Re: Rezistenca III (ide dhe buke per popullin)
Blendi mos u anko se je keq me pare. Me ket rast shko dhe merru dhe me leshin qe te ish bere verejtje me pare /pf/images/graemlins/laugh.gif !!!
Gazeta Shekulli, 02/25/2004
Sekuestrohet “Blendi”, moteli ku ushtrohej prostitucion
Ardita Bala
TIRANË - Motel “Blendi”, i përfolur prej kohësh si një nga “çerdhet” e prostitucionit në kryeqytet është vënë nën sekuestro të policisë. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës kanë bërë të ditur se agjentët e Antitrafikut, në bashkëpunëim edhe me punonjësit e komisariatit numër 2 kanë sekuestruar motelin që vlen rreth 350 mijë dollarë dhe ndodhet në rrugën “Naim Frashëri” të kryeqytetit. Vendimi për sekuestrimin e motel “Blendit” ka ardhur pas një aksioni të policisë, në kuadrin e operacionit “Rrjeta e Hekurt”. Pas një informacioni se në këtë motel shfrytëzoheshin disa vajza për prostitucion, agjentët e komisariatit numër 2 kanë ushtruar një kontroll, gjatë së cilit kanë gjetur katër vajza, viktima të trafikut. Vendimi për sekuestrimin e motelit ka ardhur menjëherë pasi janë marrë në pyetje vajzat, të cilat dyshohet se shfrytëzohen nga pronarja e motelit, Hajrie Dushollari.
Moteli
Në listat e agjentëve të Antitrafikut të Tiranës, motel “Blendi” figuronte prej kohësh si një vend ku ushtrohej prostitucion. Disa herë punonjësit e policisë kishin ushtruar kontrolle në mjediset e motelit si dhe kanë shoqëruar në polici pronarët e tij. Kontrollet e policisë janë nxitur edhe nga denoncimet e banorëve të zonës, të cilët kishin denoncuar të zonjën e motelit dhe vajzat e dyshimta që qëndronin aty. Por kontrolli i fundit, gjatë së cilës u shoqëruan në polici katër vajza duket se i ka shtyrë drejtuesit e policisë së Tiranës të vendosin për sekuestrimin e motelit. Gjatë ditës së djeshme, materialet e kësaj çështjeje i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vendosë për vlefshmërinë e sekuestros.
Hetimet
Në njoftimin për shtyp të dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës thuhet se në këtë motel kanë ushtruar prostitucion shumë vajza, pjesa më e madhe e së cilave janë “rekrutuar” nga rrethet. Por katër vajzat e fundit që policia ka gjetur tek “Blendi” dyshohet se shfrytëzoheshin nga Hajrie Dushollari, e cila është edhe bashkëpronare e motelit. Të njëjtat burime nga policia pohojnë se i implikuar në këtë çështje është edhe bashkëshorti i Hajries, Mevlan Dushollari. Që pas ditës së djeshme ai ndodhet në gjendjen e arrestit shtëpiak, ndërkohë që në gjykatën e Tiranës është duke u zhvilluar një çështje penale në emër të tij, për nxitje dhe shfrytëzim prostitucioni.