Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

LlamBo

Primus registratum
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

Fillimisht postuar nga FALKO:
[qb] Rregullorja me siper eshte e bazuar ne dy rregullore me te vjetra qe kane qene me pare per kanalin #shqiperia. Stafi nuk ka bere asnje ndryshim shtuar apo hequr diçka nga ato
edhe per ti dhene nje forme sa me demokratike rregullores ,qe eshte e perbashket per te gjithe , perpara se te behet publike edhe ne forme unanime mendon qe gjithsecili mund te kontribuoje per ndertimin edhe plotesimin e saj .
Kjo ne menyre qe te gjithe ti kene te qarta pozicionet e tyre ne chat edhe qe mos te kete paqartesi apo mundesi abuzimi nga secila pale.
Do tju lutemi te jepni mendimet tuaja te vyera sepse #shqiperia na perket te gjitheve edhe per te formuar nje status te tille per dhomen duhet qe te dine mangesite edhe gjerat qe duhen shtuar ne menyre qe gjithçka te shkoje rrjedhshem edhe pa shume komplikacione per shkak te paqartesive qe mund te lindin gjate chatimit ne kanal.
Dime lirite tona deri diku, mire eshte te njohim edhe limitet dhe te respektojme gjithkend.
Kjo u referohet me shume edhe userave qe kane apo deshirojne acess ne kanal.

ç'do sugjerim eshte i mirepritur, ç'do dalje nga tema do te moderohet prandaj ju lutemi te shkruani vetem per temen ne fjale.
Ju faleminderit - Stafi i #shqiperia [/qb]
 

besnik

Forumium praecox
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

Per sa i oerker regullave desha edhe une te shtoj disa gjera per vizitoret AOP dhe per sop.

Rregullat per vizitoret

1. Ndalohet ofendimi i të tjerëve në dhomën kryesore në çdo lloj mënyre. Nëse kini ndërmend të ofendoni dikë flisni në privat me personin.
Ndalohet përdorimi i fjalëve të pista në dhomën kryesore.

2. Ndalohet hyrja në dhomë me pseudonim ofendues ose të pisët.

3. Ndalohet rreptësisht çdo lloj reklame në dhomën kryesore, qoftë adresë interneti apo dhome tjetër.

4. Ndalohet përdorimi i vazhdueshëm i shkronjave të mëdha (psh KESHTU), i shkronjave të trasha (psh keshtu) dhe përsëritja e shpeshtë e të njëjtës fjali.

5. Ndalohet përdorimi i gjuhëve të tjera përveç shqipes.

6. Operatorët janë të detyruar t'ju japin ndihmën e tyre nëse e kërkoni. Për ndihmë të detajuar futuni tek dhoma #ndihme duke shtypur këtë komandë «/join #ndihme ose #help.albania» (pa thonjeza)

Rregullat per @AOP(auto operator)

1. Zbatimi i gjithe rregullave qe vizitioret duhet te zbatojne.

2. Ndalohet nxjerrja e personave per sharje ne privat. Nga ky rregull mund te behet perjashtim ne raste te vecanta.

3. Ndalohet perdorimi i skripteve qe nxjerrin vizitoret jashte pa arsye per gabime te programit te mIRC. Nuk perdoret autokick per caps pa paralajmeruar vizitorin me pare. Per ata qe vene autokick per shume tekst limitin mund ta vene 350 germa.

4. اdo kick apo ban duhet te kete nje arsye, dhe kete arsye duhet te jeni te gatshem t'ia spjegoni operatoreve te tjere qe mund tju pyesin. Cdo abuzim i operatorit per ceshtje personale eshte i ndaluar.

5. Respekto veprimet e operatoreve te tjere dhe mos bej asnje veprim ne kundershtim me veprimin e nje kolegu pa pyetur ate me pare. Vetem sop kane te drejte te vene dore neper veprimet e aop. Megjithate ne raste padrejtesish te dukshme mund te behet perjashtim.

6. Per cdo pakenaqsi flit me SOP apo founder dhe mos krijo sherre mes operatoreve ne dhome.

7. Ndalohet dhenia e fjalekalimit te pseudonimit dikujt tjeter.

Rregullat per @SOP(super operator)

1. Super Operatoret duhet te zbatojne gjithe rregullat e vizitoreve, dhe te @AOP.

2. Nuk duhet te marrin neper kembe @AOP, ose Vizitoret e thjeshte, gjithashtu nje kolegun e tij kur ata kane te drejte.

3. Duhet te njoftojne SOP e tjere per c'do veprim ce marrin ne dhome, si vendosje-heqje AKIC, @AOP etj. me anen e memos ose te forumit.

4. Duhet te ndihmojne @AOP ne c'do rast me problemet qe kane rreth IRC.
 

SkinArt

Primus registratum
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

Same old po shkruaj me mire are you new on #shqiperia check this kete rregullore e di me mir se kushtetuten e shqiperise ishalla ka me te tjere per te shtuar :)
 
I

insane

Guest
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

* jashte teme *
 

GONI

Primus registratum
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

Ju uroj punime te mbara te gjithve por jam tash me shum se nje vit dhe as nje vop se kam pare :confused: ishalla behet gjo me ket vendimin e ri ...............ose te pakten shpresojm.......... :idea:
 

Am-sterdam

Primus registratum
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

Un kam nje vit ne ket chat, por két rregugullore se kam par akoma nga Aop. shum aop béjn si mas qefi.;;;;;;;; Ju uroj gjith te mira people
 

Plaku-i-Detit

Primus registratum
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

Rregullorja Eshte Rregullore duhet zbatuar.


Me Respekt.
 

Odris

Primus registratum
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

Shum rregulla ka per aop-at, un do sugjeroja 1 per sop-at qe po tju duket kuptim plot mund ta shtoni dhe te lista:
Nuk lejohet ti hiqet acc aop-it pa sqarim, dhe sop-i qe ka qellime tja heq acc duhet te indentifikohet para aop me nick qe ka ne listen e sop dhe te jet i komunikushem.
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

S^w^a^t, mos harro qe nje Sop ka qene me pare Aop , biles ka trasmetuar nje shembull personal ne njohjen dhe zbatimin e ketyre regullave qe i kane dhene mundesi atij te marre acessin Sop.
Une nuk di ndonje rast ku nje Aop-i ti jete hequr acessi pa motiv, biles ndonjehere diskutohet qe me pare per kete per shkelje te njepasnjeshme qe mund te beje nje AOp .
Heqje direkte behet vetem kur ka raste te renda thyerje rregullash edhe Aop-i qe hiqet e di shume mire se çfare rregulli ka thyer edhe pse eshte hequr sepse supozohet te dije rregulloren , keshtu qe sqarimi eshte i dhene deri diku.
Asnje nga Sop, mesa di une nuk ka anashkaluar verejtjet ndaj Aop apo userave te tjere, ne chat apo Forum.
Edhe Sop me Sop bisedojme per keto probleme e te tjera lidhur me chatin ne nje forum me vete. Mesa di une asgje nuk kalon pa u vene re edhe mbi gjithçka jepet nje mendim i perbashket.
Nuk e di se ku kerkon te dalesh ti me postimin tend, por besoj se t'u pergjigja ne nje fare menyre.
 

Odris

Primus registratum
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

Kto qe the ti Falko kerkoj dhe un te zbatohen. Postimi im nuk kishte te bente me ndonji rast konkret por jam i sigurt qe ka raste kur sop tregohen "prepotent" dhe ky ishte qellimi i postimit.
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

Atehere mos u merr me fjale apo filozofi por thuaj ankesat, do te ishte me mire besoj /pf/images/graemlins/smile.gif
Jo ne kete teme Plz, per aneksat hap ndonje teme tjeter.
 

Emanuela

Forumium praecox
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

FALKO fjalet e S^W^A^T nuk mu duken as fjale as filozofi. Nuk ka ndonje gje te keqe qe thjesht ai sugjeroi dicka. Sdo ishte keq qe cdokush te sugjeronte dicka per te miren e dhomes. Pavaresisht qe jo te gjitha sugjerimet do te ishin te goditura. /pf/images/graemlins/wink.gif :book:
 

lil-butterfly

Primus registratum
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

mire AOP-ve u hiqet acc per nje gabim po kur SOP-at bejne gabime te vazhdueshme pse nuk shikohen edhe bisedohen ankesat e userave?
 

Odris

Primus registratum
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

Na falni qe dolem jasht teme por pash qe shkruante "...rregullat & sugjerime...." skisha provuar ndonjiher nga kto sugjerimet dhe thash ta provoja 1 her dhe un;)

p.s. emanulea mos harro dhomen #shqiponja ti (nqs je ajo emanuela qe ke pas fol me mu, nqs jo injoroe kte nenshkrim)
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

nje pyetje...?kjo regullore vetem ne kete teme gjendet apo eshte e shkrojtur e diku tjeter!!
jo per gje po me duket si shum e çregullt ketu... si copa copa....
dhe dicka strukturimi mund te jete i sakte po shum regulloree shkurter...shum e thate me nje fjale....
plus ka fjale te cilat ndoshta jane te gjuhes se informatikes po qe duhen sqaruar per te gjithe edhe per ata qe futen si fillim ne chat....!ju faleminderit
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

ketu spaska njeri per te thene pergjigje...
kush e ka hapur kete teme eshte lodhur kot...!!!!
 

colorado

Forumium praecox
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

Duke pare abuzimet ne perdorimin e scripteve te ndryshme me remote , u vendos , qe : per te gjithe operatoret , ne rast te perdorimit te nje scripti ne remote on , ti hiqet accessi per nje periudhe 5 ditore.Nese pas kesaj periudhe kjo gje perseritet ti hiqet definitivisht.
 

acid

Forumium praecox
Re: Rregullorja e dhomes #shqiperia (rregullat & sugjerimet per te gjithe userat)

Pershendetje te gjitheve !!!
Lexova me vemendje cu tha mesiper dhe me pelqeu shume (kjo rregullore) pershendes ne vecanti krijuesit e saj. Uroj dhe shpresoj qe kjo regullore te mirpritet nga te gjithe dhe te zbatohet nga te gjithe. Mendoj dhe besoj se do kete frytet e saja ne permiresim te perdorjes se AlbNetWorK.
 
Top