Re: Rolet tona ne jete ne ndikim te shoqerise
Rolet tona ne jete, flasim gjithnje per shtresen me te larte intelektuale te pasur me dije dhe kulture te madhe, jane te pamjaftueshme perpara nje shoqerie e cila eshte e rrethuar me mentalitete te se shkuares.
Edhe vete Jezu Krishti, si bir i derguar i Zotit, nuk arriti i vetem me disa apostuj ti imponoje shoqerise alternativen me te mire per te ardhmen e njerezimit.
Pra duhet nje pune e mundimshme, e lodhshme,me shume stres, me shume vullnet dhe pasion, per te ndryshuar mentalitetin e nje shoqerie qe jeton akoma me primitivitetin.
Edhe ne Shqiperi pavaresisht se per 50 vite u ndoq nje praktike progresiste per zhdukjen e mentalitetit te vjeteruar shekullor, traditave, zakoneve mesjetare, perseri me ardhjen e demokracise e cila u keqkuptua nga te gjithe si pasoje e avancimit te menjehershem te skemave te siperpermendura per progres, nuk u arrit ne asnje lloj menyre evolimi njerezor i nje shoqerie ne zhvillim.
Atavizmat rilinden dhe cuditerisht ato rilinden me forcen me te madhe te saj duke pasqyruar praktiken e gabuar te ndjekur ne te kaluaren.
Problemi nuk qendron te shoqeria por te skemat e avancuara te perdorura nga shtresa me e civilizuara te shoqerise te cilat japin nje konfuzion te cuditshem per te gjithe shoqerine.
Mos valle duhet te testojme rolet tona?
Trinity, une mendoj se nuk duhet paragjykuar, sepse ne vetevete kjo krijon nje panik te madh dhe aspak sinqeritet per te pare realisht rolet tona, ku si pasoje mund te kemi nje exit duke kthyer me deshiren tone atavizmat.
Edhe nje piktor brenda atelies se tij nuk mund te pikturoje realitetin e vertete dhe te fantazoje gjithashtu dicka me te bukur, neqoftese nuk jeton ne ate realitet per te cilen Ai e ka pasion dhe per te cilin ai punon.