Re: Rezistenca!
Te numerojme nje cike dhite revolucionare te kooperatives, mo?
1.Rrapatushe. Kush perqendrohet tek ngjashmeria e jashtme e saj me Xhoi Nanon, eshte jashte teme. Shoqja Rrape eshte nje vullkan mendimesh dhe ka nje grusht hekuri nen dorezen prej mendafshi.
Perandoria dridhet, por edhe ajo: Nga gezimi, sepse ne kohe bore humbet tere qejf klaset.....
2.Blendi. Heroi i dy boteve: Kembet ne Boston dhe syte drejt Amerikes se Jugut.
Ideologjikisht revolucionar romantik dhe meditativ. Si gjithe heronjte, vizatohet here-here me trishtim altruist. Per me teper, studim avatari.
3.Lara Kroft. Agjente e dashurise. Nuk e prish me njeri, se keshtu ia do zanati, por here pas here hedh llafin me spond per gjasme dosjet qe ka hapur. Gjepura, eshte lista e pazarit.....
4.Tutu-Ajkuna. Kam konstatuar personalisht se shoqja ne fjale noton ne letersine revolucionare si peshku ne uje. Here pas here ben blitz-e te fuqishme ne rradhet e kundershtareve. Frikkke ambulante!
5.Danae. Anetare nderi dhe e derguara jone ne Kube me misionin e lavdishem te vrasjes se F.Castros dhe rikthimin e revolucionit te gjenezen guerrilase.No passaran!
6. Xingaro. Te themi te drejten ky shok ka nje indiference absolute per boshtin ideollogjik, por, meqe pas tre vjetesh do te jete kurorezuar mjek, e ka kuptuar se duhet te rrije vetem me "me te miret". "Me te miret" jemi ne, keshtu qe...
Pike fikse e trurit te tij: Interrr!
7.Isabelle. Il gioco della felicità. Fershellin si fllad pranvere ne cdo teme dhe pa doreza na ben te qarte sa efimere eshte kjo jete...
Ka vene ne rrezik jeten per rezistencen dhe dedikimi i saj, edhe ne mungese, eshte absolut.
8.Albana. Dhelpra e kuqe. Me nje gjest kryenec, nga e kuqja shpetuan vetem...floket. Eshte nje aktiviste e dalluar e sherbimeve sekrete dhe ndihmon Laren ne zhdukjen e fares se felliqur te armiqve te Rezistences.
9. Majmuni Hirko!!!. Pa numer ne bold, sepse eshte njesh. Po dora e armikut, maskuar si shtojzovalle qe e ftojne ne tema te tjera, nuk na lejon ta kemi me prane kete shok. Shkruan nga qyteti magjepses i Firenzes dhe ne mengjes lexon, nder te tjera, "manifesto"-n.
10. Spaced out. Shpirti kritik i rezistences, nje fare bulkthi per pinoket e ketushem.
Shprehjet e tij ne tonin: "C'lesh komunista jeni ju?" do te jene ne te ardhmen burim frymezimi per veprat e partise.
11.Issi i vogel. E kush tha qe eshte i vogel? Moderator part-time dhe ndjekes i vullnetshem i shtypit no-global, e ardhmja e tij duket e shkruar me shkronja te arta ne faqet e historise...
12.Pilgrim eyes. Ku di gje une, mor vella, kete do ta kete futur Blendi ketu me bakshishe... /pf/images/graemlins/laugh.gif
Lista do te vazhdoje, se me disa anetare jemi ne njohje e siper.....
Po kam harruar ndonje nga anetaret "historike" te rezistences.....une jam me parkinson, lum si ne, lum si ti, rezistenc qe s'ke pleqniii!!! /pf/images/graemlins/tongue.gif