Re: Revolucion!
Ndoshta gjithçka nisi pikerisht atehere kur njeriu i pare zgjati doren drejt diçkaje dhe tha: - KJO ESHTE TIMJA! Qe nga ky moment ne histori u shenua lindja e prones private. Mire apo keq shenoi perfundimisht zhvilimin e shoqerise qe nga komuniteti primitiv deri ne ditet e sotme.
Filozofet kur studiojne ecurine e shoqerise perdorin metoden dialektike, qe nuk eshte gje tjeter veç art i te argumentuarit, ose e thene me shkoqur eshte ajo metode te menduari qe jep nje konkluzion pasoje dy kontradiktave. Ose siç thoshte Hegel: dialektika na sherben per te pershkruar nje proces evolucionist ne shoqeri i bazuar mbi nje TEZE, nje ANTITEZE per te arritur ne nje SINTEZE. Dhe qendrojne mbi dy terma kryesore, EVOLUCION dhe REVOLUCION te cilat jane te lidhura me njera tjetren.
Persa i perket evolucionit presupozon ndryshime sasiore ne shoqeri dhe ne natyre, ose ne pergjithesi. Keto jane ndryshime graduale por me tendence qe ta çojne shoqerine perpara. I referohemi nje shembulli nga historia.
Jo paqellim e fillova me lindjen e prones private dhe kjo shenoi renien e rendit primitiv dhe pergatitjen e kushteve per nje rend tjeter shoqeror i cili permiresoi veglat e punes, dhe zhvilloi shoqerine ne teresi. Pra pati epersi te dukeshme. Por ne te njejten kohe u krijuan edhe dy klasa kryesore. SKLLAVOPRONARET - sundues fuqiplote. Dhe SKLLEVRIT- te cilet nuk quheshin as njerez, por skllaveria ishte e moraleshme. Ne ate rend me perbuzje thuhej se ka tre lloj veglash: PA ZE,(parmenda etj)ME ZE (kafshet e punes)QE FLASIN (skllevrit) Natyrisht egzistonin dhe klasa te tjera ose shtresa por nuk llogariteshin sepse nuk ishin as sundues, as edhe forca kryesore e prodhimit. Puna e skllavit solli zhvillimin e rendit skllavopronar dhe zhvillimin e shoqerise ne teresi. Por erdhi nje moment kur ndryshimet evolutive ngecen ne vend. Pse? Sepse skllavi NUK KISHTE me INTERES te PUNONTE. Dalim ne kete menyre tek TEZA e Hegelit. Ndersa Skllavopronari kerkonte te ruante Status Quone sepse per te ishte e moraleshme mungesa e lirise si dhe trajtimi i sklleverve si vegla. Ndryshimi i kesaj gjendjeje do te thoshte shembje e tyre. Dalim ne kete menyre tek ANTITEZA. Dhe SINTEZA eshte nje pasoje logjike, permbysja e rendit skllavorponar.
- Vendosja e rendit feudal pati nje sere ndryshimesh evolutive qe ezgjidhen problemin teze antiteze per shekuj me rradhe sepse shoqeria eci me perpara ne ekonomi si dhe ne drejtim te lirise se njeriut. Tashme kemi dy KLASA te tjera kryesore FEUDALET (sundues)dhe FSHATARET BUJKROBER (forca kryesore e prodhimit).
Natyrisht keta te fundit gezonin nje liri me te madhe se skllevrit, kishin nje cope toke qe ua kishte dhene feudali,dhe ishin te interesuar qe te rritej prodhimi, te permiresoheshin mjetet e punes, per pasoje shoqeria ecte perpara. Natyrisht liri te plote s'mund te gezonin sepse nuk kishin te drejte te largoheshin nga feudi, ndaj quheshin edhe BUJKROBER. Me kalimin e kohes ne gjirin e shoqerise po lindte nje klase e re qe ishin zanatçinjte te cilet u kthyen nje pjese e tyre ne pronare manifakturash, ose ne borgjeze. Ata qe po pasuroheshin filluan te pajtojne edhe krahe pune dhe keta u quajten punetore. Arriti nje moment qe kjo klase e re e shoqerise grumbulloi pasuri te medha ne duart e veta. Shume borgjeze ishin me te pasur se aristokracia feudale, mirepo keta borgjeze ishin te detyruar t'u neneshtroheshin ligjeve feudale. Qe nga ky moment shikojme te pervijohen ne shoqeri jo vetem klasat e reja por edhe kontradiktat. Tezat antitezat dhe duhej patjeter dale ne sinteze. Kalojme ne kete menyre tek termi REVOLUCION.
Nuk eshte gje tjeter veç kalimi nga nje gjendje cilesore me e ulet ne nje gjendje tjeter me te larte, pas te ciles krijohet mundesi per nje stad tjeter evolucionist.
Vazhdojme argumentin mbi rendin feudal. Kontradikta qe vihej re ishte midis BORGJEZISE dhe FEUDALEVE,ose ARISTOKRACISE. Njera kishte ne dore parate, pasurine kombetare, por jo sundimin politik. Tjetra e rene nga vafti ekonomikisht por kishte ne dore sundimin politik. Kjo eshte arsyeja qe çoi ne revolucionin borgjez te Anglise ne fillim, si revolucion i pare dhe te Frances, si revolucioni klasik i borgjezise. Natyrisht quhet revolucion BORGJEZ, sepse e drejtoi borgjezia, klasa drejtuese i jep edhe emrin. Dhe per zgjidhjen e kesaj kontradikte ishin te interesuar edhe fshataret sepse kerkonin te shpetonin nga taksat e renda feudale, por edhe te ishin njerez te lire te leviznin, (ishin bujkrober). Ndersa borgjezia diti te spekulloje me parullen LIRI - BARAZI - VELLAZERI! Kjo parrulle bashkonte te gjitha klasat e asaj kohe, perjashto sunduesen. KONTRADIKTA u zgjidh revolucion. Pas te ciles filloi ajo epoke ne histori e cila eshte me afer dhe me e njohur prej nesh.
Tani vetiu lindin disa pyetje:
- A do te qendroje shoqeria perjetesisht ne rendin kapitalist? (faktet kane treguar qe shoqeria ka qendruar mbi disa binare per shekuj me rradhe por jo perjetesisht, nje dite i ka ndruar)
- Dhe nese jo, cili rend do ta pasoje?
- Dhe nese do te ndryshoje, cila do te jete rruga qe do te sjelle ndryshimin?
Persa i perket Smile, ka te drejte kur thote qe sistemi neper te cilin kaluam ne dhe shume vende te europes nuk ishte komunist. Nuk ishte komunist. Natyrisht ishte nje zbatim shume vulgar dhe arbitrar i teorise marksiste. Por edhe pse quhej SOCIALIST serish sipas mendimit tim kishte nje sere te metash te medha te cilat po jua them me nje barcolete qe tregohej atehere,(edhe pse mund te jete e njohur nga ju, serish mendoj se e ilustron idene) :
- Gjyshja dergon nipin ne dyqan.
- Shko bli kete, kete e kete, - i thote gjyshja. Nipi kthehet bosh.
- S'ka gjyshe, asgje nga keto.
- More nipçe ku jemi keshtu?
- Jemi ne socializem, gjyshe dhe socializmi e ka njeren kembe ne kapitalizem e kemben tjeter ne komunizem, - i thote nipi.
- U mor te keqen gjyshja, po pse tere jeten me shale hapur do te rrime ne?