Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
LR me Ofelin ishin kapur dore per dore ndersa prisnin radhen per te mar ashensorin qe te conte ne majen e kulles Eiffel. Ofeli mbante ne kuriz nje cant te vogel, dhe veshtronte me koken lart kullen gjigante, buzeqeshja e saj e zakonshme amplifikohej nga madheshtia e kulles. Kurse LR veshtronte me te njejten mahnitje qafen e holl dhe te gjat te Ofelis.
Mbasi hypen ne ashensor, duke shtrenguar fort duart e njerit tjetrit per te mos i lene xhapanezet ti ndanin dhe ti mernin para, zune vend ngjitur me deren me xham prej nga mund te veshtronin posht sheshin e nxire me turista. Ashensori ishte plot, dhe sa me lart ngjitej drejt qiellit aq me shume dukej sikur pasagjeret eksitoshin, levizjet dhe shtyrjet e tyre beheshin me te shpeshta dhe me rritmike. Trupat e Ofelis dhe te LR ishin tashme te ngjeshur mbas njeri tjetrin. LR nuk kishte vene krahet mbi supet e Ofelis duke u munduar ta mbronte ate.
Ofelia shikonte posht sesi turma e njerezve zvogelohej gjithmon e me teper. Ne nje moment u kthye dhe veshtroi LRen, i buzeqeshi dhe filloj ta puth. Blitzat e kamerave te xhaponezve i ndriconin cdo gje ne ate perimeter te vogel por kjo nuk e shqetsonte aspak Ofelin, eksperienca e saj ne sallat e Thiatros ja kishin hequr ndrojtjen.
Kur me ne fund arriten ne maj te kulles nje oqean dritash ju shfaq para syve dhe perpiu veshtrimin e tyre. Ishte nje nate e pranverore dhe e bute Parizjane. Qielli ishte i paster. Flladi i leht, qe shpurupusriste floket e Ofelis, ishte i mbushur me aromat e qytetit. Cdo gje ne horizont xixellonte nga dritat e qyetetit dhe shkelqimi i tyre dukej sikur kishte perflakur qiellin e erret te mbremjes. Ishte vertet si nje oqean i pafund dritash, nje oqean jete. Ofelia kthente koken reth e rrotull dhe nuk kishte te ngopur me ate pamje, kurse LR kenaqej duke pare reflektimin e ketij peisazhi ne syte e Ofelis
Me pas dehja visuale kaloj ne dehje epshore, LR dhe Ofeli filluan te putheshin, te putheshin dhe te putheshin serisht, pa pushim, pa mar fryme. Nuk i vinin me re aspak xhapanezt qe me gestet e tyre te sjllshme mundoheshin te canin kalimin drejt ashensorit....
/pf/images/graemlins/laugh.gif