Re: Rezistenca!
What remains relevant in Marx's project?
Hmmm, per mendimin tim me e rendesishmja e asaj cka mbetet nuk eshte vizioni politik, por ai ekonomik dhe historik.
Per te qene me e qarte, e kam fjalen per vepren e Marxit te pare nga Rosa Luxemburg.
"Renia e perfitimit marxhinal" eshte kundershtuar nga ideologet e tregut me shembujt statistike te rritjes tendenciale te perfitimeve ne kompleks dhe gjithashtu ato te rritjes se pagave reale ne ekonomite perendimore.
Kjo eshte e vertete vetem terthorazi. Perfitimi marxhinal ka nje renie te vertetuar, para se ciles ekonomite kapitaliste pergjigjen me hapjen e tregjeve,me tregtine e jashtme dhe me progresin teknologjik.
Dy te parat, kane piken e tyre finale tek Globalizimi, kthimi i botes ne nje treg te vetem, pa limite shkembimesh. Por, perderisa jashtetokesoret nuk po behen te gjalle /pf/images/graemlins/laugh.gif , bota e globalizuar eshte ne vetvete nje ekonomi e mbyllur, me te njejtat probleme identike te renies se perfitimit... eshte kriza finale, vendimtare mbi dhe.....nuk eshte per te qeshur, por eshte nje hakmarrje intelektuale e gjeniut te Trevirit!!!
Perparimi teknologjik con padiskutueshmerisht tek renia tendenciale e pages dhe zevendesimi i krahut te punes. Kemi harruar pra, ne vrull e siper se microchips nuk gelltiten...
Tutu, per mua gabimi me i madh i Marxit ishte diktatura e proletariatit dhe fraktura e Internacionales me Bakunin. Socializmi (dhe rrjedhimisht komunizmi) nuk mund te ndahen nga individualizmi. Individualizmi jo pertej rregullave (si ne fillesat e mendimit anarkist), por individualizmi i njeriut te vetedijshem oper rolin e tij personal ne nje strukture kolektive.
Perfundimisht, po kerkoj per vete nje kokteil te tille:
Analize marksiste e ecurise se ekonomive te tregut + individualizem Bakuninian ne mohimin e cdo lloj diktature te kolektivit mbi individin + "Emili"- njeriu i ri i Rosseau, pjesa me iluministe por edhe me e ngadalte per tu pergatitur tek kokteili. /pf/images/graemlins/smile.gif
Na hidhni ndonje ide tani, se me duket se ia futa kot... /pf/images/graemlins/laugh.gif
P.S. Po te perqafoj ketu, Tutu, e ndergjegjshme per paaftesine time per te shkruar gjate mbi ndjesi te verteta dhe prekese tek temat e AF.
Shkurt fjala, te lexova tek Politika Shqiptare. /pf/images/graemlins/frown.gif