Re: Bllokohen mjetet lundruese
A ka të ardhme ky vend?
Nga Plator NESTURI
Zakonisht zgjedhjet dhe rotacionet e pushteteve bëhen të nxitura nga dëshira popullore për një perspektivë më të mirë dhe të ardhme më të garantuar të zhvillimit të vendit.Nëse prej 15 vjetësh edhe ne shqiptarët kemi adaptuar, ndonëse sipas mënyrës sonë, sistemin demokratik, është normale që prej ndryshimit politik të ndodhur në zgjedhjet e 3 korrikut të presim të realizohen premtimet e fitimtarëve të cilëve iu besua e ardhmja e vendit.
Pavarësisht analizave se a kanë vërtet shumicën reale të mbështetjes së votuesve apo se tashmë do të ishin sërish në opozitë në rast se e majta nuk do të ish kaq e fragmentarizuar, demokratët kanë të drejtën legjitime të qeverisjes ashtu siç kanë dhe përgjegjësinë për përmbushjen e zotimeve të tyre për zhvillim ekonomik dhe demokratik të jetës së vendit.
Kanë kaluar 100 ditët e para dhe 20 të tjera pas tyre. Natyrisht nuk është një kohë e gjatë për të kthjelluar idetë, por dita duket që në mëngjes se ç’mot do të ketë. A është rruga e duhur që Shqipëria të bëhet ashtu siç dëshirojmë ne apo ashtu siç premtuan disa muaj më parë pushtetmbajtësit e sotëm. Pakkush mund të tregohet optimist. Nisur nga ç’po ndodh deri tani, ka pak shanse që ky vend të ëndërrojë për një të ardhme më të mirë me mendësitë sesi po qeveriset shteti. Koha e KOP-it dhe imazhit të thithjes së mendimit intelektual ka mbaruar. Demokratët kanë nxjerrë sërish në pah tiparet e vjetra, agresivitetin dhe luftën për revansh.
Krijimi i klimës konfliktuale është tipari thelbësor i qeverisjes blu që ka mbarsur konfuzion dhe amulli në të gjithë sektorët e jetës. Lufta ndaj institucioneve, rrënimi i administratës duke rindërfutur si në 92-shin kriterin politik janë vetëm aspekte të jashtme të dëmit që I sjell vendit kjo mënyrë qeverisjeje. PD duket se është me mendësinë se ka ardhur në pushtet vetëm për t’u bërë gjykatëse e asaj çfarë kanë bërë socialistët deri në 3 korrik. Por se Por se çdo të bëhet më tej dhe cilat do të jenë rrugët për zhvillimin e mëtejshëm të vendit nuk ka ndonjë alternativë aftagjatë përderisa dhe buxheti nuk shkon më shumë se deri në gjashtë muaj.
Në një takim me shoqatën e ndërtuesve, ministri i Transporteve Basha u kërkoi ndërtuesve shqiptarë të vijonin të kryenin punimet në objektet që kishin në kontraktim. Kjo tregon sesa vulnerabël është bisnesi ndaj konfliktualitetit politik dhe kapriçove shtetërore për reforma me efekte kanosjeje. Dhe këtu nuk është fjala thjesht për “Euroteoremën”. Ministri sikur kërkonte ndjesë për pakënaqësitë dhe bllokimet në emër të transparencës së letrave. 250 ndërtimet e ndryshme të bllokuara në gjithë vendin, një pjesë e të cilave objekte publike me fonde të huaja menjëherë pas konfliktit për mbikalimin, është një haraç tepër i rëndë kur përdoret si argument për të justifikuar vendimin e nxituar për Zogun e Zi.
Nuk mund të përdoret kjo transparensë si fakt zhvillimi kur ndërkohë hasen paradokse të tilla si rasti i 150 ndërtimeve pa leje në qytetin e Sarandës dhe Policia Ndërtimore aq e rreptë në zbatime urdhëresash nga lart, deklaron se nuk mundtë veprojë ndaj këtyre shkeljeve pasi nuk gjen bashkëpunim nga pronarët e fadromave!? Duket se fadromat janë të angaxhuara non stop 24 orë vetëm tek Zogu i Zi apo përballë vilave të ndonjë pronari mediash në bregdet.
Praktika botërore ka treguar që për zhvillimin e një vendi duhet normalitet, stabilitet dhe qetësi në krijimin e premisave për progres dhe mirëqënie. Si mund të gjykojmë se po ecim drej zhvillimit, apo se qeverisja e demokratëve po na jep perspektivat e të ardhmes kur meraku i tyre është të përmbysin gjithshka kanë arritur paraardhësit e tyre. Thua se fillon viti 0 dhe se nuk ka asgjë të mirë apo arritje të hajrit për ta mbarsur me vete në rrugën për zhvillimin e vendit. Çfarë imazhi pervers fodullëku japim dhe për të huajt ndërkohë që deklarohet ( veç me fjalë ama), se jemi të hapur dhe mirëpresim investimet e huaja në vend. Si mund të jenë ndjerë qeveritarët tanë ndaj kompanisë EFT që e akuzuan dikur për përfshirje në afera korruptive me ish qeveritarët socialistë, ndërkohë që detyrohen t’a blejnë poprejtyre energjinelektrike menjë çmimedhe më të kripur. Mos duhen akuzuar sipas kësaj logjike edhe demokratët për afera korruptive?
Kryefjala e sotme e qeverisë është termi”reformë”. Por nëse me këtë nënkuptohet konflikt me gjithshka dhe gjithkënd, e ardhmja e këtijvendi paraqitete zymte. Pasi konflikti pjell konflikt.