Ritfolk

Ema

Goddes
Ritfolk

NDJENJE E DASHURUAR

Me ndjenjat jam ulur ne dhome e bisedoj
ato jane dashuruar me ty, une nuk i besoj
Me hir trendafilash dimri, qe celin mbi re,
te krahasojne
si harqe ylberesh hutuar
rreth flokeve te tu duan te qendrojne

Mbi udhet e fletes sime fillojne te vrapojne
dhe tingujt nga pas po i ndjekin
une per nje cast ndaloj
te gjithe me shikojne dhe nisin e presin
u them po shkoj, hej ta takoj

Nga duart e henes te marr,nga yjet e ftohte
mbi krahet e mia te mbaj, nga endrrat te mbroj
Rreth teje ndjenjat e mia dhe tingujt e lashte
njeherazi thone
ky djale qe ju shihni prane ka shekuj me radhe
qe po ju kerkon

Harrohemi ne brigje prekjesh,ne kenge vetetimash
ne dete te arte buzeqeshjesh
ecin mbi perla vargjesh, ne maja te lira
ku vetem nje ze eshte degjuar,
heeej, heeeej jam dashuruar.....
 

Ema

Goddes
Re: Ritfolk

Afrohu

Dua t'i harroj sot fjalët
le të flasin vetë vështrimet
Le të flasë dora që dridhet
këtu mbi kitarën time

Se kur herët bie nata
një dritë ndizet brenda meje
Njerëzit, fytyrat fiken
asgjë tjetër s'ndjej veç teje

Nëpër javë rrjedh trishtimi
cigaren prapë kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetëm unë kam ndyshuar

E tërheq imazhin tënd
me vete nëpër gjumë
jemi bashkë por në agim
i vetëm mbetem unë

Të shoh me qartë kur ti je larg,
afrohu te te dua
Edhe nëse kjo është lojë
nuk më pëlqen te luaj

Diçka mirë e kam ditur
vajzat vdesin porsi lule
Një petal që m'solli vjeshta
nëpër flokë vjen e më ulet

E tërheq imazhin tënd
me vete nëpër gjumë
Jemi bashkë por në agim
i vetëm mbetem unë

Dua ti harroj sot fjalët
kuptoji ti vështrimet
Nata dridhet mbi rrugica
dhe ti mbi dorën time
 

Ema

Goddes
Re: Ritfolk

Deshire dhe Heshtje

Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina

Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.

Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.

E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une

Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une
 

Ema

Goddes
Re: Ritfolk

Enderroj

Sa dua të jem larg
larg mërzitjes pa kufi
sonte do këndoj për ju
ju që njihni veç qetësi

Kënga ime ngjitet lart
atje lart në qiellin blu
ju o yje më besoni
kënga ime është për ju

Ëndërrat ndjekin njëra - tjetrën
ëndërrat jo nuk kanë mbarim
ju o yje më dëgjoni
tek ju prehet shpirti im

Sa herë ju pyes:
"Yje, sa larg jeni ju?"
Ju më duket sikur thoni:
"Fluturo në qiellin blu!"

Sa do të doja në ktë natë
këngën time mos ta mbyll
dhe të ngjitem atje lart
e të kthehem në një yll

Sa dua të jem larg
larg mërzitjes pa kufi
sonte do këndoj për ju
ju që njihni veç qetësi

Sa herë ju pyes:
"Yje, sa larg jeni ju?"
Ju më duket sikur thoni:
"Fluturo në qiellin blu!"

Sa do të doja në ktë natë
këngën time mos ta mbyll
dhe të ngjitem atje lart
e të kthehem në një yll

Sa herë ju pyes:
"Yje, sa larg jeni ju?"
Ju më duket sikur thoni:
"Fluturo në qiellin blu!"

Sa do të doja në ktë natë
këngën time mos ta mbyll
dhe të ngjitem atje lart
e të kthehem në një yll
 

Ema

Goddes
Re: Ritfolk

Parku i dhimbjeve

Ka një park ku vetëm rri shikon
Edhe në darkë dhimbje dha të shtogve
dridhje shpirti parkun e kënaq
Trotuarët tingujt vuajtjet vallëzojnë mbi park
E pas me hap një tren harresash
mundohet të më kapë

E në krahë kam netët
Që ëmbël më vajtojnë
E parë kthema vajzën
Që lehtë ti këndoj

Më kane thënë se e kanë parë
Mbi një lot duke qarë
Dua sytë ti shoh prapë
Ti flas fjalë si i marrë

Në errësirë flokët mi prek
Goten time kanë lënduar
Arome e vajzës po më pret
Nuk më le as për tu larguar

Para meje buzëqesh nga pas liqenit gri
Unë lundroj mbi valët e ndjenjës time
që nesër do të më ikë
Mërmëritet që vrapojnë pa mua nëpër shi
Ndezin vonë në park një dritë kujtimesh
dhe i shuajnë përsëri

E në krahë kam netët
Që ëmbël më vajtojnë
E parë kthema vajzën
Që lehtë ti këndoj
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Ritfolk

Kush i do mp3 e Ritfolk, te me kontaktoje. Po nuk patet MSN apo Yahoo messenger, bejeni download. E-mailin tim e gjeni tek profili im.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ritfolk

Une i du mp3, i adhuroj, por jo si jane bere tani, por ashtu sic kane qene atehere, kam dhe MSN.
 

shku

Primus registratum
Re: Ritfolk

A shiten gjekund partiturat apo a i ka ndonje akordet e kengeve te ritfolkut?
Po ashtu eshte nje kenge qe e ka kenduar Gjebrea i pari me tekst te Agollit - po kur te jesh merzitur shume..........A e di njeri se ku mund te blihet ose te download-et?
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Ritfolk

DO TE THEM DICKA.

Më dëgjo, do të them diçka
Më pëlqen kur pranë meje rri
Më pëlqen kur flas me ty
Më pëlqen kur heshtim të dy
Nuk e di pse aha, nuk e di

Më pëlqejne sytë që më qetësojnë
Ndihem keq kur dikush të vështron
Më pëlqen të kem në krah
Më pëlqen kur nxehesh pak
Më merr malli...
Më merr malli kur ti je larg

(refren)
Netët e mia mendojnë për ty
Në ëndërr më shohin vetëm dy sy
Zgjohem dhe hënës i lutem une hënës ngadalë
Ti më thuaj, më thuaj një fjalë

Hutohem, gëzohem pa shkak
Ndërmënd kur të sjell qesh dhe qaj
Këtë ndjenjë s'e kam provuar kurrë më parë
As më thua ç'po ndodh?
------------------------------

Më dëgjo, do të them diçka
Më pëlqen kur pranë meje rri
Më pëlqen kur flas me ty
Më pëlqen kur heshtim të dy
Nuk e di pse, nuk e di

Netët e mia mendojnë për ty
Në ëndërr më shohin vetëm dy sy
Zgjohem dhe hënës i lutem une hënës ngadalë
Ti më thuaj, më thuaj një fjalë

Hutohem, gëzohem pa shkak
Ndërmënd kur të sjell qesh dhe qaj
Këtë ndjenjë s'e kam provuar kurrë më parë
As me thua ç'do te ndodhe pastaj
Me netët që mendojnë për ty
Me ëndrrat që shohin vetëm dy sy
Zgjohem dhe hënës i lutem unë hënës ngadalë
Ti më thuaj më thuaj një fjalë

Hutohem, gëzohem pa shkak
Ndërmënd kur të sjell qesh dhe qaj
Këtë ndjenjë s'e kam provuar kurrë më parë
As më thua ç'po ndodh?

Më dëgjo, do të them diçka !
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Ritfolk

Po, dhe nje nga me te bukurat e tyre. Degjoje ke Fajtori, ose, shihemi ne MSN nqs do mp3.
 

moonlight

Primus registratum
Re: Ritfolk

Fillimisht postuar nga NYC_GUY:
[qb]Djep kete te fundit se kam degjuar mos ehste gje e re ???????????[/qb]
I love that song man! /pf/images/graemlins/frown.gif
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Erka

Primus registratum
Re: Ritfolk

Fillimisht postuar nga shku:
[qb]Po ashtu eshte nje kenge qe e ka kenduar Gjebrea i pari me tekst te Agollit - po kur te jesh merzitur shume..........A e di njeri se ku mund te blihet ose te download-et?[/qb]
Edhe une e kam kerkuar shume kete kete kenge. Po e gjete, dergome dhe mua nje mesazh /pf/images/graemlins/smile.gif
 

DANA

Primus registratum
Re: Ritfolk

Parku i dhimbjeve eshte kenga me yll. Me vjen keq qe Altini & Sajmiri nuk kendojne me bashke.
 

oneo

Forumium praecox
Re: Ritfolk

Shume grup i larte eshte...kenge teper te bukura.

Pse nuk ofrohet ndonje te beje per njefare kohe nje tip ftp server qe t'i marrin sa me shume veta???
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Ritfolk

 
Top