Re: Rezistenca!
Te nderuar bashkerezistencialiste
Shtepia Botuese "Flamuri", eshte duke prodhuar versionin me te ri te tekstit se Historise per klasat e 8. Shtypja e librit ne fjale ka ngecur ne vend numero per shkak te debateve mes shume te nderuarve historiane te partise. Profesor Doktor Ushtar Barbullushi dhe doktori i shkencave sociale Hero Lapaprdhaja i jane ngerdheshur njeri tjetrit ne nje ceshtje qe ashte po aq e vjeter sa ajo e Vezes dhe Pules. Pasi ata kishin bashkepunuar per te kompiluar 3/4 e librit qe te dy morren zjarr ne nje pike delikate, dhe kjo ishte pikerisht emertimi i Rogozhines. Sipas Profesor Barbullushit, Rrogozhina ishte nje qyteze qe un ndertua pas luftes se pare Rezistencialiste. Ndersa Trupat Kalonin ne ato ane, Kumandarin, i edukuar per vite me radhe ne Rusi, dhe qe kishte lexuar me shume endje "idiotin" e Dostojevskit vendos ta quaje kete cope toke Rrogozhine, per nder te nje nder personazheve. Doktor lapardhaja e mohon kategorikisht nje mundesi te tille. Sipas Tij Rogozhini tek idioti ishte nje tip i zi ne tipare dhe i zymte ne shpirt, ndersa rrogozhina ne anen tjeter eshte nje cope toke shume pjellore, jeshile, me shume diell e begati, dhe aq me teper nuk eshte nje cope toke e fshehur dhe e paperfillur sic eshte Rogozhini i Dostojevskit, porne lule te ballit te vendit. Atehere si u emertua Rrogozhina? Sipas Doctor Lapardhase, Rrogozhinasit ishin nje fis i shquar shqiptare, luftetare te medhenj dhe prodhues te shkelqyeshem te pambukut. Pas tyre mori emrin edhe krahina e Rrogozhines. Ne shekullin e 4 Para eres sone, te verbuar nga lavdia ata vendosen qe krejt si fis te leviznin dhe te pushtonin kontinentin aziatik. Kembet i ngecen ne nje qoshe te Shen Pitersburgut, por syte si besonin. E verteta ishe se pambuku nuk mund te rritej ne rusi, dhe i ftohti i madh po i kepuste si draperi barin. Ata e humben gjithe lavdine e tyre dhe u kthyen ne fermer te zakonshem, por natyrisht zgjuarsia nuk u kish humbur, pas 4 gjeneratash ata munden te prodhojne patatet me te mrekullueshme ne gjithe rusine. Nami i tyre morri dhene, dhe ndersa Dostoyevski rinte i mbyllur ne qeline e tij te burgut, shihte me endje fushat e pafundme me patate te Rrogozhineve. Ishte e pamundur ti shqitej ky emer, dhe vendosi ti nderoje Rrogozhinet duke i permendur ne librin e tij.
Te dy zoterinjte historiane kane argumenta shume te forta dhe pas qindra mosmarreveshjesh u vendos qe vendimin per cilin version te historise te printohet ne liber ta marre keshilli Rezistencialist. Pra miq, shfrytezojini votat se raste te tilla vijne nje here ne tre jete.
Nenshkruar
Sekretaria per shtyp
Tutulushja