Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Donald Rumsfeld te na tregon si duhen trajtuar roberit e luftes (POW)
RummieLie.jpg

Donald Rumsfeld: "Konventa e Gjeneves ndalon me
ligj qe roberit e luftes te shfaqen ne
publik dhe te fotogragohen dhe te poshterohen.
Dicka qe SHBA nuk e ben."

CRG2112.jpg



CRG2113.jpg


CRG2114.jpg
 

Blendi

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

nese mendon se amerika del me humbje ekonomike nga kjo lufte, boll me dekafeine po pi kafe sagllam qe te zgjohesh
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

ana
kur te futesh ne teme heren tjeter flit sa te duash kunder te tjereve por respektoje dhe temen jepe dhe nje mendim per roberit e luftes dhe trajtimet "njerezore dhe humanitare" te qeverise amerikane qe uleret qe te tjeret te plotesojne detyrimet nderkombetare por per vete s njeh as OKB e as konventat e Gjeneves
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] nese mendon se amerika del me humbje ekonomike nga kjo lufte, boll me dekafeine po pi kafe sagllam qe te zgjohesh [/qb]
Desha te sugjeroja te vije ca gure te rende ne xhepa qe te cakisnin kembet ne toke /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ke shume te drejte ximi qe dola nga tema, por ja qe nuk me rri kjo goje e shkrete. Ke shume te drejte ndaj trajtimit te terroristeve qe i ben Amerika, vertet qe ka shkelur konventen e Gjeneves. Dhe me irakienet qe po kap se fundi po i shkel keto te drejta?
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

ana
me duket se amerika e pohon me gojen e saj (rumsfeld) se ushtaret dhe oficeret e kapur po kalojne ne procesin hetimor
kjo eshte kunder konventes te gjeneves

sa per eleminimin e sadamit
po te tregoj nje rast te nje agjenti te CIA te futur ne irak disa vite me pare (s me kujtohet viti por eshte pas '91)
ai arriti te krijonte mbeshtetjen e nje gjenerali te larte prane sadamit (ai gjeneral eshte edhe sot ne fuqi sipas ketij personi) per eleminimin e sadamit
plani ishte qe te nxirrnin zera se kishte turbullira ne bagdat dhe ky gjeneral do siguronte rrethimin me tanke te pallatit presidencial ku ndodhej sadami bere dhe vrasjen e tij me vone

puna ishte se per kete veprim ai kerkonte me vone edhe mbeshtetjen e qeverise amerikane

amerika jo vetem qe se perkrahu kete plan por realizuesit e ketij plani ne CIA u vune para akuzave per eleminimin e nje kryetari shteti dhe rrezikonin edhe burgun
me vone akuzat u mbyllen dhe atyre iu dha edhe nje medalje per punen e bere
:rolleyes:
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Jane shume veprime qe mund ose nuk ka bere CIA dhe neve jo vetem qe nuk i dime tani, por jane sekrete qe nuk do i mesojme kurre. Megjithate, kjo qe shkruan do te thote se jane bere perpjekje per te rrezuar Sadamin dhe per nje arsye apo nje tjeter, nuk ka qene e mundur per tu arritur dicka e tille. Pastaj, ja e hoqe Sadamin, nuk do e zevendesonte se shpejti nje nga djemte e tij? Cfare do arrihej te hiqej nje dhemb i kalbur nga nje goje e kalbezuar?
Vetem mos me thoni qe do e rrezonte populli vete se i dime qeverite diktatoriale sa te kollajshme jane per tu rrezuar. Vetem se nje shtetasi mund ti shkoje mendja tek nje gje e tille, do behej mi laboratori per provat e armeve biologjike.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

vertet mendoni se amerika ka te drejten te vendose se kush do qeverise ne vendet e botes(po flas per anen morale se ka njerez qe se kane problem te pohojne te kunderten ketu ne AF)
vertet mendoni se pas sadamit s do vendose nje sadam te ri
per sadamin vere historine e tij dhe lidhjet e tij te ngushta me ameriken dhe europen
shih se kush e vuri ne fuqi kush e mbrojti dhe e armatosi
shih marredheniet e dikurshme te shkelqyera te tij me rumsfeld
etj etj etj
meso edhe pak nga regjimet pro amerikane te amerikes latine

perfundimi im esht se lindja e mesme do kthehet ne nje amerike latine te shek XXI
cdo vit do shihen 10-15 grushte shteti me qeveri qe i vijne pas qejfit amerikes
gjithe te mirat
X
 

Blendi

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Mjetet kimike te nevojshme per armet biologjike u derguan nga SHBA per ne Universitetin e Bagdadit me 1985 pas marrveshjes se ndihmuar nga vizita e nje mesazheri jo fort te njohur, Donald Rumsfeld.

Kujt i pelqeu 11 Shtatori 2001?
E pra edhe 5 miljone banoret e bagdadit kane te gjitha te drejtat te mos u leshohen bombat si bresher. Njerzit vdesin ne zjarr e ne hekur ejjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj!!!!
Thirrini pak, vdesin nga bombat qe dergojme ne!!!
Se duam naften, po le te vene ne te semes kalamajt e vegjel te bagdadit. :mad:

Jam aq kundra ksaj lufte sa nuk e shkruaj dot.
Saddami i duhet amerikes prandaj nuk e vret, i duhet per justifikim.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Absolutisht nuk ka te drejte te vendose qeverite neper bote, por ka te drejte qe ti bej varrin atyre qe duan te na bejne varrin. Te lutem me kupto se nuk jam duke hymnizuar Ameriken dhe mendoj se politika e Amerikes nuk eshte e paster (se mos ka ndonje politike ne Bote qe eshte?), por ceshtja me Sadamin eshte delikate. Ai eshte bere i rrezikshem jo per stamo-dumon por per vete Ameriken, keshtu zgjidhja dihet.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

te kuptoj mire ana
ato qe thua ti jane shume te drejta
por kam shume bindje se me kete qeveri dhe me politikat shkaterruese te qeverise amerikane s eshte per te qene optimist
para se bush te behej president pata degjuar shume zera ne menyren se si ai qeveriste shtetin texas per fat te keq po provohen se si po qeveris ameriken (fjalen se kam vetem per politiken e jashtme por edhe se si ai mendon se qeveris ameriken)
shume vete do dalin dhe do thone se populli e perkrah
kjo eshte perkrahje vetem se ndodhi nje ngjarje si 9/11 dhe se si cdo popull ne rast lufte mendon se perkrahja e qeverise pa kushte eshte gjeja e drejte (rast i anglise eshte me i miri)
gjithe te mirat
X
 

I love new york

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Clinton u zgjua nje dite te bukur nga gjumi dhe tha: Milloshevici nuk me pelqen, e ka modelin e flokeve me te mire se timin. Ti biem me bomba dhe ta heqim qafe!

Nje dite te bukur pranvere, zgjohet Bushi nga gjumi dhe thote: Sadami nuk me pelqen, i ka floket me te zeza se te mijat dhe duket me simpatik. Le ti bie me bomba! Pune e madhe per ushtaret e mij qe do vdesin, per koston e luftes, per pasojat! Nderkohe, Sadami, nje udheheqes paqedashesh i vendit te tij te begate, ku populli i tij i lire e adhuron, kur pervec thikes e bukes nuk dinte se egzistonte arme tjeter u gjend papritmas nen bresherine e Bushit. Keshtu po na i thoni lajmet juve. Iraku vend sovran, vend qe eshte per hesap te tij, ku njerezit jetojne ne begati e lumturi e te lire, qe nuk ka kurrfare rreziku tek fqinjet apo vendet e tjera te Botes. Pffff... jeni ne vehte? Po flasim per Sadam kriminelin ketu - rrezik i vendasve te tij dhe popullsive te tjera. Mjaft pate teatrin e kukullave, realiteti eshte shumeeee me ndryshe. [/qb]
po he moj AnaBlue fol.
ia tha ia tha po kult ia tha - i thone kesaj pune
 

renea

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

e mbeshtes kete lufte vetem per dy aresye, clirimin e popullit irakien, dhe ndalimin e ndonje sulmi mbi ne. nese cdo fakt tjeter i servirur eshte i vertete, harram gjaku i djelmoshave qe po vriten dita dites :mad:
 

TDSH

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Aman se kur degjoj shprehje te tilla si "clirimi" i popullit irakien me vjen per te qeshur...se po te ishte thjeshte per irakianet Bushi sdo kish levizur as gishtin e vogel te kembes...

Por fakti eshte qe pas 11 shtatorit eshte grumbulluar nje urrejtje dhe nje deshire shume e madhe ne maxhorancen amerikane qe ne nje fare menyre te merrej hakmerrje, te derdhej gjak, te behej lufte...Bin ladenin se kapen dot...keshtu qe presidenti jone i "nderuar" bush duhet te perdorte nje tjeter target ku tere ai duf american te derllej. 11 shtatori dhe pa-aftersja e tije si president kane shkaktuar nje pakenaqesi te madhe, e vetmja menyre qe mund te hedhe pak drite mbi periudhen e tij 4 vjecare si president eshte lufta...Mos harroni se Bushi eshte njeri (edhe pse nuk meriton karrigen ne te cilen ulet sot) si gjithe ne te tjeret dhe kjo lufte ka shume te beje dhe me influenca psikollogjike. Ka qene pikerisht sadami njeriu qe ka urdheruar atentatin ndaj babait te tije...kushdo qe te ishte ne qofte se do kish patur mundesite perkatese dhe do kish qene ne poziten e tij do ishte munduar te eleminonte kundershtarin qe deshironte vdekjen e te jatit...Ketu nuk ishte puna se america vertet donte te zgjidhte kete konflikt ne paqe dhe pse tentativa te tilla jane bere, por deshira e mirefillte ka qene qe kjo lufte te kryhej me cdo kusht...

Para disa ditesh jashte deres se nje restoranti me rastisi te shihnja nje grua e cila brohoriste me te madhe, parulla nga me te ndryshmet pro luftes me nje ndjenje krenarije...Ajo po hidhej perpjete sepse sot ne nje vend te larget si Iraku po vriten njerez nga te dyja palet...

Njerez mos harroni qe lufta nuk eshte asgje per tu glorifikuar, ne lufte nuk ka fitimtare, lufta eshte thjeshte pranimi publik se cdo lloj menyre tjeter diplomatike dhe e civilizuar ka deshtuar.

Sadami eshte me shume se sa nje diktator dhe kriminel...megjithate kjo lufte nuk jystifikohet me kaq...
 

marko

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Edi.
Mas 11 Shtatorit, Amerika po i zvogelon mbeshtetjen terrorrizmit.
Me Sadamin, ajo po i con nje mesazh te qarte te gjithe diktatoreve e shteteve qe perkrahin terrorrizmin.
Mbeshtet terrorristet, stervit terrorriste, shif c'te gjen.
Dhe Amerika, duke luftuar dhe duke i bere kercenimet realitet fiton kredibilitet, dhe i detyron shtet qe njihen si sponsore te terrorrizmit, te mendohen 2 here para se te ndihmojne ata.
Mos harro, se operacione si ai i Al Qaeidas, nuk mund te kryhen pa mbeshtetjen e ndonje shteti, thjesht nga individe, eshte thjesht e pamundur.
Pyetni ke te doni qe jane eksperte.
Prandaj dhe po behet kjo lufte.
Je me ne dhe me paqen, do dalesh me fitim, po te jesh kundra nesh dhe me terrorrin, do pesosh fatin e Sadamit.
Un them shyqyr qe me ne fund kemi nje president si Reagani (qe fitoi luften e ftohte) qe nuk e dredh si prostituta Klinton.
Ta dine te gjithe se kur flet Bushi, he means it!
TE tjerat jane garniture, dac nafta, dac demokracia ne IRak, etj, etj.
Ky eshte nje mesazh, dhe bota ben mire ti vere veshin.
 

XimiTr

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Clirimi i Irakut !!!!!!!!!!!!!!!!
Bullshit ! Po pse nuk cliron psh Kuben Bushi se e ka edhe aty afer nuk ka nevoje per aleate ! (te tipit Shqiperi,Rumani, Maqedoni !!) ose pse nuk cliron Korene e cila dihet boterisht qe ka arme berthamore ??
Sepse aty nuk ka nafte ! nafte ka ne Irak ! Keshtu ju clirimtaret e Irakut . Sepse edhe nqs e rrezojne Sadamin amerikaneve nuk do ti rruhet shume per lirine apo demokracine aty ,mjaft qe te ken nje qeveri,apo nje Sadam tjeter proamerikan ! (sic ka ndodhur shpesh ne vendet e Amerikes Latine )
Poshte George Bush !
 

Blendi

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Gjithe lindja e mesme, indonezia, te gjitha vendet islamike, miljona dhe milona njerez kane dale neper sheshe per te protestuar luften.
Me duket se Bushi ia futi kot kur thoshte se kjo lufte do sjelle paqe dhe demokraci ne lindjen e mesme. Perkundrazi, po sjell me shume ndjenje Anti-Amerikanizmi, me shume urrejtje. Me shume terrorizem, e sigurte.

FRUTAT E MENCURISE SE ZOTIT W. BUSH

1048596374.4093730911.jpg


NUK KA DYSHIM QE KJO ADMINISTRATE KA POLITIKEN E JASHTME ME IDIOTE QE MBAHET MEND. OSE JANE NJEREZ PA MORAL, OSE JANE BUDALLENJ.
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

O marko, o njeri
shume gjera nuk i di
Sadami ka vrare musliman
C'nuk dot vrau i shpuri matan

Asnje prove nuk ka Bush mavria
gje nuk ka thene akoma CIA
Lidhje me terrorizmin ai nuk ka
llafe te mos themi kot ne hava

Tani cifutet jane bere te zgjut
duan situaten ta bejne me m..
thone qe Palestinezet rehat do gjejne
nese pushtetin Sadam't do t'ja rrembejne
A thua se Sadami ka 50 vjete
qe rri ne pushtet mot e jete

Keta ore mire mendojne
se budallenjte e besojne
 

Blendi

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Edhe irakenet e shtypur nga ky nenvleftesim i jetes se femijeve te tyre, me hir a me pahir po i presin amerikanet me arme. Qe do te thote qe ne vend qe ti vesh irakenet te rrezojne dikatatorin, i detyron ta mbrojne te ligun.
capt.1048592498.iraq_us_war_bag107.jpg
 

marko

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

O Blenid kur te vijne ne shtepi terrorristat, dhe te hedhin ato kullat ne ere, duke te vrare amerikanet, si thua ti, duhet tu perulesh, ete mundohesh tu besh qefin?
Lindjes se mesme, nuk ka per tiu shtuar apo zvogeuar urrejtja per USa, pavarsisht nga lufta ne Irak, nuk k arendesi se c'ben Amerika, ne Lindjen e mesme nuk ka per te na dash njeri, se propaganda u ka mush menjen qe ja kemi ne fajin qe ata nuk dine te jetojne si njerez.
Se ca faji i ka Amerika Arabise Saudite Zoti e di.
Se ca i ka bo Amerika Kuvajtit Zoti e di.
Se ca i ka bo Jordanit, zoti e di.
Ata duan qe Amerika te mos mbeshtese Izraelin, gje qe eshte budallallik, se po ti linte Amerika dore te lire Izraelit, i bente Arapt fushe, sic i boni kur e sulmuan Sirianet dhe Egjyptianet.
Me njerez te tille, nuk tregohen shenja dobesie, pasi dhe njerzillikun ata e marrin si shenje dobesie.
Kujt i rruhet se u cun ca Arap qe si hyjn ne pune as dreqit dhe protesotjne?
Ata ate pune kan, ne te semes shkofshin te gjithe.
Bravo Bush, se u tregon dajakun!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Qe Amerika ka interesin e naftes, nuk e mohoj dot. Por kush qeveri nuk do shikonte apo nuk shikon interesin e vet? Mos i dhemb shpirti Rusise apo Frances per irakienet? Jo te dashur miq, kane interesat e tyre te lidhura me Irakun.
Qe Amerika eshte e influencuar nga Israeli per kete lufte, edhe kjo me duket bindese.
Qe Amerika ka per qellim zbulimin e armeve kimike/biologjike ne Iraq (nese ka te tilla) dhe shkaterrimin e tyre, po ashtu dhe rrezimin e qeverise se Sadamit qe eshte ne gjendje qe ne mundesine me te pare te prodhoje te tjera.
E ndoshta ne fund, do arrihet dicka e mire per popullin iraqien qe ka kaq shume vite nen regjimin diktatorial te Sadamit. Te arrihet te vihet nje qeveri demokratike qe ai popull te jetoje si gjithe te tjeret qe jetojne ne demokraci, ashtu si dhe neve vete qe e zgjodhem kete jetese. Sa shqipetare ka qe do deshin te jetojne nen qeverine e Dulles akoma? Ndoshta disa kokrra! Po ashtu, jam e sigurte se jane ca kokrra irakiene qe akoma mbeshtesin Sadamin. E ajo foto qe ka nxjerre Blendi me ca iraqiene qe kane marre armet per te luftuar dhe mbrojtur Sadamin, jane po aq propogande si Enveri qe nxirrte fotot e "shqipetareve te lumtur" nen regjimin e tij. Ehu, ka ikur koha qe te besojme brockulla te tilla te diktatoreve.

Dje ne mengjes kur po vija ne pune po degjoja ne radio disa intervista te irakieneve qe jetojne ne Perendim. Njeri prej tyre jetonte ne Norvegji perj 30 vjetesh bashke me familjen dhe fisi ne tij e nuk kishte njeri ne Iraq. Ai ishte kunder luftes duke thene se iraqienet jane fare mire nen Sadamin dhe askush nuk ka te drejte te nderhyje per te hequr Sadamin. Nderkohe qe ai vete ja kishte mbathur dhe jetonte per shtate pale qejfe ne nje vend demokratik, as i behej vone si jetonin te tjeret nen sundimin sadamist.
Nje rast tjeter ishte nje stundente irakiene qe California qe kishte te gjithe familjen ne Iraq. Thoshte se donte te pakten 2 ore per tu lidhur me telefon me familjen e saj, dhe ishte hera e pare qe familja e saj po fliste dicka te ndalur ne telefon. Kur do vini te na shpetoni? (prisnin trupat anglo-amerikane per ti shpetuar). Prandaj, opinionet e vete iraqienve jane nga me te ndryshmet, ashtu si dhe te ne shqipetareve ndaj sistemit enverist. Megjithate, duhet marre ne konsiderate shumica, duhet marre ne konsiderate e ardhmja.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon

Ca nga ne ngurojne te thone "ne te s'emes shkofshin te gjithe" aq kollaj sa e thua ti. Ndoshta edhe debati midis nesh lind ne vlerat e ndryshme qe i japim jetes njerezore. nese ti je i mendimit se jeta e femijeve te irakut nuk ka vlere, eshte e kote te debatoj me ty, pasi as nuk te respektoj.
 
Top