Re: Rezistenca!
Nga ditari i Rrapatushes, mbajtur ne luften e 1 Rezistencialiste.
12 Qershor, 19XX
Ne gropen time po vjen nje ere e ngjitese qe kundermon cdo kokerrize rere. Atje tej degjohen shperthimet e zhurmshme te bombave-fishekzjarre, ndersa ngjitur me mua ushton gerrhima e pandalushme e shokut Spaced_Out. Jemi ne vijat e para te sulmit edhe pse fronti eshte 300 milje larg. Kemi hapur gropa mbrojtese ne krye te te cilave shfaqet maja e armeve tona te ftohta, baguette te ngrira franceze. Une vrapoj nga gropa ne grope si nje kangur i droguar te ndihmoj me ndihmen e shpejte shoket dhe shoqet qe jane gjymtuar ne beteje. E hajrit do kish qene qe te kishim hapur kanale, nga ku mund te leviznim lirshem, por armiku po afrohej, dhe krahet e punes i kishim derguar ne misjone pergjim/spiunimi. Ndersa shkruaj kam ngecur ne te njejten grope me shokun spaced out qe ka vendosur te pjelle dhemballen e maturise pikerisht ne mes te zjarrit te luftes. Dhe ajo ishte ne fakt nje lindje e llahtarshme. Ai vuajti shume, ndersa nga cdo grope degjohej inkurajimi i shokeve dhe shoqeve luftetare. Breathe breath breathe , now puuuuuuush!. Se fundmi lindi nje goxha dhemballe e shendetshme qe peshonte 2.8 grame, dhe qe ne momentet e para te shfaqjes ne mish dukej qe ishte bije idealisti, pasi refuzoi te pertypte cdo lloj ushimi nese dhembet e dhemballat e tjera nuk ushqeheshin. Se fundmi nena Spaced out dhe dhemballa e vogel rane ne nje gjume te sterthelle, pasoje e te cilit eshte gjemimin i gropes ku kam ngecur. Urithi qe sherben si messenger per te derguar mesazhe nga gropa ne grope nuk po duket, dhe une kam frike se ndoshta ai ka ndaluar diku te fryje barkun me ushimet pikante te armikut, dhe ashtu si pa dashur i ve armikut literalisht ne pjate strategjine tone. Ai nuk po vjen, ai nuk po vjen...