Rregullorja e re ne Formula 1....

bengu

Primus registratum
Rregullorja e re ne Formula 1....

Ditet e fundit FIA ka sjellur nje rregullore te re qe do te hyje ne fuqi qe nga sezoni i ardheshem, 2003. Sipas kesaj rregullore do te ndryshoje menyra e ndarjes se pikave. Pra, sipas rregullores se re vendi i pare merr 10, i dyti 8, i treti 6, i katerti 5, i pesti 4, i gjashti 3, i shtati 2 dhe i teti do te jete i fundit qe do te marre pike. Gjithashtu sipas rregullores se re nderron edhe menyra e kualifikimeve. Perkunder sesionit prej nje ore te shtuneve, si me pare, tani pilotet do te kene dy dite ne disponim per te bere rrethin me te shpejte, pra te premten dhe te shtunen, por fatkeqesisht do te kene vetem nga nje "flying-lap" per ta bere ate.
 

DFV

Primus registratum
Re: Rregullorja e re ne Formula 1....

Idea e kualifikimit me nje xhiro eshte e bukur. World Superbike ka perdorur dicka te tille me sukses te madh qe ne 98-en. Gjithashtu edhe sponsorat e skuadrave te dobeta(Minardi) do te jene te gezuar sepse tani kamera do to kape makinen qe eshte ne piste.

Nuka jam dakort per menyren e pikesimit sepse diferenca e vendit te pare me te dyte ne pike duhet te jete me e madhe se diferenca e vendit te dyte me te trete. Jam shum dakort qe tete te paret te marin pike.
 

bengu

Primus registratum
Re: Rregullorja e re ne Formula 1....

Fillimisht postuar nga DFV:
[qb]
Nuka jam dakort per menyren e pikesimit sepse diferenca e vendit te pare me te dyte ne pike duhet te jete me e madhe se diferenca e vendit te dyte me te trete. Jam shum dakort qe tete te paret te marin pike.[/qb]
Ndoshta, po besoj se ne kete menyre kampionati do te jete me interesant deri ne fund, edhe nese Ferrari do te vazhdoje me superioritetin e vet. :tipsy: :smash:

Gjithashtu besoj se kete vit nuk do te kete ekip qe do mbese pa asnje pike.
 

bengu

Primus registratum
Re: Rregullorja e re ne Formula 1....

Po te kishte qene rregulli i ri per ndarjen e pikeve ne fuqi gjate kampionatit qe kaloi, rradhitja e konstruktoreve do te ishte si vijon:

Ferrari 249
Williams 137
McLaren 99
Renault 51
Sauber 37
Jordan 25
BAR 22
Jaguar 21
Toyota 12
Arrows 6
Minardi 5

Kurse ajo e vozitesve do te dukej keshtu:
Michael Schumacher 156
Rubens Barrichello 93
Juan Pablo Montoya 74
Ralf Schumacher 63
David Coulthard 63
Kimi Räikkönen 36
Jenson Button 31
Nick Heidfeld 22
Giancarlo Fisichella 20
Jarno Trulli 19
Eddie Irvine 16
Felipe Massa 15
Jacques Villeneuve 14
Mika Salo 9
Olivier Panis 8
Heinz-Harald Frentzen 6
Pedro De La Rosa 5
Takuma Sato 5
Mark Webber 4
Allan McNish 3
Alex Yoong 1
Enrique Bernoldi 0
 

DFV

Primus registratum
Re: Rregullorja e re ne Formula 1....

Ne nje ndryshim te madh sdo te kishte, edhe sbesoj do kete ndonje vitin tjeter. Schumacher eshte njohur gjithmone per zhirot e tij te fundit te shpejta, keshtu qe kualifikimi eshte ne favor te Schumit. Meqe diferenca eshte dy pike, atehere Barichello do ti jape fitoret Schumit /pf/images/graemlins/laugh.gif

Cdo gje varet nga Benci dhe BMW
 

bengu

Primus registratum
Re: Rregullorja e re ne Formula 1....

Nuk di cte them per ate, por edhe Montoya eshte treguar te jete i shpejte ne xhirot e fundit. Nese te kujtohet ai mban rekordin per pole-positions sivjet. Per ate qe thua se nuk do te kete ndryshim te madh, te them te drejten frikohem edhe une /pf/images/graemlins/frown.gif . C'ti besh?! Na vjen edhe ne koha...
 

DFV

Primus registratum
Re: Rregullorja e re ne Formula 1....

Te presim deri sa ta le Schuey. Ska rrugezgjidhje tjeter. Sa te jete ai Todd dhe Byrne, Ferrari do te jete #1.
 

Karl von Ghega

Primus registratum
Re: Rregullorja e re ne Formula 1....

Gentlemans!
Rregullat jane ndryshuar per ta bere Formula One me interesante , pasi kohet e fundit veshtiresite e medha financiare te cilat u shfaqen ne disa skuadra rrezikonin largimin e shume skuadrave si dhe te piloteve vete . Ky ishte vetem hapi i pare
dhe vitin tjeter do te kete ashtu sic flitet , ndryshime te tjera - pasi mendohet qe piloti te marre me shume perparesi , mos te dominoje vetem teknologjia .Nuk dua te mohoj talentin e padiskutueshem e unik te Schumacher , por kohet e fundit Ferrari beri cirk me te tjeret ,si dhe revolucion technologjik .Pra te duket me shume si sport fair sesa Einbahnstrasse.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Rregullorja e re ne Formula 1....

Degjova ne TV per rregullat e reja.Qe gjashte pistat e para do te jene me driver elektronik,sic ka qene me pare por te tjerat do te jene manuale.
Si edhe tjetra qe te gjithe e kemi pare -Pole Pozition vetem me nje prove.
Tani do te kemi mundesi te shohim pilotin fantastik!!
 

miyuki

Primus registratum
Re: Rregullorja e re ne Formula 1....

I kemi pare pasojat e ketyre rregullave te reja,
Ndryshim komplet ne klasifikimin gjeneral te F1.
Ketu do te shihen kampionet e vertete...
 
Top