Re: Rezistenca!
Neo use PM. Serenity, perseritja disa here vetem sa e gervisht plagen. nuk ka nevoje ta thuash konsideraten e ulet. /pf/images/graemlins/laugh.gif E di.
Te dashur shoke, vellezer.
Eshte agimi i nje epoke te re. E di, eshte thene me pare dhe ndoshta do te thuhet serish, por eshte agimi, kur dita lind prej erresires. Eshte lindje e gjate dhe e dhimshme. Ndodhemi ne zona humoristike, por lum ai qe di te percjelle dhe te marre nepermjet humorit qofte edhe sikur nje grimce te vogel te realitetit. Dhe realiteti eshte? Disa prej nesh jane idealiste.
Cuditeisht te brujtur ne boten e ftohte qe reflektoi nje drite te shkurter ne syte e Migjenit, mendojme se shfrytezimi i njeriut nga njeriu eshte i padrejte.
Jemi kaq idealiste (lexo te marre) sa fshhtas na shkon ne mendje se ky Kapitalizem eshte vetem nje forme me e rafinuar e Skllaverise. Domosdo 3500 vjete me vone, mjaf inovacione jane bere sa te pakten ne paraqitje te ndryshoje.
Absurdja eshte kur dikush, (ndoshta me shpoti) na quan bllokmene te rinj. Sa per mua,kam lindur me 1979 ne nje shtepi me 5 vete te tjere dhe me 0 antare partie. Me prinder qe sakrifikuan me shume se c'do kishte hije te tregoja, per rrezimin e enveristave. Por nejse. Ndoshta ishin librat qe lexoja me shumice qe i vogel (disa here kam qare kur lexoja pershtatjen e "Te mjeret" per femije), ndoshta ishte zgenjimi total nga corba e hidhur qe gatuhet ne Tiranen zyrtare, ndoshta eshte kjo nevoja absurde per te ndaluar per ti dhene doren nje plaku qe rrezohet, nje lypsi, nje zgjepsi?
Nuk e di miqte e mi Rezistencialiste!, por une jam kundra "Fat Cats" te c'do rrace. Jam per socializem dhe per progres te perbashket. Dhe jam i bindur se nese gjerat nuk ndryshojne per majtas, shume me heret nga c'parashikojme, ky qyteterim do haje frutat e pangopesise se tij.
Hasta la Victoria Siempre!