Rilindja Shqiptare

alinos

Forumium maestatis
Rilindja Shqiptare

A keni menduar ndonjehere: Rilindja Shqiptare eshte vertete artistikisht cilesore, apo fakti qe ishte hera e pare qe prodhohej letersi shqip dhe qe pati ndikim politik ka bere qe ne ta pelqejme dhe ta ngrejme ne qiell pa merite?
 
E

EL-DIABLO

Guest
Re: Rilindja Shqiptare

Ndofta kjo e dyta me tingellon me embel se po ti shikosh me imtesi vjershat e Naim frasherit nuk jane shume cilesore sepse mendoj nga deshira e madhe e tij qe te shkruante sa me shume la ne harrese thelbin e poezise ... Gjithmone ky eshte mendimi im pa keqkuptime /pf/images/graemlins/smile.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Rilindja Shqiptare

mesa duket eshte e vertete ajo qe mendoj: shqiptaret nuk jane gati te diskutojne tema te tilla, dhe as te sigurte ne identitetin e tyre.

Mire, flm el diablo /pf/images/graemlins/wave.gif
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Rilindja Shqiptare

<font color="brown"> Ndoshta, nuk eshte keshtu krejtesisht. Megjithate, kam pershtypjen se, edhe ne letersine e Rilindjes, qe pergjithesisht pershkohet nga fryma e ngritjes kombetare (kam parasysh kushtet historike dhe shtysat qe rridhnin prej saj), ka vepra qe kane karakter mirefilli letrar. Keto te fundit nuk jane te shumta ne numer, ose me mire, nuk jane trajtuar sic duhet neper shkolla (dhe jo vetem). Te shtyre per te zbuluar dhe injektuar vetem letersine qe fliste per trimerite apo kryengritjet, neper shkolla iu vu theksi kesaj pjese letersie dhe nuk na u tha shume per tiparet letrare te tyre. Mjaftonte te mesoje "Sokellin Rrapo Hekali/ sokellin sa tundet mali" etj, etj.

Nejse, kaq per tani se nuk kam kohe as te marr fryme. Ky eshte opinioni im shume i pjesshem. Pak me vone ndoshta, do te sjell edhe disa shembuj te asaj pjese te letersise ne fjale qe, une mendoj, se eshte e mirefillte.
</font>
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Rilindja Shqiptare

TRATHËTORËT - N.Frashëri

Shokë, kemi ne mest tënë
Shum' armik' e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s'kanë gjë në dorë.
Harruanë mëmëdhenë
Dh' e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qofte thënë!
Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një kurvë shtrigë,
Të ndyr' e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.
Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!
Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën!
Buk' e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!
Miqt' armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç'është kjo e madhe punë!
Fajn' e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?
Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,
Se mbretëron e vërteta,
S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjë e vërtetë.
Ata turpinë fitojnë,
Nderr' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin.
Nuk është kurrë haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretë,
Të gjitha janë paguar,
S'ka mbeturë gjë në jetë.
Lerini, pa do ta gjëjnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s'e dinë c'bëjnë,
Janë të verbër e s'shohin.
O, popo ç'turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s'janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.
Me të huajnë u bënë,
Me armikn' e Shqipërisë,
S'duanë gjuhënë tënë
Armikët' e Perëndisë!
Ndjej, o Zot, se nukë dinë
Se ç'bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun' e lig' edh' e mërzitur.
Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s'e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënttë do t'u vinë.
Vëllazërin' e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s'dinë se ku venë.
Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt' e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.

<font color="blue">Per mendimin tim Rilindja shqiptare ishte totalisht nje thirrje per kryengritje, per mos bindje, etj, etj. Por fakti mbetet dhe duhet thene fort qe ne (shqiptaret) para rilindjes nuk kishim letersi te shkruar ose dicka qe mund te konsiderohej e tille sepse kishim vetem Buzukun, Budin dhe Bogdanin, qe te tre me shume prirje te mira perkthimi te veprave fetare sesa te mirefillta te nje krijimtarie te paster sic bene rilindasit...
Keshtuqe te dyja hiptezat qe ngre Alinosi qendrojne dhe do te thoja qe ato konpensojne njera tjeteren.</font>
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Rilindja Shqiptare

Një figurë e Rilindjes së vonë është edhe Fishta. Ky shkrimtar nuk është studiuar fare në letërsinë shqipe e vazhdon të mënjanohet. Po ashtu, shumë rilindas nga Veriu i Shqipërisë janë cunguar qëllimisht prej regjimit komunist, mendësitë e të cilit vazhdojnë të mbijetojnë edhe sot.

Po vendos një poemë satirike të Fishtës por që ka përveç një realiteti therës, gjithmonë i kohës , edhe vlera artistike. Është paksa e gjatë dhe e vështirë për t'u kuptuar por e vlen të paktën thelbi t'i nxirret.

METAMORPHOSIS
(1907)

Tros Tyriusve mihi nulio
discrimine habentur
VERGILIUS


Qe besa, or burra,
Nuk dij kah t’çajë,
Mbasi do t’thirret
Sod derri dajë….
Me anmiq t’Shqypnis
Un pa u frigue
Mjaft jam, i mjeri,
Kacagjelue.
Pse kam pas thanun
Deri sivjet:
Lum aj [ndaluar] shkrihet
Per atme t’vet;
Edhe kam pritun,
Mbas ktij mendimi,
Trimnisht per atme
Ç’farë do ndeshkimi.
Por tash, t’a dini
T’tanë rreth e çark,
Se mue m’ka hi
Sod lepri n’bark.
M’asht ba shtupë zemra,
E m’la trimnija,
Si jam tue njoftun
Se ç’m’qet Shqypnija….
Po, po; kujdesi
Per Gegë e Toskë
Mue sod m’ka hjedhun
Si hut n’ketë prroskë,
Ku, ndejë haru
Si dac n’govigi,
M’janë ba, qe besa,
Kerçikët si vigi,
E shtati tjeter
Porsi degë pishe,
Thue se kam hanger
Haram gja kishe.
Si me pasë le
M’ndo’i knetë n’Zejmen,
A me pasë ndejun
Tue tredhun qen.
Ehu! T’kishe shkue
Pak ma kadalë,
S’isht kenë nevoja
Me tjerrë ktu fjalë;
Perse ishe majun,
Si majet njala,
E punue m’kishte
Kuleta e fjala;
Porsi njatyne,
[ndaluar] ndejë n’Shqypni,
Kujton se gjinden
Shi n’Australi;
E per dhe t’t’Parvet
S’u bjen nder mend
Me sa per kpurdha
[ndaluar] bijn n’dervend.
Ata, eh t’paça!
Kanë spaten n’mjaltë,
E si balona,
Per ditë ma t’naltë :
Per ditë t’u majun,
Si majt njala,
U punon m’shekull
Kuleta e fjala.
As per punë t’eme
S’kanë t’lodhët, hae i keq,
Me sa druen halen
Se i therë n’perpeq.
E pse, pra, t’rrekem
Pa i ba gja kujë?
Perse t’a mbajë
Un shatin n’ujë?
A thue dishroni
Prej ktyne s’ligash
Gjithmonë me m’pamun
Si t’pimunshtrigash?



Eho jo, bre burra,
S’kam le per s’teprit!…
Ma mirë u rrnueka
Me zemer t’leprit!…
Kam da, ta dini,
Me vjetë t’sivjetit
Me u shporrë Shqypnijet,
Me kenë i vetit.
E dij se kini
Ju t’gjith me m’sha,
E se me m’thirrun
Ma s’kini vlla;
Por n’dashtë; le t’thohet
Se dredhoi Leka,
Veç kurr mos t’thohet
Se ka mbetë Leka.
T’a dijë Shqypnija
Pra e sheklli mbarë,
Se ma mbas sodit
Un s’jam Shqyptar,
A ndiet, Zotni,
[ndaluar] rrini m’shkam?
Un ma me sodjet
Shqyptar nuk jam.
M’thirrni si t’doni,
U tham : Urdhno!
Zulu m’a njitni…
Shqyptar, por, jo.
Per mue Shqypnija
Kufij ma s’ka,
Nuk kam kund atme
As fis, as vlla,
Fis kam ma t’fortin
E vlla bujarin,
Per atme barkun,
Per erz kam arin.
Prandej, mbas sodit,
Kur t’m’leverdisin
Un kam me shndrrue
Sa herë t’due fisin.



Kshtu, kam me ra
Un n’mbramet Grek,
Kam me ndjehë n’nesret
Shkja ja Zejbek.
Der sod kjeçë dhamun
Per gjuhë shqyptare :
Por shka, me sodjet,
Per mue dalët fare.
Per mue jan baras
Si bukë si pane,
Por due [ndaluar] gjindja
Pa te t’mos m’lane.
Perse veç shqypja
Do folë n’Shqypni,
(Si duen me thanun
Nji palë zotni),
Kur me i gut’n Morgen!
A kaliimera!
Me i dobra ve&amp;#269;er!
A buona sera!
Mue punët të tana
M’hecin per fille,
E der morrizi
M’qet drandofille?…
Luftët e Kastriotit
E t’Dukagjinit
Un kam me i mbajtun
Per dokrra hinit.
Sot per mue Leka
E Skanderbegu
Janë Palok Cuca
E Jaho Bregu.
Ma s’kam me i qitun
Zavall un kres
Per krena t’vendit
As per t’parë t’fes;
Kushdo per mue
Le t’jet I par:
T’jetë dreq me bryna,
Por jo Shqyptar.



Pse krejt sod jeten
Un ndrrue e kam,
Kam le per s’dytit :
Shqyptar ma s’jam.
E prej se s’dytit
Kam le sivjet :
Kurdo t’pagzohem
A t’m’bajn synet,
Un due t’m’a njesin
Pantaleone.
Pse mbarë bjen fjala
Me napolione,
Pantaleone,
O ‘i tjeter emën
[ndaluar] t’daj se mashkull
Nuk jam, as femen :
Taman si duhet
Shqyptari t’jet,
[ndaluar] don me pasun
Kuleten xet. –
Tash bjer kavallit,
O barku i em,
Porsi bylbyli
[ndaluar] kndon mbi gem!
Perse me sodjet
Nji jetë e re
Do t’xaje filli
N’Shqypni per ne.
Per ne xen filli,
Po, koha arit,
Sod [ndaluar] i ram mohit
Rodit t’Shqyptarit.
O i lum ti i lumi,
Si padisha
Tash ke m’u lkundun
Mbi ndo’i sofa.
Per ne mbas sodit
Per çdo punë t’liga
Nuk dp t’na marre
Mbi shekull friga.



Kemi per t’kenun
Si hyj mbi tokë,
Kem’ per t’zotnue
Pa dhimbë mbi shokë,
Kemi me shkelun
Mbi rrashtë t’Shqyptarvet,
Tue lanë mbas krahit
Burrnin e t’Parvet.
Tjerët kanë m’u ushque
Me lakna t’veja,
Me shllinë (n’i paçin,
Medje, dhent plleja),
Ti ke me rrue
Bibaj e pata,
E makerona
Edhe sallata.
Tjerët kan me shkimun
Edjen me hirrë;
Ti, veç a mundesh
Shampanjë e birrë.
Pa lodhë na menden
Per dhe e gjuhë t’t’Parit,
Kem’ per t’kenë çmue
Prej zogjsh s’Shqyptarit.
S’ka per t’ngranë palla
Pse t’digjet ara,
Ase mos t’gjindet
Kund rrushit fara.
Kur per ty greza
Bajn malit bungat
E mjaltë per ty
Kullojn der cungat.
Ehu! dy germaza
Sod kjeçë tue dashtë,
E ‘i plandc lastiket
Krejt mbrendë e jashtë:
Kje at-herë tu’ u zgja
Ti sa koteci,
E tu’u kuqë hunda
Mue m’kje si speci.



Oh! kur t’xash filli
Me vu ti strehë,
Sa t’u ngjatjetat
Ke per t’i njehë!
E ka me u gjetun
Ndo ‘i farë Orfeut
[ndaluar] lavdet t’ua
T’i a kndoje dheut.
E ti, tue qeshun
Kangë e kangtar,
Tash mban perkthesen:
Nuk jam Shqyptar.
Mandej, kur plakun
E lodhë prej vjamit,
Ke m’u da shekllit,
(Per sherr t’Adamit),
Njata [ndaluar] zhaben
N’ketë jetë t’a rrasen
Kshtu kanë me t’shkrue
Mbi vorr ty rrasen:
«Ktu njaj fatbardhi
Asht tue pushue
Per Fe e per Atme
[ndaluar] pat jetue.»
A thue se asht vorri
Bash i Spartanvet
[ndaluar] n’Thermopila
Banë ball Persjanvet...
Pra, bjer kavallit,
O barku i em,
Porsi bylbyli
[ndaluar] kndon mbi gem!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Rilindja Shqiptare

Fishta nuk konsiderohet shkrimtar i Rilindjes Kombetare, ndonese kete poeme e paska shkru qe ne 1907. Pergjithesisht tek rilindasit futen ata qe kane shkruar pjesen me te madhe te krijimtarise se tyre para shpalljes se Pavaresise (nese ndonjeri e di te sakte perkufizimin e Rilindjes Kombetare mund te me korrigjoje).
Fishta ka shkruar me vone, dhe hyn ne plejaden e shkrimtareve te viteve 20-30 qe per mua mbeten me te miret (Noli, Fishta, Konica, Poradeci, Migjeni, Koliqi, etj).
 
E

EL-DIABLO

Guest
Re: Rilindja Shqiptare

E konsideroj te sakte mendimin e Ujkut ne lidhje me Fishten..
 

ujku81

Primus registratum
Re: Rilindja Shqiptare

Çajupi eshte nje nga poetet e shquar te Rilindjes. Nuk e di se sa poezia e meposhtme i perket Rilindjes dhe vlerave te saj, por eshte poezi origjinale e Çajupit. Nuk ma ha mendja se e ka studiuar njeri ne shkolle kete /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/devil.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

Lere grua se c`me gjeti
Nuk me bindet me aleti
Ky bandill qe cante rete
Me s`i ngre kryet perpjete

Vjet si kale turfullonte
Grate e fshatit kur shikonte
Sa i shihte bythe zbuluar
Sulej si qen i terbuar

I pushtonte vete te tera
Zgavra,shpella,guva,verra
Fryhej si nje patllixhan
Kur shkonte nen fustan

Sa i vinte mend zanatit
E uronin grate e fshatit
Po sot c`ka qe eshte merzitur
Trup e shpirt i raskapitur

Shikon cupat siseplota
Me shale te buta e te ngrohta
Nuset e bardha si debora
Qe s`i shpetonin nga dora

Grate e reja sisemedhate
Qe i nderronte pernate
Dhe s`leviz te behet burre
Te mbeti vetem per shurre

Ah moj grua moj e grate
Te mbeti burri kaq thate
Megjithese mend s`te ngop dot
Por dikur s`kam qene si sot

Ishe trim dhe djale i hedhur
Pak usta per te zgjedhur
Buzeqeshja me te tera
Mjaftonte qe tu hante verra

Por me shume doja grate
Vithe gjera sise medhate
Por dhe cupat shume i desha
Nuk i lija virgjeresha

Mazallah mbetcin me barre
I therrja i beja varre
Nuset e reja me naze
Thoja si qofte taze

I ndukja me buze e dhembe
Sa ngrihej fshati ne kembe
Isha bej me mall me toka
Po beja dhe c`me thosh koka

Ne Zagori dore e pare
Me sejmere e hyzmeqare
Kisha kuaj lope e dhen
Edhe gra me shume se qen

Vete i ujdisja te tera
C`me tha koka e s`e bera
Ne Europe s`lashe vend pa pare
Kuplarate i mora mbare

Shijova bionde gjeramane
Meskeputurat persiane
Rreth e qark iu solla botes
Por ne France lash mendt e kokes

Kush te doje le ta provoje
Ta marre mikun ne goje
Ne Stamboll mos shkofsha kurre
Bashkohet burri me burre

Thone se eshte ves i shemtuar
Mos vdeksha pa e provuar
Por tani kjo pune e pati
U plaka me ra takati.

A.Z.CAJUPI
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Rilindja Shqiptare

<font color="brown"> /pf/images/graemlins/lol.gif Aman ore po drejt e atje vajte? /pf/images/graemlins/lol.gif Nejse, nje nga pjeset qe me pelqen me shume nga Cajupi eshte kjo me poshte:

Vaje
I
Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë,
lotet që kam derdhur s'më janë dhe tharë!
Shumë vjet u bënë, sot u mbushën dhjetë,
që kur më ke lënë dhe s'të shoh në jetë!
Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të vjen keq për mua? S'te vjen mall për djalë?
0 ëngjëll i bukur, mos mëno në botë,
kthehu të të shomë, të na mbeten lotë.
S'rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa neve?
Motemot që rrojtëm bashkë, s'më urreve.
Atje. tek rri janë qipariz' e varre. ..
Kthehu të të shomë, mos na le për fare!
Mos na le të gjorë, me zemër të ngrirë,
kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë;
E ke lenë foshnje, tani u bë burrë,
s'arrite ta rritje, s'të ka parë kurrë!
Për ty shumë herë çoç do të më thotë.
po s'mund t'i përgjigjem, se më mbytin lotë:
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë,
duke psherëtitur te zot' i vërtetë.
0 zot i vërtetë, s't'erdhi keq për djalë,
kur i more mëmën dhe më le të gjallë?
Të më keshe marrë, do të qe më mirë
dhe të rronte mëma, të rriste të birë.
Me se rrojnë foshnjat? Ç'i rrit çilimitë?
Dashuria e mëmës dhe përkëdhelitë.
0 zot, të jam falë, mos më le të mjerë,
dërgom' Evgjeninë ta shoh dhe një herë!
«Pse s'kuvëndon mirë, more punëbardhë,
cili vdiq njëherë dhe prapë ka ardhë?
Gjith' humbasën gruan, mëmën e babanë,
po ata që mbetën si ti nukë qanë:
të vdekurin lotët s'e bien në jetë,
po lutu dhe falu të rriç djalën vetë.
Doje drit, o qiell, more dritën time
dhe më mbushe jetën plot me hidhërime!
Tani rroj pa shpresë, ndaj s'dua të rroj,
se dhe perendine tani s'e besoj!

</font>
 
Top