Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij
Martin vlla ta lumsha doren se mke knaq me qa to si ke shkruejt.
Po due me tthan nji gja.
Qanej ka viti i kaluem lxova qit shkrim.
Per bes nuk ju bindsha syve tmi dhe thash qa asht qikjo.
Un e di se Koh e Qeps e Nkoll Leshit asht antishqiptare merpo se na fut qitash pirqamjen nuk e kam dit.
Nuk di qa me than po nja 50 vjet bash u shullam shkelqyem e qitash pa na dilkan do kalamaj tuj sha shokun Enver.
Ani se kan than ata tvjetnit se qai si shan e don ma fort xhaxhin tone tmrekullueshem Enver.
Regjimet totalitare moderne, ne te dy variantet e tyre me tipike, ate nazist e komunist, pavaresisht nga ndryshimet a ngjashmerite, ne institucionet dhe metodat e egzistences se tyre, paten si elemente themelore te perbashket, terrorin e propaganden. Ato qene edhe dy shtyllat kryesore, mbi te cilat u mbajten ngrehinat e tyre. E kjo, ishte e natyrshme, sepse, pa propagande terrori do humbiste nje pjese te mire te efektit te tij psikologjik, nderkohe qe pa terror, propaganda s'do te kish efikasitet te plote.
Sisteme te tille brutale, ishin aq ekstreme sa qe, jo vetem institucioni i propagandes ne teresi, por dhe cdo lloj mesazhi a kumtimi tjeter, ne dukje i rendomte, lipsej te permbante brenda vehtes, domosdoshmerisht, doza te caktuara kercenimi. Ndryshe, propaganda, nuk do te arrinte efektin e saj te duhur e te luante rolin e luftes psikologjike. Qe kjo arsyeja pse, teoricieni e ideologu nazist Eugen Hadamovsky, ne nje prej librave te tij, theksonte nder te tjera se, propaganda e dhuna nuk jane kurre kontradiktore. Perdorimi i dhunes ben pjese ne propagande dhe anasjelltas.
Hannah Arendt, ne vepren e shquar Sistemi totalitar, e shtjellon edhe me tej strategjine e mesiperme ne fjale:
Tashme dihet e eshte konfirmuar fakti se, ne vendet totalitare, propaganda dhe terrori jane dy ane te se njejtes medalje. Por, ky konstatim eshte vetem nje pjese e se vertetes. Kudo ku totalitarizmi arrin te instaloje perfundimisht kontrollin e tij absolut, ai e zevendeson propaganden me indoktrinimin dhe nis te ushtroje violence ndaj njerezve, jo thjesht per frikesimin e tyre, (gje te cilen ai e ben dhunshem sidomos ne fillim, atehere kur ende egziston opozita politike), se sa per te realizuar ne menyre konstante mashtrimet dhe doktrinat e tij ideologjike. Sepse, qellimi kryesor i ideologjise totalitare, nuk eshte ndryshimi revolucionar i shoqerise, por transformimi i vete natyres njerezore.
Ky, eshte edhe motivi, arsyeja e qellimi baze, pse shteti totalitar ne tabelen e qitjes ka vazhdimisht individin, e bashke me te, edhe krejt shoqerine. Ai, si bishe e eger, e perndjek gjahun e tij pa ndjere lodhje kurre. Ne cdo moment, ne cdo ore, ne cdo qoshk e hap te jetes. E perndjek, me gjithe format e mjetet qe ka ne dispozicion, e mbi te gjitha, natyrisht, me arsenalin gjigand propagandistik. Me fjalimet, mitingjet, mbledhjet, gazetat, radiot, televizionin, botimet, leksionet, spartakiadat, parakalimet, festivalet, ekspozitat, aksionet e punes vullnetare etj.
Cdo mesazh propagandistik, shoqerohet, nderkohe, edhe me premtimin e ndertimit te nje shoqerie te re. Me nje jete te ngjashme si parajsa, me paraqitjen e saj plot ngjyra verbuese ylberi. Me drejtesi, barazi e begati etj. Por, ne fakt, realiteti i perditshem per individin, behet gjithmone e me shtypes e i zymte, duke i mbuluar shpirterat e njerezve katerciperisht, me nje perde te rende corientimi, trullosje, mashtrimi e genjeshtre.
****
Nen trysnine e pafund te iluzioneveve marramendese, (fryt i Inteligjences se Dhunes e djallezise se Mendjes Totalitare ), me ne fund, individi shtrengohet te dorezohet e, pak nga pak, truri i tij, nis procesin e tjatersimit. Premtimet, fjalet e bukura, joshjet, endrrat e iluzionet utopike - keto, jane vetem disa nga tiparet dalluese te hipokrizise totalitare e, njekohesisht, edhe perberes te rendesishem te strategjise se saj shkaterrimtare. Elemente baze i objektivit te saj final, eshte modelimi i qenieve te reja nepermjet mashtrimit te gershetuar me dhunen.
Per ndertimin dhe modelimin e te ashtuquajturit rend e njeri te ri, propaganda totalitare e nis punen, qysh te nesermen e marrjes se pushtetit. Per kete qellim, ajo ve ne levizje gjithe mekanizmat e mundeshme qe sherbejne per shkaterrimin e plote te kodeve e ligjeve te sistemit te vjeter. Ne kete kuader, goditen pa meshire te gjithe raportet njerezore egzistuese si, bie fjala, familja, shkolla, kultura, arti, kujtesa historike, feja etj. Pra, shkurt, krejt shpirti dhe individualiteti i njeriut. Keshtu, pra, sistematikisht e pa nderprerje, me te gjitha mjetet e format, ajo vazhdon intensivisht punen per shperberjen finale te individit dhe krijimin e modeleve te reja njerezore.
Vecori tjeter e propagandes totalitare, nder te tjera, eshte dhe perdorimi i nje leksiku krejt orgjinal. Ai konsiston ne faktin qe, gjithcka rreth saj gjykohet, interpretohet e paraqitet me koke poshte. Keshtu, per shembull, aparatin totalitar shteteror, te cilin ajo e quan ndryshe pushtet te popullit (edhe pse, ne realitet, ai nuk eshte vecse instrument i ushtrimit te dhunes e shtypjes se individit) ajo e lavderon plot mburrje, duke e emertuar pa me voglin hezitim, si shkallen me te larte te ushtrimit te lirive e te drejtave te njeriut.
Nga ana tjeter, deformimin e informacionit te vertete ne jeten e perditeshme, e cileson si kulmin e lirise se informacionit. Ndersa, shkeljen e te drejtave te njeriut e represionin sistematik te tij, e konsideron si respektim shembellor te ligjeve e zbatim te drejtesise popullore. Mungesen totale te lirise se shprehjes dhe friken per te thene te verteten, e propagandon si formen me te larte te demokracise proletare etj. Kurse, shperfytyrimin e kultures dhe militantizmin e saj politik, e perkufizon si hapesire te re dhe frymezim te mrekullueshem per krijuesit.
Keshtu, ne saje te makines propagandistike, shteti totalitar falsifikon pa rreshtur gjithcka. Te djeshmen, te sotmen e te ardhmen. Natyrisht, ky proces, nuk kryhet brenda nje dite. Ai eshte i gjate, kompleks, i veshtire e shoqerohet me rezistence e kundershtime nga me te ndryshmet.
Megjithe tymnajen e saj helmuese e marremendese, e cila behet gjithmone e me e dendur, beteja nuk konsiderohet e fituar. Sepse, propaganda totalitare e di fare mire se, qe te fitosh mendjen e, sidomos shpirtrat e njerezve, eshte nje pune teper e veshtire e cila kerkon mjaft perpjekje. Sepse, cdo individ, ne pergjithes, ka nje sistem te komplikuar vetembrojtje.
Megjithate, ne fund te fundit, pas nje fare kohe, ajo arrin te shohe frutet e punes se saj. Pak nga pak, pjesa derrmuese e shoqerise ndjen te ndryshoje sjellje. Te transformohet e te dorezohet. Gjithe ky proces i gjate, tek cdo individ, shoqerohet me frike, me fatalizem para prepotences se shtetit e propagandes se tij. E, pastaj, si rezultat edhe i bashkejeteses se vazhdueshme me mashtrimin e pranine e kudo ndodhur te tij, ajo ben punen e vet.
****
Perkundrejt kesaj atmosfere te rende e trullosese, ato kategori njerezish qe provojne te rezistojne, edhe pse nuk e pranojne apo nuk e besojne propaganden mashtruese, ne fund te fundit, jane te denuar te bashkejetojne e ta kalojne jeten ne shoqeri me te e brenda saj. Duke thithur ajrin e saj, duke bere pjese ne bashkesine kolektive te njeriut te ri. Keshtu, perfundimisht, anormalja behet normale e ata, duan apo s'duan, shndrrohen ne qeliza te shoqerise totalitare...
Pervoja komunisto-enveriste
Por, le te vijme tani, tek vecorite e pervoja e shtetit orgjinal komunisto-enverist, propaganda e te cilit ka qene ne konformitet te plote me praktikat e principet per te cilat folem me lart. Se pari, lipset te nenvizojme faktin se, ashtu si ne gjithe ish-vendet e tjera komuniste te Lindjes, modeli, struktura e ushtrimi i propagandes totalitare shqiptare, ka qene fillimisht i bazuar mbi pervojen e shkolles staliniste. Ish ajo pervoje, e cila u kopjua, u zbatua, dhe u vu ne jete, me perpikmeri e fanatizem shembullor e, me pas, u pasurua me elemente te tjere te rinj.
Lidhur me kete, njohesit e historise se regjimit totalitar ne Shqiperi, theksojne faktin se pothuajse cdo faze e historise politike, ideologjike e ekonomike, si edhe cdo etape e represionit policor ne Bashkimin Sovjetik gjate regjimit te Stalinit ka pasur nje koherence, ekuivalence e perputhje mahnitese, me rrjedhen historike te etapave e ngjarjeve qe kane shoqeruar kronologjine e shtetit totalitar shqiptar. Dishepull e besnik gjer ne vdekje i Stalinit, Enver Hoxha, i zbatoi mesimet e tij ne detaje, me nje dogmatizem e verberi te pashembellt, duke u shnderruar keshtu edhe vete, ne nje prej diktatoreve me te dhunshem te koheve moderne.
Ne sfondin e nje tradite te tille, ishte e natyrshme qe Institucioni i Propagandes, te qe krejtesisht nen kontrollin e drejtimin e Nje, pra te Diktatorit. Ish ai, i cili mendonte, formulonte, vendoste e urdheronte cdo linje, drejtim e orientim te saj. Te tjeret, s'benin gje tjeter vec i plotesonin, sipas rasteve, me elemente e shembuj konkrete, e pastaj i zbatonin gjer ne fund e nje per nje. Natyrisht, duke i percjellur poshte nepermjet mekanizmave te njohur leniniste, te rripave te transmisionit.
Skema e transmetimit te urdherave, qarkoreve, direktivave, ideve e politikes se PPSH nga Diktatori gjer ne Baze, ka pasur strukture te percaktuar qarte. Propaganda dhe mekanizmat e funksionimit te saj, ishin monopol absolut i numrit Nje, pra i Diktatorit.
Por, si percohej, realizohej, shkallezohej e behej efektive ajo, konkretisht? Cilat qene hallkat e saj? ...
Transmetimi i propagandes se Partise nga lart-poshte, realizohej me ane te nje sistemi kompleks ingranazhesh, levash e rripash. (Terminologji e rendomte e fjalorit stalinist te asaj kohe) Ato, konkretisht, ishin:
a) Se pari, shtypi e radio - televizioni, si mjetet me tipike e m- efikase te propagandes totalitare. Ato, kishin vetine te depertonin shpejt e direkt, ne cdo qelize te shoqerise, pa pasur nevoje per hallka te tjera te ndermjetme.
b) Strukturat e Partise, duke filluar nga me te lartat e gjer ne komitetet e tyre ne rrethe. Aty, idete e direktivat zbertheheshin, detajoheshin e pastaj coheshin poshte, ne cdo byro e organizate baze partie. Pastaj, ne cdo sektor te jetes pa perjashtim, duke nisur nga qendrat e punes, te prodhimit e gjer ne shkolla, spitale, reparte ushtarake, kooperativa bujqesore etj.
c) Hallka e trete ishin organizatat e masave. Ne to, perfshiheshin dhjetra e dhjetra te tilla, qe nga ajo e pioniereve e gjer ne shoqatat e ndryshme te pensionisteve. Ato me te rendesishmet, inkuadronin ne gjirin e tyre klasen punetore, rinine, grate dhe gjithe popullin ne pergjithesi.
Nuk eshte rastesi qe, ne krye te skemes e cila paraqet rripat e levat e propagandes se Partise, kemi vendosur shtypin e radio-televizionin. Jo vetem ne rastin e totalitarizmit shqiptar, por ne te gjithe sistemet e asaj natyre ne pergjithesi, keto mjete komunikacioni, me te drejte konsiderohen si me vitalet. Roli, influenca dhe efikasiteti i tyre, jane aq te rendesishme e te domosdoshem, sa mund te themi se, shteti totalitar nuk mund te egzistoje e te ushtroje pushtetin e tij mbi masat, pa ndihmen, mbeshtetjen dhe rolin e tyre te jashtezakonshem. Ishte pikerisht kjo arsyeja pse kontrolli, interesimi, kujdesi dhe lidhja e Partise me ato organizma e institucione kishte nje rendesi te dores se pare. Bile, mund te themi se, me kalimin e kohes, keto te fundit, pra shtypi e radio-televizioni, u shnderruan jo vetem ne zedhenesa besnike e absolute te propagandes se Partise, por edhe ne shembelltyra identike te fytyres e imazhit te saj te frikshem. Ishte kjo arsyeja pse, ne cdo plenium, bilanc politik a fushate ideologjike, degjoje te theksohej fakti se, shtypi e radio-televizioni ishin artileria e rende apo superfuqia e propagandes se Partise. Pikerisht, per te ilustruar kete fakt, eshte interesant te sjellim vetem nje deshmi, nga roli i radio-televizionit te asaj kohe. Marash Hajati, drejtuesi i tij per me teper se dy dekada, (ne periudhen me te eger e me te frikeshme te egzistences totalitare), ne nje prej librave te tij, nder te tjera rrefen se, persa i perket orientimeve te Partise per shtypin e Radio-Televizionin, vec deres se madhe te urdherave per drejtimet e propagandes, kish dhe nje dere tjeter te prapme, e cila: ishte dera e te pa priturave nga ku dilnin: urdhera e njoftime sekrete qe fillonin nga gjera ne dukje te thjeshta e te vogla e gjer ne ceshtjet e medha qe rrezonin fakte, qendrime, figura e personalitete gjer te udheheqja e larte e partise dhe e shtetit.
****
Pra, televizioni, ne te njejten kohe, ish jo vetem shembelltyre, vizion e shprehje e Syrit te Partise, por edhe orakull e barometer i furtunave e cikloneve spastruese qe kalonin e ndodhnin ne vend. Lajmet, kronikat e reportazhet qe pasqyronin takimet zyrtare, pritjet e festat partiake, ishin shpesh sentencat e para te gjyqeve, denimeve makabre e fushatave te spastrimeve qe parashikoheshin te ndodhnin ne vend. Qe kjo arsyeja pse, drejtuesit e larte te radio-televizionit, qene nder te paret te cilet nepermjet porosive nga lart, pervec zbatimit te urdherave, merrnin vesh edhe se cili duhej te delte ne televizion, cili duhej menjanuar apo kush duhej evidentuar me teper. Shpesh, ishte pikerisht nepermjet kronikave te lajmeve qe jepej sinjali i pare, (shume kohe para demaskimeve, organizimit te gjyqeve e egzekutimeve), se cilit nga udheheqja e larte i kish ardhur rradha per t'u flakur tej, e cileve per te bere perpara....
Rroft sa malet PPSH dhe lavdi veprave tshokut Enver.