Ritfolk

univers

Primus registratum
Re: Ritfolk

Drejt fatit tim.


O merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
O lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim

Makina ecën me shpejtësi
plepat lëmon i ëmbli fllad
Drejt horizontit nxitoj unë tani
ku me thërret shpirti im endacak

Fotografia e nënës në xhep
dhe një cigare e shtypur aty
O nënë po iki diku atje tej
Do te mësohem të rroj dhe pa ty

O merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
O lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim

Kjo vesë e hënës
sytë po mi lag, mi laaaag

Kjo hënë e vogël sa pika e vesës
të tjerë qytete ndriçon këtë natë
rrugë e panjohur është liria
ku më thërret shpirti im endacak

Në çdo qytet ku unë do ndaloj
vec i panjohur dua të jem
një kalimtar pa lidhje me turmën
dua qetësi, çdo lidhje më tremb

O merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
O lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim

Kjo vesë e hënës
sytë po mi lag, m'i laaaag.

O merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
O lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim

1) Nga te gjitha kenget per mua kjo eshte me e bukra gjithashtu dhe "ENDERROJ"
 

kastro zizo

Primus registratum
Re: Ritfolk

ue sa te mjere ju me rit-cfare?!ritfolk...sa qesharake,megjithate mua me dhimbsen,me vjen keq per ta!!!
ninja.gif
 

asklepi

Primus registratum
Re: Ritfolk

takstet e tyre jane gjithmone aktuale sepse i kendojne disa ndjenjave,situatave qe sdo behen te vjetra kurre.
 

asklepi

Primus registratum
Re: Ritfolk

e di cfare mendoj une?sado kenge te bukura te nxjerrin tani,magjia e tyre u prish me ndarjen qe bene.
 

jim_albanian_morrison

Primus registratum
Re: Ritfolk

Fillimisht postuar nga kastro zizo:
[qb] ue sa te mjere ju me rit-cfare?!ritfolk...sa qesharake,megjithate mua me dhimbsen,me vjen keq per ta!!! <img border="0" alt="[ninja]" title="" src="graemlins/ninja.gif" /> [/qb]
aman ti i shpetuari ke pelqen ti po kush me i mire seritfolk ne shqiperi na e thuaj ti .
 

SkinArt

Primus registratum
Re: Ritfolk

Sapo erdha nga BOOM BOOM ROOM dhe per koicidence i pashe live dhe kenduan Drejt fatit tim nje nga kenget e preferuara te tyre dhe te tjera... dhe me sollen ndermend vitet 91/92 ah ishin cool fare.
Per koicidence te fatit kishin ardhur dhe shume artist te tjere qe jane jashte Shqiperise dhe per me teper my fav Bledar Seiko qe i kishte prere dhe ato floket qe i kishte si yll bote. Ja kalova aq mire sa nuk kam me e harru kete mbremje.
 

Laho

Primus registratum
Re: Ritfolk

une i pash ne televizor ritfolk dhe bera nje foto me camcorder-in qe tua dergoj ju fansave te ritfolkut po sme punon cd-ja ugh :mad:
 

Lit

Primus registratum
Re: Ritfolk

Me kujtohet qe ka qene nje kenge tjeter dhe s'e kam gjetur ne asnje vend. Teksti ishte per nenen me duket "...dhe u ngritem e morem ne krahe, buzeqeshjen e saj...
...sepse nena, nena gjithmone djemte i fal..."
dicka e tille; s'me kujtohet tjeter nga ai tekst.
Ju fershelleja dhe muziken por s'me lejon kodi i forumit.

Di ndonjeri per cfare kenge behet fjale?
 
Top