Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerise

nihilistja

Primus registratum
Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerise

Ne konsiderohemi si mbiqenje e si te tille jetojme por me nje kusht prezenca jone imponohet nga qenje te tjera ....... dhe pikerisht eshte kjo ajo qe na ben te ndryshem ju si mendoni ekziston ndonje qenje ne gjendje te ishte vetvetja 100% apo eshte ai gjithmon ne kerkim te roleve dhe ne venje ne skene te tyre si pasoje e shoqerise qe e rrethon?
 

Guest
Re: Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerise

Njerezit jane vegla pune te fatit /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

b.k.

Primus registratum
Re: Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerise

Fillimisht postuar nga oli:
[qb] ne konsiderohemi si mbiqenje e si te tille jetojme por me nje kusht prezenca jone imponohet nga qenje te tjera ....... dhe pikerisht eshte kjo ajo qe na ben te ndryshem ju si mendoni ekziston ndonje qenje ne gjendje te ishte vetvetja 100% apo eshte ai gjithmon ne kerkim te roleve dhe ne venje ne skene te tyre si pasoje e shoqerise qe e rrethon?????????????................ [/qb]
____________

nese e kuptova cke dashur te pyesesh, je interesuar te dish a mund te mbijetoje njeriu pa ndikimin e ambientit, shoqerise, kontekstit apo roleve te caktuara qe jetojne?

mendoj se edhe ne rastet me ekstreme kur femijeve iu esht emohuar jeta ne shoqerine njerezore, mendimet dhe sjelljet e tyre jane percaktuar nga amjenti ku jane rritur (me kafshe p.sh)

per sa i perket atyre qe mohojne rolet dhe kerkesat qe shoqeria iu percakton atyre, dhe mndohen te bejne nje jete te pavarur dhe ne kete rast ata sillen ashtu si reagim ndja ketyre roleve apo kushteve te percaktuara. dmth dhe nese nuk i ndjekin ata jane te ndikuar sepse bejne ceshte e mundur ti mohojne- si pasoje jane te ndikuar nga te gjiteh faktoret e mesiperm e shume te tjere.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerise

Fakti qe ne jetojme ne nje shoqeri te organizuar na jep automatikisht disa role, ne te cilat ne menyre te pashmangshme jemi te kushtezuar nga shume faktor natyror dhe shoqeror.
Por mendoj se nuk e skziston nje rol, nje person apo nje dukuri qe te jete e pavarur 100%. Natyra i ka gershetuar te gjithe elementet e saj dhe rrjedhimisht ato ndikojne njeri-tjetrin. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Dua

Primus registratum
Re: Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerise

Fillimisht postuar nga issi:
Natyra i ka gershetuar te gjithe elementet e saj dhe rrjedhimisht ato ndikojne njeri-tjetrin. /pf/images/graemlins/smile.gif
Pajtohem 101% me ty.

...nga Dua
 

Guest
Re: Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerise

ROLET THONI JU E
PO KA ROB QE BOJNE BUDALLIQE NGA ME TE SHUMTAT E SU THOT NEJRI GJO SE JANE SH....... NDERSA ATO TE MIRET RRINE GJITHMOEN TE NDERSHEM DHE UA FUSIN GJI8THMONE KTA TJERET QE BOJEN SI TE MIRE E TE LLOGJIKUM NDERKOHE VETE I LUJN FENE
HEHEHEHE
LIFE IS GAMBLING MY FRIEND
 

atman

Forumium maestatis
Re: Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerise

Njeriu ka aftesine ta ndryshoje e te krijoje nje ambient, ne perputhje me permasat, deshirat dhe kerkesat e tij. Kjo perben nje force te madhe dhe tregon qe nuk varet njeqind per qind nga natyra. Sepse ai eshte ne gjendje ta pershtate ate, ndersa natyra jo gjithmone eshte ne gjendje te ndryshoje njeriun. Natyra imponon boten e kafsheve, ndersa njeriun jo.
Njeriu do te ishte 100perqind vetvetja nese nuk do te egzistonte subkoshienca. Perderisa kemi proven e qarte qe egziston, duhet te themi se jemi 50:50 ne raport me koshiencen ( e pranojme si nje propabilitet per te qenen ne ekuiliber me vetveten). Ne momente te caktuara predominon njera apo tjetra. Ne gjume vepron subkoshienca, ne realitet logjika. Kjo verteton qe rolet tona jane te pershtatur me synimet, deshirat, qellimet qe i veme vetes, kur jemi ne aktivitet, ndersa kur nuk jemi ne aktivitet, nuk arrime te kuptojme kurre se cili eshte roli tone, sepse humbasim lidhjet me dimensionin kohe dhe hapesire.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerise

Rolet tona ne jete, flasim gjithnje per shtresen me te larte intelektuale te pasur me dije dhe kulture te madhe, jane te pamjaftueshme perpara nje shoqerie e cila eshte e rrethuar me mentalitete te se shkuares.
Edhe vete Jezu Krishti, si bir i derguar i Zotit, nuk arriti i vetem me disa apostuj ti imponoje shoqerise alternativen me te mire per te ardhmen e njerezimit.
Pra duhet nje pune e mundimshme, e lodhshme,me shume stres, me shume vullnet dhe pasion, per te ndryshuar mentalitetin e nje shoqerie qe jeton akoma me primitivitetin.
Edhe ne Shqiperi pavaresisht se per 50 vite u ndoq nje praktike progresiste per zhdukjen e mentalitetit te vjeteruar shekullor, traditave, zakoneve mesjetare, perseri me ardhjen e demokracise e cila u keqkuptua nga te gjithe si pasoje e avancimit te menjehershem te skemave te siperpermendura per progres, nuk u arrit ne asnje lloj menyre evolimi njerezor i nje shoqerie ne zhvillim.
Atavizmat rilinden dhe cuditerisht ato rilinden me forcen me te madhe te saj duke pasqyruar praktiken e gabuar te ndjekur ne te kaluaren.
Problemi nuk qendron te shoqeria por te skemat e avancuara te perdorura nga shtresa me e civilizuara te shoqerise te cilat japin nje konfuzion te cuditshem per te gjithe shoqerine.
Mos valle duhet te testojme rolet tona?

Trinity, une mendoj se nuk duhet paragjykuar, sepse ne vetevete kjo krijon nje panik te madh dhe aspak sinqeritet per te pare realisht rolet tona, ku si pasoje mund te kemi nje exit duke kthyer me deshiren tone atavizmat.
Edhe nje piktor brenda atelies se tij nuk mund te pikturoje realitetin e vertete dhe te fantazoje gjithashtu dicka me te bukur, neqoftese nuk jeton ne ate realitet per te cilen Ai e ka pasion dhe per te cilin ai punon.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerise

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Perderisa kemi proven e qarte qe egziston, (subkoshienca) [/qb]
Ndoshta prova nuk eshte me e qarte se nje hipoteze a mundesi.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerise

Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerie jane maska here-here te padeshirueshme qe secili prej nesh justifikohet pas tyre. Nevojat jane shkaku, me gjithe thjeshtesine e kokefortesine e tyre mbeten te pazevendesueshme. Si te tilla, eshte e pamundur ti evitosh, duke qene qe raporti shoqeri-individ eshte pakthyeshmerisht reciprok!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerise

Logos, egzistenca e subkoshiences, nuk eshte vene ne dyshim qe nga kohet mitologjike edhe pse termi qe perdorim ne nuk eshte ai qe perdornin ata. Ne kohet historike diçka me shume me te eshte marre Platoni.
- Prova si e tille nuk ka te beje me nje mundesi, por me nje realitet. Prova tregon qe egziston, pra eshte qartesi, ndersa hipoteza eshte nje pikpyetje qe kerkon pergjigje. Subkoshienca eshte dhe kjo nuk vihet ne dyshim. Vete instiktet jane prova e pare, endrrat e dyta e me rradhe...
 
Top