Re: Rezistenca!
Te gjithe, kategorikisht te gjithe shqiptaret qe kam njohur ketu qe kan ardhur me viza kane ndenjur. Sikur Problemi te mbaronte me kaq s'do ishte keq. Emigrantet qe vijne zene vendet e punes per amerikanet qe jane ketu, ulen pagesen minimale per te gjithe, (se ka plot shqiptare dhe spanjolle qe e bejne punen $2 me pak ne ore se gjithe te tjeret). Jo vetem kaq, ulijn nivelin e jeteses. Nga deshperimi rrijne dhe paguajne ne shtepi qe s'do jepeshin me qira po te mos rregulloheshin e te mos krijoheshin kushtet. Por ka edhe me, o zot sa njoh une qe kerkojne free medical care, qe kane sjelle prinder e mbesa nga shqiperia te bejne operacione shume te kushtueshme. Ka shume qe merren me prostitucion, droge, qe punojne jo me cek dhe nuk i paguajne shtetit 1 cent per taksa, e megjithate i dergojne femijet ne shkolla e perdorin rruget si u do qejfi. Gjyshes sime ja kane dhene 3 here vizen, priftit qe pagezoi motren po ashtu, xhajes qe eshte 34 vjec po ashtu. Shqiptaret dhe shume emigrante te tjere kane thyer kaq shume ligje ketu sa e kane thyer besimin e shtetit. Dhe usa se ka per detyrim qe te shikoje te mirat e vendeve te tjera perpara atyre te qytetareve te saj. Lere pastaj mbrojtjen e sovranitetit te vendit, pasaportat shqiptare blihen nen tavoline si te doje qejfi dhe cdo kriminel i huaj apo vendas mund te pajiset me dokumenta.
Megjithate ka edhe shume diskriminin dhe trajtim idiot ne ambasade. Jane te pasjellshem, i trajtojne njerezit si te jene kafshe dhe tallen. S'kane piken e edukates profesionale, mirepo keto jane ceshtje administrative. Gjejne sheshin e bejne kerdine. Mua me vjen keq qe nuk kane nje llotari si ajo e kanadase, ku njerezit e edukuar dhe inteligjente, qe kane vertet mundesi te bejne dicka ne kete vend te vijne. Gjyhnah qe nuk kane nje program, per studentet qe mbarojne shkolla ketu dhe mund te japin vertet kontribut, po i japin llotarine ca kokelesheve nga myzeqeja.