Re: Receta Gatimi Shqiptare
Anablue nuk e coka qumshtin dem psh si puna ime /pf/images/graemlins/laugh.gif
ximi, jam imun una se pa gjalp nuku me punojne ingranazhet

...nejse thashe qe nuk di masa se e bej cdo gje me sy.
Driteheneza, behet me parmixhano dhe behet e mire, une te kam treguar receten klasike shqiptare, thashe qe ka disa versione per t'u bere.Me thuaj si te doli mi yummy yummy apo llaçi llaçi /pf/images/graemlins/laugh.gif
Dollmate apo sarmate me mire ....
Merren gjethet e rrushit dhe sic jane te palosura njera mbi tjetren zihen ne nje ene me uje me pakez fare kripe per rreth 15 min le te themi.Me pas nxirrini dhe lerini ne kullojne ne nje kullese.
Dolmat behen me ose pa mish te grire, une preferoj ato pa mish te grire ne fakt, tani une po e ve receten dhe per mishin bejeni sipas deshires.
Ne nje tenxhere hidhni vaj ulliri (mos harroni vaji ullirit eshte me i miri per gatimin e recetave te ballkanit) dhe hidhni qepe te grire me pare holle fare, le te themi 4 kokrra qepe te madhesise se zakonshme.Skuqini si zakonisht dhe shtoni pak kripe, kripa ndihmon qepen te shkrije me mire, kush i do me mish te grire shton edhe 250 Gr mish te grire ne momentin e skuqjes, me pas merren disa kokrra domate (pak domate pasi nuk duhet te dominoje le te themi dy kokrra domate madhesi mesatare ose edhe tre) dhe i grijme holle fare dhe ia shtojme mases qe po skuqet (domateve hiquni lekuren me pare).Me pas marrim dy tufa majdanoz dhe dy tufa koper (keto jane shija e japrakut ne fakt) dhe i grijme imet dhe ia shtojme mases, nderkohe ulim zjarrin ku po gatuajme dhe marrim dhe oriz dhe e shtojme ne masen qe po skuqet ne zjarrmine minimale.Orizin shtojeni sipas deshires por une me grushta hedh nja 3-4 le te themi.E perziejme masen shtojme pak piper te zi dhe ndalojme kavurdisjen.
Nderkohe marrim nje tenxhere te gjere, zgjidhni nje tenxhere me kapak te qelqte qe te kontrolloni me mire zierjen pa pasur nevoje ta hapni kapakun.Hidhni pak vaj ulliri ne fund te saj dhe mbi te vini nje shtrese me gjethe rrushi te shtrira mbi njera tjetren ,le te themi nja dy-tre shtresa gjethe.Nderkohe merrni kete tenxheren me te brendshmen e dollmave te pregatitur, ate enen me gjethe rrushi dhe ate ku do behet zierja dhe uluni ne shesh apo ne tavoline se dun 1 sahat me u mbledh ato dreqe dollmashe dhe te del shpirti ne kome se mblidh e mblidh nuku mbarojne kurre /pf/images/graemlins/laugh.gif , me duket se e ka fajin urizi qe kom hudh shume /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Mire ulemi, marrim nje gjethe rrushi dhe mu ne mes te saj me maje luge hedhim nje mase nga e brendshmja e pregatitur sa gjysem luge le te themi (luge gjelle, nese i doni te medha edhe nje luge te mbushur jo me maje.E palosim gjethen nga ana e bishtit nje here nja dy gisht me pas palosim anesoret dhe ne fund pjesen e majes se gjethes.Mbeshtjellja mund te behet ne menyre katrore, kubi dmth, ose ne forme te rrumbullaket si cilinder, qe eshte dhe me e kendshme.Kujdes te perdorni te njejten mase per te gjitha qe te dalin e njejta forme e te jene edhe te kendshme estetikisht.
E keshtu mbeshtill e mbeshtill per nja dy ore te mira deri sa te mbaroje gjella e gjitha /pf/images/graemlins/laugh.gif .Vendosini me kujdes mbi njera tjetren ne tenxheren ku do ziejne dhe kur te keni mbaruar vendosi disa shtresa me gjethe te tjera rrushi mbi dollmate.Me pas vini nje peshe mbi to qe t'i ruaje gjate zierjes te mos shprishen format, le te themi nje pjate te rende apo ndonje nga ato pllocat e gurit qe perdorni per te bere turshi (nese beni /pf/images/graemlins/laugh.gif ), nje pjate mjafton.Me pas mbulojini me uje deri ne nivelin qe kane zene ne tenxhere dhe zijeni me zjarr te avashte derisa te avulloje uji qe i keni hedhur.Kur te jeni siguruar qe uji ka avulluar, provoni te hapni nje prej tyre dhe ta shihni nese ka zier.Une keshilloj qe ta lini tenxheren te mbyllur pasi avulli i mbetur nga zierja eshte mjaftushem per ta bere orizin te jete i zier sac duhet.
Seviren te ftohta.
Auuuu u lodha.
U befshin mire /pf/images/graemlins/smile.gif