Rezistenca!

durrsakja

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Ka ardh vakti me ik ne shpi...

Jula dike humor parlamentar, te paskam nenvleftesu /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

jula

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Sekretarja e fushes me presh po largohet per te marre me seriozisht punen e saj tokesore.

Mire u lexofshim.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Rezistenca!

Frikkke, frike ne shoqerite e Perendimit opulent.
Nuk po them c'te mbjellesh do te korresh se edhe mua mire me vjen qe jam nen "ombrellen e Nato-s", ndonese ne krize dhe kjo.


Edhe une si banor perendimor me gjak lindor, po ndjej shume afer krizen dhe gati gati po e prek me dor. Frika opulences eshte omniprezente. Ideollogjia kapitaliste eshte e thjesht 'poplli le te lefi karvani te shkoj perpara'. Komunizmi eshte nje sistem me i perparuar se nuk ja mban kujt me lef.

Po nuk doli dikush qe te betohet per koke te mamas qe mbas krizez do ulen cmimet e benzines ateher kriza do zgjasi e do zgjasi, do acarohet, do forcohet, dhe mbase andej nga vera do filloj te ftohet /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ps. Dua te precizoj qe nuk kam pire vetem se skam flejtur shume mrom.
 

bebi

Primus registratum
Re: Rezistenca!

yyyy sa paska ec rezistenca! amina je mendu dy her para se me ma shkru nick-un me shkronje te vogel??? e pse Blendit me te madhe /pf/images/graemlins/tongue.gif ?
nejse, do ta shtrojme mire problemin, kur te kesh kohe...

ps: Blendi ku asht? :confused:
 

Blendi

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Qe Blendi ktu esht. Duket Amina u ka afru tashi qe i ka hy frika e Korese se Veriut. Po mos i zini shume bese ksaj brezit te gjelbert (flamur me te shkruara dhe shpate) se masi del ka dera thot "komunistat e qelbet", e kom nigju vet.

Rezistencaaaaaaaaaaaaaaaaa!!!!
Zgjohu se ia vuri bushi flakennnnnnnnn!
Nderkohe nje goce e vogel rrezohet me koke nga shkallet, ngrihet dhe qan me te madhe: "O mamiiiiiiiiiii u bera budallaqeeeeeeeeeeeeee!!!"
 

bebi

Primus registratum
Re: Rezistenca!

me erdhi partneri i paqes...
Blendi sa per ate "mos i zini bese..." mendon ti se ajo me ngjyre te gjelbert me ka zgjedh rastesisht mu??? :confused:

hehee Amina...
 

jula

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Ke ndonje kunder plan ti hermano?
Ne e dime shume mire si vazhdon kjo histori, gje s'mund te bejme, keshtu qe.....
15 shkurt, manifestime masive ne Europe kunder luftes. Une do te jem ne Rome. Mos te genjej, me shume per te qene mes miqsh.
Qe kur xhaxhi Roosevelt nisi te flinte me sondazhe nen jastek, sondazhi u be sinonim demokracie. Ja demokracia: Populli spaghettalian pergjigjet (meqe e pyesin)
79% kunder nje nderhyrjeje te armatosur
Jane "demos" keta dhe shume te tjere apo jo?

Mundesisht me ktheni ne brazda humori se Amira me tha qe vetem sot kam nisur te bej Humor Parlamentar. Une personalisht kam lexuar ca faqe te kaluara te Rez. dhe jam shkrire duke qeshur.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Ajo ka ndodhur vertete lara dhe ka mbetur ne kujtimet e gjimnazit te nje grupi shokesh. S'kena histerike e asaj goces se vogel qe me sinqeritetin me te madh kujtonte se ishte bere budallaqe.

Hermana!!, (ay no, prefiero llamarte "mujer"!) /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nuk i gjejme dot derman ketij muhabeti, puna eshte se njerez si une qe jemi shumica kemi kohe qe cirremi per kete hall, por tani edhe Bushistat vete po shikojne perreth te hutuar...

- Osama dergon kasete te re ku kercenon ("shtate n'qase thojn ne tiron kur e bo ne breke nga fryka)
- Irakut i jan gafurr keq fare, Zoti i falte me i ra robve t'shkrete kot
- Koreja e ka muncine me ta mfshi Aminen me gjith kaliforni (po ky nuk ishte lajm i ri se Administrata e dinte po kshu i trajto gjonat vete sa t'nisin kercenimet)
- Gjermoni dhe francezi ta thojn troc qe e ke gabim kshu her toç kuklle, po t'lejm vetem

A nuk ishim iiiiiiiiicik fare me qete para Bushit?? Fare fare? /pf/images/graemlins/frown.gif

Ju qe jeni jashte USA, mundohuni te kuptoni dicka nga ne qe jemi ketu. Ky president nuk ka mbeshtetje ne popullin e vet. Po behet pak nga pak nje gogol. Zgjedhjet qe vijne vetem Berisha po ia mesoi marifetin qe ti fitoje.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Rezistenca!

Kur te katandisemi ketu ne USA si ne Israel ku kercasin bombat, e shofim mire bunkeret ne Konispol! Tani flitet per bomen kimike dhe biologjike qe te na shkrije te gjalle. Si mund te ndihemi kur degjojme lajmet perdite qe te kemi qese plasitike te trasha per te mbuluar penxheret ne rastin e bombes kimike, te mbajme ushqime rezerve per nje jave, te interesohemi ku jane rifuxhiot e qytetit? Kjo po behet jeta e perditshme, nderkohe qe Bushit as i rref fare per miletin qofte amerikan apo irakien por do te plotesoje kapricon qe ka pasur i ati 12 vjet me pare! :mad: Prihh relatat me NATON, prish relatat me popullin amerikan, prish relatat me popujt e tjere qe i kemi miq vetem per nje kaprico kalamajsh! Nuk ka b... ku rri kjo pune!
 

jula

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Nuk ve njeri ne diskutim ekzistencen e terrorizmit, po menyra e reagimit eshte tejet e gabuar dhe e rrezikshme. Bomba kunder terrorizmit?
Asnje Bin (ortak) Laden nuk ka per tu kapur dhe atyre popullsive te bombarduara kot me kot do tu shtohet krahas injorances dhe urrejtja e kamikazeve te neserm.
Iraku eshte padiskutueshmerisht nje regjim diktatatorial i eger por ka qene perhere kunder fondamentalizmit, gje qe nuk mund te thuhet per Arabine e dashur Saudite dhe Pakistanin. Shto ketu edhe burimet naftembajtese dhe tabloja eshte e qarte.
Eshte e turpshme si mediat amerikane meshojne mbi dhimbjen e 11 Shtatorit dhe friken qe e pasoi.
Eshte akoma me e turpshme si interventistet europiane e krahasojne gjendjen aktuale me ate te luftes se Kosoves apo me luften e pare te Gjirit Persik.
Dhe me vjen inat qe vazhdoj te shkruaj akoma mbi kete tmerr te paravendosur.

Pershndes hunden e mirepritur te Anablue. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

jula

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Fillimisht postuar nga Blen[)i:
[qb]Hermana!!, (ay no, prefiero llamarte "mujer"!) /pf/images/graemlins/laugh.gif
[/qb]
C'ti thuash ketij gorilles, mor aman?
Gezuuuar festen! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Gezuar festen shoke. Sot u paska dashur veshur ndonje gje e kuqe nga sa mora vesh me vone une kur erdha ne pune. Erdha pa paramendim i veshur "Black & Blue(jeans)" si ajo shprehja per ate qe e rrahin paq ( e nxine). /pf/images/graemlins/laugh.gif

nejse. Dje qesh ulur me nje bar ku shkoj ndonjehere qe eshte si bari i Mo-së te The Simpsons, te njejtet njerez perhere aty, mesatarja e moshes nja 48, une dhe ndonje me mua ulim mesataren ne 48 se normalisht arrin 55.
jane popull babaxhan keta dhe karagjoza, pinin dhe qeshnin dhe i thonin Davidit baristit qe te blente me shume natriban per te bllokuar te carat e dritareve. pastaj u kujtuam qe ky bari s'ka dritare fare dhe shpertheu nje brohoritje e madhe festive. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Rezistenca!

PS. natribani duhet per tu mbrojtur nga bomba kimike . Hehehehe, hajde jete hajde.
Efing Bush yo!
 

jula

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Vend me te sigurt ne bote nuk ka. Me shume po vdesin nga mbipesha, merre me mend...
 

a-alket

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Bush ka mbeshtetje mbi 70% per luften. Lufte e cila sipas Lidhjes Arabe eshte e padrejte sepse populli iraken duhet lene te vendose vete per te ardhmen e tij. Dhe populli iraken e vendos me 99.9999999%

nje kalama muti votoi kunder....
 

Blendi

Primus registratum
Re: Rezistenca!

Prandaj edhe e marrim me te qeshur. ne fakt e di pse e tregova ate? Se mbreme ne bar per here te pare degjova qe paska alarm per bomba kimike. Kam disa kohe qe nuk ndjek me asnje nga zhvillimet politke te zotit bush... me eshte merzitur fare

Edhe mbreme nuk i vija veshin vetem e shikoja qe i rrihte shpatullat Tony Blair. Ne djall vafshin, kete e them me gjithe shpirt.

Bushi po mbjell faren e urrjetjes frutat e te cilave do i hane femijet tane.
 
Top