Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Sapo doli ne rruge te madhe alinos u be pishman. Ku do te shkonte?! U kujtua se pervec kopshtit, Thiatro kishte dhe deren e madhe, nga kishte hyre sa e sa here maje cizmeve te saj te gjata, qe kete vere kishte vendosur t'i hiqte, pavaresisht nga lutjet e Lares dhe Albanes, nen pretekstin se aty qendronte i gjithe origjinaliteti i saj.
Alinosit i ishte merzitur te qenit origjinale, ishte bere dhe kjo monotoni dhe po vriste mendjen me se te merrej ndersa Albana i tregonte Presidentit disa stile te reja mundjeje klasike.
Hapi deren e rende te Thiatros, dhe u gjend ne sallen e madhe ne mesin e se ciles ndodhej krevati legjendar. Zakonisht kjo pjese e nderteses ishte ne drite-hije, por sot ajo ishte zhytur ne erresire dhe dukej mjaft e zymte.
Uli koken dhe mbylli syte.
Ne veshe i erdhen zhurmat e koherave te hershme.
Kujtoi Blendin teksa rrinte ne kembe pa vendosur ke deshironte me shume Albanen sensuale, apo Laren e hajdhme; Hirkon qe i tregonte qyfyre vajzave ndersa provonte stilin e lisharesit, qe ja kishte sugjeruar Albana; LR-ne qe kendej zhvishte Laren me sy, ndersa duart i shetisnin neper trupin e Ofelise se embel, qe Sailor do e kishte pire ne kupe ndersa gerricesh me fjale me Kordelen, duke fshehur keshtu te dy simpatine dhe kuriozitetin e thelle per njeri-tjetrin. Ju kujtua Renea, histeria e tij per nje skenar qe nuk ishte mjaft sensual dhe i eger sa duhej dhe Tranafilen qe sospirava (si thuhet shqip ere se s'm'vjen!

) fshehurazi per te.
E ne gjithe kete zallamahi, kujtoi ndrikullen te ulur ne karrige ne qosh te salles, mbuluar nga reja e zakonshme e tymit, ndersa hartonte stile e modele te reja per vete e per miqte e saj te Thiatros.
Ju kujtua dhe se sa e sa here kishte hyre aty me syzet mbe hunde duke ja prishur qefin te gjitheve, sidomos femrave, qe e ndjenin se magneti i saj i terhiqte te gjitha gjerat e forta ne salle! (me lejohet pak auto-reklame ere?! /pf/images/graemlins/laugh.gif )
Por, tani, te gjitha keto dukeshin te largeta, pothuaj ireale, ndersa kasti mbushej plot me aktore te rinj aspirante per role te medha.
Si cdo gjeje te vrullshme, thiatro i kishte rezistuar per pak kohe te kthyerin nga nje film dy-oresh ne nje soap, por fati i saj ishte i caktuar dhe rezistenca nuk do sillte asgje, pervec berjes se saj edhe me te deshiruar.
Alinos u mendua: natyrisht kjo ishte e paevitueshme dhe jo detyrimisht dicka negative. "Te vjetrit" nuk kishin me kohe per thiatron, dhe te lenit te saj ne harrese do ishte krimi me i madh, per boten e "artit" virtual. "Te rinjte" do te sillnin frymen e tyre, risine per te cilen ndoshta thiatro kishte nevoje per te mbijetuar, dhe pse jo per te jetuar, kur rolet e protagonisteve te mbeteshin bosh dhe kandidaturat e reja do te rivalizonin per nje vend prestigji te shume-lexuar.
Asaj nuk i mbeti gje tjeter vec t'i uronte Thiatros jete te gjate e te lavdishme, kushdo qofshin protagonistet e saj!
p.s. Shpresoj te mos kem ofenduar njeri me historine e lengut... /pf/images/graemlins/frown.gif