pa mundur tia nxjerrin nga duart dhe as të shuajnë agresivitetin e Berhamit. Të tjerët kanë njoftuar policinë për të ndërhyrë dhe dhënë fund asaj që po ndodhte në ambientet e institucionit ku shërohen pasojat e dhunës dhe mbrohet jeta.

Patrulla e përgjithshme e policisë që ka shkuar në vendngjarje për të bërë shoqërimin e dhunuesit në ambientet e Komisariatit të policisë së Krujës është kundërshtuar me forcë prej tij. Megjithatë, punonjësit e policisë kanë mundur ta neutralizojnë dhe ta shoqërojnë në polici, ku më pas është marrë dhe masa e arrestit në flagrancë. Burime të pakonfirmuara nga policia e Krujës thanë për gazetën se i arrestuari ishte në liri me kusht dhe ngjarja e djeshme e rëndon shumë pozicionin e tij.

Ndërkaq, mësohet se infermierja ka hematoma të shumta në trup, por më shumë dëmtime shfaqen pjesën e krahëve dhe kofshëve. Policia e ka komentuar rrahjen e infermieres, si një ngjarje të ndodhur për motive të dobëta, ndërsa akuzat bazë ndaj të arrestuarit mbështeten në sjelljen e tij kundërshtuese ndaj forcave të policisë.

Situata është përjetuar keq jo vetëm nga personeli mjekësor i spitalit të Krujës, që është bërë dëshmitar i një dhune të pakuptimtë, por edhe nga shumë pacientë e familjarë të tyre që kanë dëgjuar britmat dhe më pas kanë mësuar ngjarjen, duke u ndjerë të pasigurt brenda godinës shëndetësore.

Një muaj më parë, në spitalin e Durrësit, për shkak të motiveve të dobëta, një lidhjeje jashtëmartesore të paverifikuar asnjëherë, një bashkëshort i ve dhe “i tradhtuar” vrau me pistoletë në kokë një mjek, ndërsa ishte në dhomën e punës me një paciente në vizitë.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25128. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25128