Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Blendi e hodhi ne banjo dhe shkoi te lante duart. Pune muti po mendonte me vete, te kesh zoçken dhe te hash krimbin. Pastaj kjo ideja e te ngrenit te krimbit beri qe ti perzihej. Terhoqi edhe nje here fort fytin dhe peshtyu, pastaj doli. Kur doli nga ndertesa nje shi i imet qe brente ajrin me nje atheti bojevjollce iu perplas ne fytyre. I rrasi duart ne xhepa dhe supet i ngriti pak lart si per ta perballuar me mire te ftohtin. Pa dashje theu cigaren qe i kishte mbetur ne xhep. "Pis!" shau neper dhembe. Dora ndjeu duhanin e grire qe mbushte tani astarin e xhepit dhe fotografine qe lara i pat dhene diten kur u nis ushtar. Zoti e dinte se sa ushtare kishin masturbuar vetem duke imagjinuar ate fotografi. ai ua kishte treguar, por asnjehere nuk ua kishte dhene ta mbanin, e dinte se do vraponin ne banje per ti rene me dore para fytyres se saj buzeqeshese. Por ajo ishte vetem e tij e kur je i ndare njeriu i dashur te behet njekohesisht deshperim dhe shprese. Ishte dita e tij e pare civil pas tre vjetesh ushtar. Dhe deshperimi dhe shpresa qe ishin lara perziheshin tani njeri me tjetrin si ujrat e dy lumenjve te ndryshem, deshperimi e bente shpresen me te gezueshme, shpresa e bente deshperimin me te thelle. Blendi ndihej i dehur nga gezimi, dhe njekohesisht, me i deshperuar se kurre.
"Pse nuk me ka shkruar prej tre muajsh?" mendoi. mos ndonje karajfil artist, me kitare a me kush e di c'makine lluksi ia ka prishur mendjen.
Mendimet qe i zymtoheshin ne koke ngjanin me titujt histerike te gazetave ne rruge. me se fundi ai u capit lart shkalleve te shtepise. Perendimi i diellit kishte perskuqur fletet e qershise ne oborr, ajri ishte i mbushur me dridhje, blendi nuk po mbushej dot me me fryme. "Do jete brenda valle? Do jete vetem?" Dera ishte e madhe dhe e rende, e lyer me nje boje te bardhe tre vjete me pare, tek tuk boja ishte ciflosur dhe perngjasonte me fletet e nje libri te vjeter. Blendit iu duk sikur pas portes fshihej nje histori, sikur ajo ishte me te vertete flete e nje libri. Rregulloi kapelen, shkundi shpatullat e palltos ushtarak dhe i ra ziles pastaj priti me nje qendrim gati gatitu. Vuri re se po mbante frymen por nuk beri dot asgje per ta ndryshuar. I ra ziles persedyti dhe priti.