Receta Gatimi Shqiptare

cacol

Forumium maestatis
Re: Receta Gatimi Shqiptare

çamt ne nga Vlora, i themi çantes /pf/images/graemlins/wink.gif ( çamta, çamten... )

Ne gjuhen shqipe, shumesi i çami eshte çemerit, do apo s'do ti!

Ik futi nje tas dhalle tani se te kthjellon njohurite!
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Nqs ja kam futur kot, tasin me dhalle jepma mua /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Ore mos kopjo shprehjet ti... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

I eger apo i bute?

Lepuri bohet comlek ne nje tave dheu te mbyllur. Do shume kohe ta gatuash. Po te jete i eger veshtiresohet puna se do pune ai i egri.

Ke ra n'lepur e? /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Siç tha Kordelja, mishi i lepurit ka nevoje te marinohet fillimisht. Gjeja e pare qe duhet te besh, eshte qe te kontrollosh nqs ngjyra e mishit eshte roze dhe mishi te jete i forte, i ngjeshur dhe te mos mbaje ere te rende.

Marinimi : Prite lepurin ne copa te vogla. Ne nje ene porcelani pastaj, hidh qepe, karrota, piper, majdanoz, rigon, gjethe dafine, uje dhe uthull. Gjeja e rendesishme eshte qe mishi te jete i mbuluar teresisht nga marinada. ( E mira do ishte ta lije nja 12 ore ne marinim... por besoj se disa ore me pak do jepnin rezultate sdq ).

Vijme tek çomleku. Per 4 persona duhen : 2 filxhane vaj ulliri, dy gjethe dafine, piper te zi kokerr, nje kokerr hudher ( disa thelpinj ) , 2 filxhane kafeje uthull, kripe, 1 kile e gjysme qepe dhe 3 a 4 kokrra domate.

Pergatitja:

Me te shtrydhur mire e mire copat e mishit te marinuar, pasi te kesh nxehur nje tenxhere me vaj, skuqen ne te. Kur te jene skuqur mire, shtohen uthulla, hudhrat, dafina, domatet e qeruara ( hiqju lekuren ) dhe aq uje sa te mbulohet cdo gje. Me te bere kete, duhet ta lesh gjellen te zieje ne zjarr te ngadalte ( Po kur do ta hame kete te uruar lepur moj grua ? /pf/images/graemlins/laugh.gif ... ke qe ne dreke qe merresh me te /pf/images/graemlins/tonguee.gif ). Nderkohe, duhet te pastrosh qepet ( ose qepujkat, do ishte me mire ) duke i lene ashtu rrumbullake. Me pas qepujkat duhet ti kaurdisesh ne nje tigan ( une keshilloj kaurdisjen me gjalpe ) dhe se fundi t'ia shtosh edhe keto mishit. Shto dhe kripe e piper sipas deshires dhe lere gjellen te zieje derisa te jete gati.

( Thone qe zierja ideale eshte ajo brenda ne furre... )

Gatim te mbare. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Jo, nuk e forcon. Perndryshe c'kuptim do kishte ???

Qetesi ne salle! Receta ajo eshte. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Po deshe te jap ndonje recete italiane per gatimin e lepurit. Jane me te shpejta se çomleku shqiptar.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Perdor edhe vere te bardhe ...une kam nji uthull balsamike qe eshte e perzier me speca djeges...qepe hurdhra piper te zi edhe karrota edhe e perdor shume ate kur vjen puna ke kto gjerrat me ere....edhe e shuan komplet edhe shtepia mban era te kendshme
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

e be, Chimera... uthull balsamiko me speca djegs po e lexoj per her te par tek ty

me hiq nje kuriozitet nga e ka origjinen kjo uthull...?
 

Dolores

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Epo sa do rrosh do mesosh rrushi ...origjinen se di por kinezet e perdorin goxha uthullen pikante

vinegar.jpg


i_1270.jpg
 

Vals

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Lara - a ke crockpot? Nga ato tavat qe i ve ne prize dhe e ziejne gjellen ngadale? Une gatuaj lepur te eger shpesh me te dhe e ben te lepish gishtat. Me thuaj nqs do receten.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Ue, cfare u beka ketu? Se pari, faleminderit per receten e taves se kosit. Se dyti, Bellaaaaa... do te rraf! Kujton se une i cpika vete masat e taves me patllixhana te mbush? I kopjova nga Boston Globe /pf/images/graemlins/laugh.gif. Se treti, kush e ka kapur lepurushin e shkrete qe ishte duke ngrene nje karrote per hesap te tij? Kriminela! /pf/images/graemlins/laugh.gif Jo me uthull por pa uthull! Po lekuren kush ja veshi?
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Uthulla Balsamike Vjen pak a shume nga Taljont qe e perdorin me Teper ... Eshte Pak a Shume Perzierje e Salces se Sojes dhe Uthulles dhe mund t them qe ORigjina t jete Orientale se nga se di ... PO t Kete Uthull Balsamike PIkante Vetem Nqs e ke bere Vete sepse veshtire te gjesh Perberesit e Duhur qe te arrijne shijen e Tille ...
 

Vals

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Lara, si i bere patatet tek avulli i lepurit mi? E paskam pak te veshtire ta konceptoj fizikisht po duhet te kene patur shije me te vertete te mire.
 

Vals

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Pse mi me tenxhere me presion e bere lepurin? Me thuaj nje cike ca hapash ndoqe se kam edhe une nje lepur po dua ta nderroj doren kesaj rradhe se gjithmone njesoj e bej.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Kriminela! /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kam nevoje per nje recete per pasta salad. Kam premtuar ne shkolle se do e sjell une por nuk e kam idene si behet. Help!
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Receta Gatimi Shqiptare

AnaBlue, ca dmth pasta salad ??? Per gatimin e makarundeve me pyet mua se te thom c'te duash /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Mosti, jane makarona me majoneze, bizele, celery, karrota... ku e di une cfare tjeter se ndryshe do e kisha bere vete. Ke ndonje ide?

Lara, po te duron hunda dhe stomaku gjithe keto erera mi? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Makarona me majoneze ? /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif

Uroj te kesh ngaterruar fjale.

Persa i perket makaronave me bizele psh, dalin shume te mira. Une do te te keshilloja qe bizelet ti zieje shume, njeheresh me makaronat. Kur bizelet te kene zier kulloji, makaronat leri ne tenxhere. Merr nje tigan, hidhi pak vaj ulliri pa e lene te nxehet shume dhe shto brenda 50-100 gram bacon ( pancetta ne italisht ). Sapo te jete kaurdisur bacon, shto ne tigan bizelet e ziera, pak rigon, pak borzilok, dhe kripe. Skuqi me zjarr te ngadalte per 5 min. Pasi te kene kaluar 5 minuta, shto ne tigan edhe pak panna nga ajo per gati, pra jo nga ajo e embla per embelsira. ( 100 ml panna te keshilloj une ). Si perfundim, kullo makaronat dhe 3-4 min pasi ke shtuar panna-n, hidhi dhe ato ne tigan. Nqs je e zonja qe ti kercesh makaronat, beje, nqs jo, mjafton ti perziesh me nje luge druri per shume pak minuta, derisa salca e pergatitur te jete homogjene me makaronat.

Per kete pjate, te keshilloj te perdoresh makarona te tipit FARFALLE ose PENNE RIGATE ( ato me vija, pra jo ato te lemuarat ).

Nji kshu.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Ana, vura re qe mund te duket sikur te kam shkruajtur ti ziesh makaronat ne te njejten tenxhere bashke me bizelet /pf/images/graemlins/laugh.gif. Veç e veç zieji, ne dy tenxhere te ndryshme, njekohesisht /pf/images/graemlins/laugh.gif.


Do nje recete per makarona me salce preshi ? Jane fantastike
 
Top