Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij
<span style="font-style: italic">Per Martinin</span>
<span style="font-weight: bold">Pushtimi i dytë i Kosovës </span>
Në fillim të gushtit të vitit 1944 shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Komuniste Jugosllave dërgoi pranë Shtabit të Përgjithshëm Partizan Shqiptar, kolonel Velimir Stojniç dhe ndihmësin e tij major Nijazi Dizdareviç. Ardhja e tyre në Shqipëri kishte për synim kryesor hartimin e një plani operativ me shtabin e përgjithshëm shqiptar, për dërgimin në Kosovë të forcave partizane shqiptare. Dërgimi i tyre do të bëhej në kuadrin e &#8220;çlirimit&#8221; të Kosovës nga pushtuesit e huaj dhe pastrimin e saj nga &#8220;forcat reaksionare vendase&#8221;. Në verën e vitit 1944 repartet e ushtrisë gjermane po tërhiqeshin me shpejtësi nga Ballkani Lindor dhe Qëndror, nën presionin e ushtrisë sovjetike. Më 21 gusht të 1944, rusët pushtuan Bukureshtin dhe më 9 shtator të atij viti, Ushtria e Kuqe hyri në Sofje. Në fillim të vjeshtës 1944 forcat gjermane ishin tërhequr nga Kosova, duke mbajtur vetëm disa nyje komunikaioni në rrugët Gjakovë &#8211; Prizren &#8211; Shkodër dhe Prishtinë &#8211; Pejë &#8211; Novi Pazar. Në këtë kohë, forcat partizane jugosllave, ishin angazhuar në luftime të ashpra me forcat kuislinge të Nediçit dhe më çetnikët e Drazha Mihajloviç. Vëmendja kryesore e shtabit të Josif Brozi Titos ishte përqëndruar në pushtimin e Kroacisë, ku ushtarët e Ante Paveliqit, po përgatiteshin t&#8217;u bënin një qëndresë të përgjakshme forcave komuniste jugosllave, 80 % të të cilave e përbënin serbët e malazezët. Luftimet në Kroaci vazhduan deri në Maj 1945, kur u pushtua Zagrebi nga partizanët jugoslavë dhe njësitë tankiste sovjetike.
Në vjeshtën e 1944 në Kosovë dhe në trojet shqiptare të Maqedonisë, vepronin disa brigada anemike me ushtarë maqedonas dhe grupe të vogla shqiptaro &#8211; serbë, që strukeshin si minj nëpër vrima, para vrullit të forcave nacionaliste të shqiptarëve të Kosovës.
Shtabi i Josif Broz Titos, e dinte mirë se për të pushtuar Kosovën, forcat komuniste jugosllave, duhet të kalonin një lumë gjaku, se Kosova ishte një kockë e fortë, që mund t&#8217;i mbetej në fyt Jugosllavisë komuniste të porsaformuar. Kosova mund të pushtohej vetëm nëpërmjet &#8220;Kalit të Trojës&#8221; dhe &#8220;Kali i Trojës&#8221; u gjet, te Shtabi i Përgjithshëm partizan i Enver Hoxhës. Bash për këtë plan djallëzor, u dërguan me urgjencë në Shqipëri, koloneli Velimir Stojniç dhe major Njazi Dizdareviç. PKJ qysh në vitin 1942 i kishte shpallur kosovarët si bashkëpunëtorë me pushtuesit, si disfatistë dhe reaksionarë, që duhet të dënoheshin dhe të asgjesoheshin. Nga ana e tyre, kosovarët, pritnin me ankth zhvillimin e ngjarjeve në frontet e luftës, që rrokulliseshin me shpejtësinë e një orteku. Nga retë e zeza që po grumbulloheshin në Kosovë, ata frigoheshin për një fat më tragjik se ai i vitit 1913. Bash për këtë, kosovarët ishin armatosur deri në dhëmbë dhe ishin përgatitur të mbronin Kosovën me çdo çmim. PKJ e dinte me hollësi gjëndjen politiko &#8211; ushtarake në Kosovë nëpërmjet agjentëve të saj atje dhe për t&#8217;iu shmangur një konfrontimi midis forcave komuniste jugosllave dhe të shqiptarëve të Kosovës, ajo kërkoi nga shtabi komunist i E. Hoxhës, dërgimin e forcave partizane shqiptare në Kosovë, për t&#8217;i goditur KOSOVARËT andej nga nuk e prisnin. Më 12 shtator të 1944, Komandanti i përgjithshëm i UNÇL shqiptare, Enver Hoxha, i dërgon këtë radiogram Komandantit të Korparmatës së Parë Gjeneral Dali Ndreut: &#8220;Të përgatiten dhe të nisen menjëherë për në Kosovë Brigada e Parë dhe e Tretë. Brigada e Parë të kalojë në Malësinë e Gjakovës dhe të Pejës. Brigada e Tretë të ndjekë të Parën menjëherë dhe mundësisht të bjerë në kontakt me forcat e Kryeziut dhe ta detyrojë atë të mbajë qëndrim. Me këtë të veprohet si me Muharrem Bajraktarin[1], por të mos vonohet rrugës dhe të mos presë kontaktet me Brigadën e Parë&#8221;. (AQSH. F.1 Dos. 158)
Në muajin tetor të 1944, forcat e Divizionit të 5 &#8211;të të partizanëve shqiptarë hynë në Kosovën Jug &#8211;Perëndimore të udhëhequr nga manush Myftiu, Ramiz Alia dhe Shefqet Peçi. Më 7 nëntor 1944, partizanët shqiptarë pushtuan Gjakovën, më 16 nëntor pushtuan Pejën, më 17 nëntor Prizrenin dhe deri nga fundi i nëntorit të 1944 Kosova &#8220;u çlirua&#8221; nga &#8220;kosovarët reaksionarë&#8221; Udhëheqësit e forcave nacionaliste kosovare si: Mulla Idriz Gjilani, Adem Gllavnica, Hysen Terpeza, Muslim Bejgora etj, nuk u bëri zemra të qëllonin mbi partizanët shqiptarë duke menduar se i yti mishin ta ha, por kockën ta ruan. Ata gabuan rëndë, duke mos ditur se komunistët, qofshin shqiptarë apo sllavë nuk kanë as atdhe, as fe, as komb. Kosovarët e thjeshtë, nuk mund ta dinin, se partizanët shqiptarë kishin ardhur në Kosovë me urdhër të sllavo &#8211; komunistëve jugosllavë, për të çarmatosur kosovarët dhe për t&#8217;i dorëzuar në repartet speciale, ndëshkimore serbo &#8211; malazeze. Pikërisht në vitin 1945, ndodhi masakra e Tivarit e padëgjuar ndonjëherë në historinë e Kosovës. Përveç 7000 kosovarëve të masakruar në Tivar, repartet jugosllave të sigurimit, me ndihmën e partizanëve shqiptarë, asgjesuan gjatë vitit 1945 mbi 10 000 kosovarë dhe po aq të tjerë i rasën nëpër qelitë e burgjeve jugosllave. Në Kosovë vepruan 7 brigada partizane që morën pjesë edhe në operacionet luftarake që u zhvilluan në Drenicë prej 23 janarit deri më 21 shkurt të vitit 1945 kundër forcave kosovare, të udhëhequra nga heroi legjendar i Kosovës, Shaban Polluzha. Në ato luftime u vranë 1500 luftëtarë kosovarë dhe u dogjën 47 fshatra. U grabitën me mijra shtëpi e dyqane. Dëmi i shkaktuar, është llogaritur me dhjetra milionë dollarë. Nga partizanët shqiptarë, u vranë dhe vdiqën nga sëmundjet (sidomos nga tifo e morrit) mbi 300 vetë. Kjo është një tjetër gjëmë që duhet t&#8217;i faturohet udhëheqjes së PKSH, si përgjegjëse për vdekjen e tyre. Shumë ish partizanë, që kanë qenë në Kosovë, në atë kohë, tregojnë sot, se si luftëtarët kosovarë dorëzoheshin vullnetarisht në brigadat partizane me lot në sy iu luteshin t&#8217;i pranonin në rradhët e tyre, për të mbrojtur Kosovën nga shkau i pabesë. Partizanët shqiptarë, pasi i çarmatosnin i dorëzonin kosovarët në repartet ndëshkimore jugosllave, të cilët i zhduknin pa lënë gjurmë.
Pasi përfundoi pushtimi i dytë i Kosovës, më 5 qershor të vitit 1945 partizanët shqiptarë, me urdhër të shtabit komunist jugosllav, u transferuan në trevat shqiptare të Maqedonisë për të vazhduar edhe atje operacionet e pastrimit kundër nacionalistëve shqiptarë. Operacionet e pastrimit kundër nacionalistëve shqiptarë. Operacionet në Maqedoni u kryen me të njëjtën barbari si në Kosovë.
Në fund të dhjetorit 1945, brigadat shqiptare u larguan përfundimisht nga trevat shqiptare të Jugosllavisë. Operacionet e &#8220;spastrimit&#8221; në Kosovë dhe në trojet shqiptare të Maqedonisë kanë qenë vepra të pastra, të tradhëtisë kombëtare. Brigadat partizane u përdorën si &#8220;Kali i Trojës&#8221; për të pushtuar Kosovën me tradhëti. Krimet e tyre në Kosovë duhet t&#8217;i bëhen të ditur Kombit Shqiptar.
Marrë nga libri &#8220;Gjëmat e komunizmit në Shqipëri&#8221; i Agim Mustës
<span style="font-weight: bold">Martin mos valle historia genjen?</span>