recetat e doktorr Adhamudhit

pppppaa

Primus registratum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

OTTO-SKIZOFREN vella, po leje o burre se s'jane per ty keto pune. Ik shtrihu me mire..... mos me bej me qesh se e kam mbaruar oren e qeshjes politike per sot....Do te na terhiqje ti zvarre vallahi.. /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif...po ik o vella rri urte dhe ha ndonje pershesh dhe leji punet e te fortit se s'jane per ty o i Kozmait....se pastaj do te mbetet persheshi ne gryke...

Dhe behu zdrukthtar me mire me degjo mua.....

E kuptove???
 

ujku81

Primus registratum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

Jashte naziskinet nga AF!!

Jo per gje, po edhe po te kishit pushtet per ta bere ate gje qe thua nuk do kishit b**** ta benit!!!!

Hajt shnet e gezuar Vitin e Ri!!
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

Po ca nazisti eshte ky mer aman. Ketij une i fal 15 vjet te jete kryeminister dhe une te jem murator dhe prape gjate gjithe 15 vjeteve une do te isha ai qe do ta rrifja tre here ne dite.... U BO ky b-ythm-ut....
Hajde Pinok shtrihu, leji llafet, ti ke vdekur tani...
 

MLK

Primus registratum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

Qeka bo si parlament kyr forumi ketu, vetem se ndryshon pak nga parlamenti ne faktin se atje shahen e zihen per te ndare milionat e jo per fatin e popullit, kerse ketu debatohet se kush ka te drejte!
Mos na beni me qesh se ata qe jane te informuar sadopak e njohin mire situaten dhe e dine qe qeveria aktuale ka ardh pa staf, e vetmja gje qe dine eshte fakti se duhet te heqin gjithe njerezit dhe rrjetin e krijuar ne administrate te qeverise socialiste, po se ça do bejne me pas se di njeri.
Qe duhen bere reforma e ndryshime kjo as nuk diskutohet e nuk mendoj se ndonje mund te kritikoje kete fakt, por te besh reforme nuk do te thote vetem te prishesh ate qe egziston, pasi duhet ne te njeten kohe te propozosh nje alternative efikase per ta zevendesuar, e deri tani altrenativa mungon.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bllokohen mjetet lundruese

Ky ligj është skandaloz. Ka mënyra të tjera për të penguar trafikun ilegal mbi Adriatik. Për më tepër, ky ligj pengon vetëm ata që i përgjigjen thirrjes së policisë pasi të tjerët çajnë ferrën e hikin si deri më sot!
Në një qytet si Vlora, komisari i policisë është në dijeni të çdo lëvizjeje dhe të çdo trafiku. Pra mjafton të gjurmohen informacionet mbi trafiqet që bëhen dhe çdo gjë mund të rregullohet. Po të jetë e nevojshme mund të rritet efektivi i policisë së qyteteve problematike si dhe të rritet kërkesa e llogarisë mbi drejtuesit e këtyre efektivave.

Ky projekt-ligj është turp dhe anti-kushtetues. Ai cënon në mënyrën më absolute të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të patur (pronë). Pak rëndësi ka se kush ka mundësi sot të blejë motoskafe apo si i ka vënë paratë për të blerë motoskaf (kjo i takon drejtësisë), rëndësi ka kuifzimi që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të zotëruar një motoskaf dhe për ta përdorur atë si ti vijë më për mbarë në caqet e ligjit. Po të ishim në Britani të Madhe (ku është në fuqi Common Low) ky ligj do të mund të përdorej për ndalimin e përdorimit të automjeteve pasi ato shkaktojnë aksidente dhe ndotje të ambjentit.
Personalisht, kjo mënyrë llogjikimi e veprimi më fut krupën e më largon çdo dëshirë për t'u thyer në Shqipëri. Ky është një ligj i denjë për Enverin por jo për një shtet "demokratik".
 

DFV

Primus registratum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

Oto naziskini, po te jet per kulish komunisti, ne radh te pare komunist qelbanik dhe ndyrsire koministi eshte vet Sali Berisha qe jo vetem ka qene antare i PPSh e sekretar i byros se partise komuniste, por edhe sherbetore i Enver Hoxhes, prandaj shko e terhiqe zvarre Salen tend te dashur se keshtu do provosh se je vertet besnik i vendosur i Hitlerit.
 

963

Primus registratum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ky ligj është skandaloz. Ka mënyra të tjera për të penguar trafikun ilegal mbi Adriatik. Për më tepër, ky ligj pengon vetëm ata që i përgjigjen thirrjes së policisë pasi të tjerët çajnë ferrën e hikin si deri më sot!



[/ QUOTE ]

Vendimi per ndalimin e skafeve per nje kohe 3 vjetor eshte i ngjashem me djegjen e skafeve, vite me pare ne Vlore, nga ana e kryeministrit te atehershem Fatos Nano.
Ne vitin 1992 shefi i policise vlonjate deklaroi se do i bente vlonjatet te kendonin me çifteli, por ne te njejten kohe ai lejonte rreth 200 skafe te trafikonin drejt Italise dhe Greqise.
Te gjitha keto xheste apo ligje jane loje politike. Eshte e qarte se Berisha duhet ti tregoj botes se do bej diçka te re per luftimin e trafikimit drejt vendeve fqinje, megjithese ky trafikim nuk ekziston fare.
Ne fund te fundit ndalimi i skafeve eshte vetem per tre vjet. Keshtu qe edhe politikanet e shteteve fqinje sdo munden te hapin me gojen e tyre te madhe.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Bllokohen mjetet lundruese

A ka të ardhme ky vend?

Nga Plator NESTURI

Zakonisht zgjedhjet dhe rotacionet e pushteteve bëhen të nxitura nga dëshira popullore për një perspektivë më të mirë dhe të ardhme më të garantuar të zhvillimit të vendit.Nëse prej 15 vjetësh edhe ne shqiptarët kemi adaptuar, ndonëse sipas mënyrës sonë, sistemin demokratik, është normale që prej ndryshimit politik të ndodhur në zgjedhjet e 3 korrikut të presim të realizohen premtimet e fitimtarëve të cilëve iu besua e ardhmja e vendit.

Pavarësisht analizave se a kanë vërtet shumicën reale të mbështetjes së votuesve apo se tashmë do të ishin sërish në opozitë në rast se e majta nuk do të ish kaq e fragmentarizuar, demokratët kanë të drejtën legjitime të qeverisjes ashtu siç kanë dhe përgjegjësinë për përmbushjen e zotimeve të tyre për zhvillim ekonomik dhe demokratik të jetës së vendit.

Kanë kaluar 100 ditët e para dhe 20 të tjera pas tyre. Natyrisht nuk është një kohë e gjatë për të kthjelluar idetë, por dita duket që në mëngjes se ç’mot do të ketë. A është rruga e duhur që Shqipëria të bëhet ashtu siç dëshirojmë ne apo ashtu siç premtuan disa muaj më parë pushtetmbajtësit e sotëm. Pakkush mund të tregohet optimist. Nisur nga ç’po ndodh deri tani, ka pak shanse që ky vend të ëndërrojë për një të ardhme më të mirë me mendësitë sesi po qeveriset shteti. Koha e KOP-it dhe imazhit të thithjes së mendimit intelektual ka mbaruar. Demokratët kanë nxjerrë sërish në pah tiparet e vjetra, agresivitetin dhe luftën për revansh.

Krijimi i klimës konfliktuale është tipari thelbësor i qeverisjes blu që ka mbarsur konfuzion dhe amulli në të gjithë sektorët e jetës. Lufta ndaj institucioneve, rrënimi i administratës duke rindërfutur si në 92-shin kriterin politik janë vetëm aspekte të jashtme të dëmit që I sjell vendit kjo mënyrë qeverisjeje. PD duket se është me mendësinë se ka ardhur në pushtet vetëm për t’u bërë gjykatëse e asaj çfarë kanë bërë socialistët deri në 3 korrik. Por se Por se çdo të bëhet më tej dhe cilat do të jenë rrugët për zhvillimin e mëtejshëm të vendit nuk ka ndonjë alternativë aftagjatë përderisa dhe buxheti nuk shkon më shumë se deri në gjashtë muaj.

Në një takim me shoqatën e ndërtuesve, ministri i Transporteve Basha u kërkoi ndërtuesve shqiptarë të vijonin të kryenin punimet në objektet që kishin në kontraktim. Kjo tregon sesa vulnerabël është bisnesi ndaj konfliktualitetit politik dhe kapriçove shtetërore për reforma me efekte kanosjeje. Dhe këtu nuk është fjala thjesht për “Euroteoremën”. Ministri sikur kërkonte ndjesë për pakënaqësitë dhe bllokimet në emër të transparencës së letrave. 250 ndërtimet e ndryshme të bllokuara në gjithë vendin, një pjesë e të cilave objekte publike me fonde të huaja menjëherë pas konfliktit për mbikalimin, është një haraç tepër i rëndë kur përdoret si argument për të justifikuar vendimin e nxituar për Zogun e Zi.

Nuk mund të përdoret kjo transparensë si fakt zhvillimi kur ndërkohë hasen paradokse të tilla si rasti i 150 ndërtimeve pa leje në qytetin e Sarandës dhe Policia Ndërtimore aq e rreptë në zbatime urdhëresash nga lart, deklaron se nuk mundtë veprojë ndaj këtyre shkeljeve pasi nuk gjen bashkëpunim nga pronarët e fadromave!? Duket se fadromat janë të angaxhuara non stop 24 orë vetëm tek Zogu i Zi apo përballë vilave të ndonjë pronari mediash në bregdet.

Praktika botërore ka treguar që për zhvillimin e një vendi duhet normalitet, stabilitet dhe qetësi në krijimin e premisave për progres dhe mirëqënie. Si mund të gjykojmë se po ecim drej zhvillimit, apo se qeverisja e demokratëve po na jep perspektivat e të ardhmes kur meraku i tyre është të përmbysin gjithshka kanë arritur paraardhësit e tyre. Thua se fillon viti 0 dhe se nuk ka asgjë të mirë apo arritje të hajrit për ta mbarsur me vete në rrugën për zhvillimin e vendit. Çfarë imazhi pervers fodullëku japim dhe për të huajt ndërkohë që deklarohet ( veç me fjalë ama), se jemi të hapur dhe mirëpresim investimet e huaja në vend. Si mund të jenë ndjerë qeveritarët tanë ndaj kompanisë EFT që e akuzuan dikur për përfshirje në afera korruptive me ish qeveritarët socialistë, ndërkohë që detyrohen t’a blejnë poprejtyre energjinelektrike menjë çmimedhe më të kripur. Mos duhen akuzuar sipas kësaj logjike edhe demokratët për afera korruptive?

Kryefjala e sotme e qeverisë është termi”reformë”. Por nëse me këtë nënkuptohet konflikt me gjithshka dhe gjithkënd, e ardhmja e këtijvendi paraqitete zymte. Pasi konflikti pjell konflikt.
 

alanturing

Primus registratum
Re: recetat e doktorr Adhamudhit

Gafat e kesaj qeverie s'kane fund. Sali Berisha ka mbetur po ai. Nje politikan primitiv qe asnje kancelari europiane e moderuar nuk e shikon ne menyre pozitive. Duhet ngritur zeri qytetar per ti bere balle ketij personazhi dhe per ta detyruar te ece ne rruge tjeter, se deri tani ka vepruar vetem ne menyre te dhunshme. Nuk ka mesuar nga historia e vitit 97.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: recetat e doktorr Adhamudhit

si perfundim ky projekt u be ligj

bashke me shume idiotesira te tjera
 
Top