Re: Ditari i neteve te vona ne Af
Ajo qendron e sigurt dhe e terhequr njekohesisht. Nuk flet nese nuk e pyet. Nuk flet nese nuk je ti ai qe e hap biseden. Ehh, sa here kam dashur. Po pse ta hap une i pari? Po te jete ndopak e interesuar do ta filloje ajo e para. Apo eshte shume e ndjeshme dhe kryelarte per te folur me nje “kalama” si une? Une? Se kam menduar veten asnjehere ne kalama. Por kjo sepse nuk e kam patur asnjehere privilegjin e te menduarit nga pozitat e nje femre. O Zot, cfare po bej? Cjane keto marrezi qe po marr guximin te shkruaj. Tani duhet te isha duke bere dicka me me vlere si psh, ti telefonoja asaj per here te pare. Ndoshta telebiseda jone zgjat disa sekonda dhe mbase gjate ketyre sekondave ajo do te me dhuroje nje ndjenje me shije kafeine, nga e cila do rri pa gjume ca ore te mira, do humbas ca nga oret qe natyra mi ka rezervuar per te me rigjeneruar. Po cti besh. Ajo eshte me e forte se cdo gje. Mund te ma pushtoje mendjen ne pak sekonda dhe mua do me duhen ore te tera te clirohem.
Cdo dite e shikoj me veshtrime vjedhacake dhe qe nuk shprehin ate qe ndiej ne te vertete. Flirtoj si budalla, sepse nuk jam I zoti ne kete gje, dhe ajo me siguri e ka kuptuar kete. Te jete valle dashuri? Pfff… E qe kur e ditkam une shijen e kesaj te fundit. Kjo eshte humbje kohe. E ckam per te bere tjeter? Te telefonoj ate? Po zeri I saj mua me shqeteson. Me cmend. Behem keq kur mendoj se cfare humbas nga cdo moment qe iken dhe une nuk e shfrytezoj per ti bere asaj te ditur kete lemsh ndjenjash, per tu hapur. Nuk e kuptoj tamam se cfare ndjej per ate femer, por di nje gje; qe prezenca e saj me ngacmon jashte mase, mi mpref shqisat ne kulm, me ben shume kurioz te di se cfare fshihet nen ato floke te thjeshte e te zinj, cfare bluan ne mendje per mua? Prania e saj me le ne zemer nje gjurme te forte si cekici ne hekurin e nxehte. Ky konfuzion I thelle me corienton dhe aty aktivizohet sensi I vetpermbajtjes. Dal nga vetja per tia lene skenen “unit” tjeter. Atij qe eshte formal, flet per kohen dhe interesohet per shendetin, po po , atij “unit” te merzitshem deri ne detaj, te padurueshmit. Po pse duhet te mbytet kaq pa zhurme brenda meje kjo deshire primitive per ti folur lirshem si me nje mik me te cilin njihem prej vitesh? Pse nuk mund ti them qe dje e kam menduar shume, shume, pse ?
Ajo eshte shpirti im binjak; thote intuita ime, por une nuk e di, vazhdoj te mos kuptoj, sepse ndoshta nuk kam per ta gjetur forcen per te bere dicka qe te me nxjerre nga ky konfuzion I tmerrshem ndjenjash…