rishfaqet GAZIDEDJA!!!

komino

Valoris scriptorum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

Sot berisha na duhet si vaksina kunder gripit (baktere te dobesuara) por duhet larguar pa u bere teper i rrezikshem
 

komino

Valoris scriptorum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

V E N D I M

PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË SË LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMEVE INFORMALE (ALUIZNI)





Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:



Z.Shaban Memia emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI).



Ky vendim hyn në fuqi menjëherë .



K R Y E M I N I S T R I



SALI
 

komino

Valoris scriptorum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

eshte kthyer nderkohe edhe e famshmja VOKSHI "zeri dhe fytyra e berishes ne TVSH"
 

tntn

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

Heuuu, paskan emru Shabonin prap drejtor?
Heren e fundit e pushuan nga puna ngaqe kishte rrahur me grushte konsulentin italian per ceshtje te sigurise...ene e dini si iu justifikua Sales? "E rrafa se m'fyu rand"

Ky mduket esht si ai Shabani tjeter qe iu fut me cfurk pushtusit NAzifashist....Shabanoooooooooooo!!!!!!!!!!!!
 

antip

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
eshte kthyer nderkohe edhe e famshmja VOKSHI "zeri dhe fytyra e berishes ne TVSH"

[/ QUOTE ]
Kjo ishte si qershia mbi torte... /pf/images/graemlins/smirk.gif /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

bsh

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

uaa seriozisht e ke ti o -? qenka kthy Vokshi???!!...me vjen per te vjelle ku me kujtohet emri i saj- qe ngrefej ne TV ndersa njerezit vriteshin....
C'do te thone gjithe keto levizje? A mos ka nisur kryeministri nje mision rehabilitimi te figurave famekeqe te 97'??...kjo ose eshte marrezi, ose e planifikuar( nq eshte a planifikuar eshte shume e rrezikshme!)....
 

tntn

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

me thuaj aman kush eshte figura me famekeqe e vitit 97?
...vete Sali Berisha!

e kemi thene dhe sterthene 1000 here se Sali Berishen populli e risolli ne pushtet sepse Nano nuk durohej me...
kjo eshte e vertete. dhe Nanos mire iu be.
Po nga ana tjeter...c'prisni nga Berisha? Te mohoje ate qe eshte? Veten e tij? Nga Berisha mos prisni gje tjeter vec keta: Vjollca Vokshin, Gazideden, Memine...

Pervec ketyre, Berisha sjell edhe "gjakun e ri" ne PD, njerez qe s'ia kane idene c'eshte Partia Demokratike, njerez qe s'kane punuar as nje dite te vetme per Partine Demokratike, njerez qe s'kane pesuar kurrgje nga socialistet sepse nuk i kane perkitur kurre Partise Demokratike....njerez arrogante, debila, pa pervoje dhe gjela mbi pleh si Lulzim Basha. Nese merrni Bashen dhe ia shtoni Memise, Gazidedes dhe Vokshit atehere merrni tablone e plote "BERISHA 2006"...aman se na hapen barkun.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

pergenjeshtim (sa i ndergjegjshem qe jam)

akoma nuk eshte kthyer vjollca vokshi

Githsesi, gazidedja, memia dhe deklaratat e fundit te berishes mbi '97 jane mese te mjaftueshme per te menduar ai po kerkon nje reabilitim vetes dhe oborrit te tij te '97
 

epremte

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Gazi i Dedes, osht Dibron, e personi i pare qe shajti pas Sala i dha emrimin ne hipoteka ishte nje tjeter dibron. Shkelqim Cani...

[/ QUOTE ]

hmmmmm
 

irene

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

dhe une qe po vrisja menjen cfare e shtyu kte me shkrujt te politika...

i see i see /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

Ministria e Mbrojtjes, i jep titullin “Dëshmor i Atdheut” Agron Myftarit, kapitenit të vrarë në Përmet në mars të ’97-ës

Shpallet dëshmor oficeri i vrarë në ’97


A.R

TIRANË - Kur nuk është mbushur viti kur PD ka ardhur në pushtet, ka filluar në mënyrë jo shumë të bujshme, rehabilitimi i disa figurave zyrtare apo edhe të ushtarakëve që janë vrarë gjatë trazirave të 1997-ës. Dy kampet politike ndajnë qëndrime të ndryshme edhe sot e kësaj dite për veprimet e ndërmarra nga zyrtarë dhe ushtarakë të asaj kohe, ku PS vazhdon t’i cilësojë veprimet e tyre si tentative për të shtypur protestat masive të qytetarëve, ndërsa PD deklaron se ata kanë zbatuar detyrën ndaj shtetit. Kështu dje në Durrës u organizua ceremonia e dhënies së titullit “Dëshmor i Atdheut” kapiten Agron Myftari, i rënë në krye të detyrës në datë 8 mars 1997 në Grykën e Koçiut në Përmet, në mbrojtje të shtetit dhe objekteve strategjike ushtarake. Ky është edhe motivacioni zyrtar i dekoratës së akorduar nga ministria e Mbrojtjes për Agron Myftarin, një prej ushtarakëve që humbi jetën gjatë përplasjeve me armë në zonën e Përmetit, që ashtu si qyteti i Vlorës dhe qytete të tjera, u përfshinë nga trazirat dhe dolën jashtë kontrollit të strukturave shtetërore në vitin 1997. Gjatë ceremonisë morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Petrit Karabina, zyrtarë të ministrisë, familjarë dhe të afërm të Agronit, përfaqësues nga Prefektura e Durrësit si dhe ushtarakë të Forcave të Armatosura. “Jemi mbledhur për një ngjarje tejet të rëndësishme, që na nderon të gjithëve dhe në mënyrë të veçantë familjen e Agron Myftarit, qytetin e Durrësit dhe çdo ushtarak nën uniformën e nderuar të Ushtrisë Shqiptare”, - tha Karabina. Familjarët e ushtarakut të dekoruar, shprehën mirënjohjen ministrisë së Mbrojtjes, dhe qeverisë “Berisha” për titullin e lartë që i akorduan djalit të tyre, Agron Myftari.
Precedenti
Ndërkaq dy vjet më parë Presidenti Alfred Moisiu dekoroi për herë të parë dy oficerë të SHIK të vrarë gjatë trazirave të 1997-ës. Përkatësisht i akordoi toger Lekë Qokaj “Medaljen e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Në shenjë nderimi dhe vlerësimi të lartë për veprimtarinë dhe kontributin e vyer, në shërbim të shtetit, deri në aktin sublim të dhënies së jetës në krye të detyrës” si dhe nënkolonel Besnik Hidri po me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Në shenjë nderimi dhe vlerësimi të lartë për veprimtarinë dhe kontributin e vyer, në shërbim të shtetit, deri në aktin sublim të dhënies së jetës në krye të detyrës”.




03/06/2006
KATEGORIA: Politikewww.shekulli.com.al
 

Blera1

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

Gazidede pervoje e keqe shqiptare
ndoshta shqiptaret do dine te mos presin mire nga nje ekip tashme i deskridituar.
i frigohem skenarit te 97
 

komino

Valoris scriptorum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

jo mer jo

'97 eshte akoma shume larg

dhe e krejtesisht e panevojshme

pas me pak se nje viti egziston mundesia ligjore per opoziten per te cuar ne zgjedhje te reja. Nese do te mungoje vullneti per nje gje te tille, aq me pak do te kete vullnet per nje tjeter "lufte"
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: rishfaqet GAZIDEDJA!!!

ishalla nuk e ve shef spiunesh prape....
po ca funksioni ka ai njeri qe uzurpon vendin ne kohe trazirash dhe nuk vjen deri sa eshte opozita ne pushtet dhe tani qe ka ardhe Sala vjen prape??????? cfare rremuje do beje ky Gazi i botes???????? na jane mbledhe ca trima ne qeveri qe po ia hane koken njeri tjetrit. do te vije koha dhe do te shohim se c'do behet me keta.
 
Top