Re: Rezistenca!
Kur flitet per shtylla, me vjen nder mend nje histori e dh****, e dhimbshme, me nje llaf:
Giangiacomo Feltrinelli ishte nje njeri nga i cili Zoti s'do kishte pritur kurrfare ndjenje antagonizmi/rezistence/proteste. Trashegimtar miliarder i njeres nga familjet me me emer te Italise, president i shtepise botuese me ne ze.
Mirepo Giangi-t (keshtu e therrisnin) s'i rrinte ... rrehat: U lidh me grupet eksremiste te se majtes ne vitet '70. Thashe ekkkstremiste, para se cilave partia komuniste italiane dukej si McMenu.
Nejse, tipi ne fjale nisi te botonte manuale mbi guerriljen urbane nderkohe qe fluturonte nga nje skaj i Amerikes Latine ne tjetrin duke shperndare mesazhin komunist dhe mbi te gjitha...financime, financime, financime pa fund...
Por e ndiente se s'i mjaftonte:I bindur ne fitoren e revolucionit, ne nje nate te vitit 1972, armatosur me dinamit ne sasira industriale, Giangi niset te hedhe ne ere sistemin qendror elektrik te nje qyteti te tere...
Bogota?
Jo.
Santiago?
Jo.
San Salvador?
Jo.
MILANO, per Zotin, Milano!!! :smash:
Historia, me pak fjale dhe pa kaluar ne hollesi anatomike, vazhdon keshtu:
Duart e holla dhe te brishta e tradhetojne dhe ... heroi yne hidhet ne ere.
Komenti, te nesermen,i nje sindikalisti (proletar treqind breza):
"Però, anche se di sinistra, un Feltrinelli sempre coglione è!"
/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/frown.gif