Realiteti?

TDSH

Primus registratum
Realiteti?

Jetojme ne nje realitet krejtesisht infinit.

Cdo gje egziston ne nje numer infinit vendodhjesh, epokash, ngjyrash, formash, trajtash, permasash...ne menyra te ndryshme infinite.

Jetojme ne nje realitet te zbrazet!
Realiteti i asgjesise!

Ajo hapsira e boshllekut per mendimin tim qendron ne gjithesine e eksperiencave qe jetohen, kehstu sa here te ndodh qe te boshatisesh filxhanin e kafese ndjen kenaqesi.

Ne mund te kuptojme ate perqindje te realitetit qe arrijme te jetojme dhe ta numerojme ne eksperiencat qe kemi hedhur prapa kraheve. Cdo lloj gjendjeje mendore apo emocionale qe mund te arrish per nje moment, mund te quhet realitet, kjo per sa i perket te qenurit te vetedijshem per ndryshe se di cte them...

Realiteti na jep kujtime.

Dhe kush jam une, ti apo ai tjetri qe flasim per realitetin? Realiteti mund te spekullohet, diskutohet dhe debatohet ne miliona menyra te ndryshe, dhe serisht mund te perfundojme ne konkluzionin qe nuk dime aspak per te...

Universi ne te cilin dhe ne bejme pjese si njerezim, qe nuk i ngjan me shume se sa disa grimca rere, eshte aq masiv na ne nuk mund te nisim ta perceptojme...dhe jo me ta kuptojme.
 

ALPE

Primus registratum
Re: Realiteti?

Realiteti eshte nje krijim i joni. Ashtu sikunder toka, qielli, shkembi, deti ekzistojne pavaresisht nga deshira apo vullneti jone, qeniet njerezore ndertojne e krijojne artefakte sociale qe, me kalimin e kohes, duken aq konkrete sa dhe "shkembijte" materiale. Mbi bazen e ketij materialiteti krijojme jeten, dmth, realitetin. Familja, atdheu, shteti, etj, jane vetem disa nga krijimet njerezore qe ushtrojne shume peshe ne jete e tashme na duken sikur ekzistojne jashte vullnetit tone.
Fenomenologjia e ekzistencialismi jane rrenjet filozofike ne bazen e ketij reflektimi.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Realiteti?

Fillimisht postuar nga ALK73:
[qb] Realiteti eshte nje krijim i joni. Ashtu sikunder toka, qielli, shkembi, deti ekzistojne pavaresisht nga deshira apo vullneti jone, [/qb]
Je ne kontratidikte i/e dashur! Nqs realiteti eshte krijim i joni do te thote te kete dale nga deshira apo vullneti jone. Ti sapo the te kunderten.

Provo te godasesh murin me koke! Koka perhere do ndjeje pengesen qe muri krijon. Koka jote asnjehere NUK mund ta zhvendose murin, pervec se fizikisht. Sa "mure" ekzistooooojne!
biggrin-.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Realiteti?

Qenka teme realisht interesante.

Jemi ne pre e realitetit apo realiteti pre e jona?

Prit te pij dhe i gllenjk caj dhe te mendohem me gjat.
 

eM

Paper Moon
Re: Realiteti?

Realitetin ku jeton secili prej nesh vendoset nga syzet qe vendosim cdo mengjes!
 

VitoCorleone

Primus registratum
Re: Realiteti?

Realiteti eshte gjeja me reale ne dhe qe duhet kuptuar shume ne menyre reale ,shume gjera nvaren nga menyra se si e kuptojme ne realitetin , se si e shohim ate secili nga kendveshtrimet e tij ,eshte pjese perberese e jetes pasi edhe jeta eshte pjese e realitetit .
Realiteti duhet kuptuar ashtu siq eshte dhe pa shtrembime sa per te ja ber qejfin vetin ,nga pervoja kemi mesuar qe thuhet se realiteti eshte gjithmone i hidhur,nje pjese e gjerave jane ashtu siq i bene vete pra mund ti bejsh te jene edhe te embla,andaj spajtohem me shprehjen !!!!!1
.. nga Corleone
 

Simpatikja.

Primus registratum
Re: Realiteti?

REALITETI,eshte burre i mire i poshtri,sa here qe mundohemi t'i shpetojme,fryma s'na mjafton dhe ne behemi miq me te.........! :rolleyes:
 

Guest
Re: Realiteti?

realiteti eshte nje teme e re, nje koment edhe pse kontradiktor, nje e qeshur, nje gellenke caji, nje mendim, nje kenge dhe ne fund une!
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Realiteti?

Realiteti shembillimi ne nje pasqyre i ideales, ne forme mund te duket njesoj te kete te njejten ngjyre por s'eshte e njejta gje...
E bejme ne realitetin ... :confused:
Hmmm kam frike se jo... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Realiteti?

Pa dashur te bej fjali me fjalen realitet, po hedh dy reflektime!

Eshte reale ajo qe ne gjykojme si te tille, ose qe pranojme si te tille. Duke qene keshtu, atehere realiteti im eshte ndryshe nga i yti. Ai mund te jete i embel, ose i hidhur. Me ben te lumtur, ose te vuajtur. Me ben zot te ndryshimit te tij, ose pesues. Me ben fajtor te krijimit te tij, por me sherben edhe si justifikim per deshtimet e mia.
E per te gjitha keto dyshoj nese jane te tilla apo jo?!
Disa dyshimi i gerryen, i prish gjumin e nates, i shton vuajtjen dhe e torturon. Per mua eshte nje arsye per t'u ngritur te nesermen, sepse kam ende dyshime pa zgjidhur mbi realitetin qe po jetoj...
 

gangsterja

Primus registratum
Realiteti eshte ajo ndjesi qe njeriu perjeton ne vetevete,dhe nuk i shmanget dot.Shpesh here na vjen edhe e habitur kur marrim vesh te verteten qe na lendon.Nuk e prisnim te ndodhte ashtu,themi ne me mendjen tone,ose sikur te kthehet koha mbrapsht edhe njehere.Realiteti eshte jeta jone me te mirat dhe te keqijat e saj.
 

joetisti_

Locus omnem
Realitetin kane prirje ta shtremberojne me gjera imagjinare apo te trilluara. Edhe pse duket perpjekje e kote, disa, per disa, arrijne ta bejne kete ngaterrim. Realiteti eshte e kunderta e endrres. Por te jesh realist nuk do te thote se enderron me pak. Edhe pse shume pak, apo asnje enderr nuk behet realitet, na pelqen te enderrojme. Realiteti eshte i hidhur nganjhere, por duhet ta perballojme sepse realiteti nuk ndyshon.
 

mirdita

Papirus rex
Tani ju lumt kush e beri kete tem.Tema realiteti esht nje tem e qelluar.
Sot ne jeten ton ka shum gjera qe nje njeri don ti ben ne te ardhmen realitet.
Realitet nuk mund ti besh gjerat te cilat i enderron e te mos bejsh asnje lloj perpjekje qe ato ti besh ne realitet,gjdo njeri ka shum enderra ne te ardhmen qe mendon se do ti bej realitet dhe ishalla i ben,ama gjerat vet nuk behen realitet duhet te rrezikosh dhe te perpjekesh shum qe ti besh realitet.
 

Shkrimtari

Forumium maestatis
Realiteti?!
Eshte veshtire me e shpjegu.bera shaka.realiteti eshte tani.
Realiteti eshte e verteta.
 
Top