Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Kur Ofelia shkoi ne klase te pare,Nazhi,qe ne momentin e pare qe nguli syte ne fytyren e saj te skuqur nga vrapi,ra ne dashuri, u pengua dhe u perplas me pemen e pare qe i doli mbi trotuar.Qe ate dite ai nuk guxoi me te shastisej ashtu ndaj nuk i ngrinte syte kurre pertej jakes se bardhe te perpareses qe kundermonte arome biskotash (sepse gjyshja e Ofelise ishte pasticiere me nam).Per Nazhukun ajo vajze e vogel ishte simboli i perfektes pasi vete ishte pisanjos dhe me gjunje gjithmone koricke nga te renat ne fushen e futbollit ku kalonte shumicen e kohes.Me syze si te bufit dhe me hundet qe i ridhnin produktin e tyre mbi buze sepse ai refuzonte ti fshinte(kuptohet s'kishte nge),ai nuk i ngjallte asnje interes Ofelise endrimtare.Kete ai e kuptonte ndaj i heshtur qe nga nje cep i klases ku e denonte vazhdimisht mesuesja e veshtronte bukuroshen i mahnitur.
Ishte data 22 Maj qe do shenonte dhe nje nga traumat me te renda te femijrise se tij.Ate dite ishte ditelindja e saj dhe ai me njeqind mundime vodhi hurmen e pare ne jeten e tij tashme te gjate prej mafiozi,qe tia dhuronte e ta kenaqte vajzen vetem per nji cast.Teksa nxitonte per ne kangjellat e shkolles ai e pa te dashuren e endrrave te tij tek luante me litar me rugacin.Me ndroje u afrua dhe i zgjati hurmen.
-Iiiii ti ma cpif!Uleriu ajo duke u larguar e tmeruar.
Rrugaci u sul dhe e gjuajti forte Nazhukun ne stomak duke shenuar keshtu dhe golin e pare mbi zemren e saj. Nazhukut qe i ra hurma e veteme nga duart i theri trupi nga dhimbja qe ndjeu po jo nga grushti.Ishte dhimbja qe ndjente zemra kur Ofelia i dha cimcakiz nga goja e saj Rrugacit akt ky i pagabueshem dashurie.
-Ai do te ti haje gjithe cimcakizat ty!-peshperiti pa fryme Nazhuku me lot ne sy e qyre mbi buze.Vitet rodhen po Nazhuku nuk mund te mos qante ne 22 Maj diten e lindjes se saj.