Re: Rezistenca!
Shoke dhe Shoqe,
Mbaj mend se te gjithe ishit ne ankth e makth mbytes per fatin e shoqes Felicitaja, qe shpertheu gjoksin e saj para armikut, ne nje mision aq delikat sa edhe kurajoz. Lajmet e fundit nga shtabi bjene te ditur se Isabella eshte bere protagoniste nje histori dashurie qe i tejkalon te gjitha kufijte e kohes. Ajo eshte shnderruar ne nje agjente nen mbulese, me proporcione Hollyvudiane duke luajtur rolin e Sadetes, bamireses se famshme Tironse. Ajo ka penetruar rende ne rradhet e armikut duke joshur Halilin, kryetar i shoqatës së ish-të
Dënuarve dhe Persekutuarve Ordinerë. Dhe jo vetem qe e ka joshur dhe ja zbuluar sekretet por edhe e ka martuar.
me poshte isabella under cover
Ja se si prononcohet Halili per te
Halili: Ajo
ndihmon të
gjallët dhe të vdekurit
Çfarë pëlqeni më shumë tek Isabella?
"Eshtë një grua e pastër e sjellshme dhe punëtore. Ajo është një besimatare e devotshme dhe një shëruese e shumë sëmundjeve. Eshtë gjithashtu një grua bamirëse dhe me zemër të madhe, plus eshte shume seksi sidomos me minifunde. Ajo shëron njerëzit falas dhe bën sevap duke larë të vdekurit pa asnjë shpërblim. Por mbi të gjitha ajo din të ndihmojë të gjallët. Për këtë arsye të gjithë e respektojnë".
Disa mendojnë se në moshën 70-vjeçare është tepër vonë për të bashkëjetuar me ndonjë grua...
"Këtë e thonë ata që nuk kanë mbrritur në këtë moshë. Mjafton të them këtu se unë takohem çdo ditë me politikanë të ndryshëm dhe kam nevojë për shërbim, larje, shplarje, hekurosje, etj" Plus ju duhet te kuptoni edhe njehere ajo eshte edhe shume seksi, a nuk e permenda kete me pare? te pakten shume me seksi se Xhafizi, qe e perdornim ne burg per favore seksuale.
70 vjeç. Çfarë ndodh në këtë moshë me ndjenjat e dashurisë ndaj gruas
"Pleqëria është rinia e dytë. Njeriu mund të dashurojë në çdo moshë, por ndjenjat nuk mund t'i komandojë siç bën me arsyetimet. Kur lind afrimiteti, njeriu duhet të japë vendimin. Një libër i fundit që ka bërë bujë nëpër botë titullohet "Thuaji zemrës 'po". Unë vetë nuk e kam mbaruar së lexuari por mund të them se është ndër më të mirët".
Nëse Isabella nuk do ta pranonte propozimin tuaj, si do të vepronit?
"Faktikisht ajo e pranoi, sepse arsyetonte dhe ndjente njëlloj si unë".