Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
--------------------
kiss me baby i'm snowwhite
sleeping in a coffin
waiting for you
baby i'm snowwhite
sleeping in a coffin
Ai fiku makinen dhe mori fryme lehte. Bente ftohte jashte. Nata kishte ore qe kishte rene dhe qyteti qe pergjumur tashme. Trafiku i zhurmshem ja kishte lene vendin dy tre makinave qe kalonin tek tu. Hoqi celsat nga "filluesi" dhe mori canten nga sedilja e mbrapme. Hapi deren dhe ndjeu ajrin e ftohte ti deprtonte thelle ne mushkri. U ndije mire. Dita kishte qene e gjate dhe plot me shifra dhe fytyra te egra shefash e bosesh.
Nxori celesin dhe hapi deren e apartamentit ngadale.
Hoqi kepucet pa bere zhurme dhe hodhi pallton ne karrike. Nga dhoma e ndjenjes pa nje drite te zbehte. Hyri duke ecur me majen e gishtrinjve dhe kqyri perreth.
Dhoma vinte re trendafil nga nje qiri i ndezur ne cep te dritares.
Ajo flinte si nje lule pranvere ne divan. Kishte veshur pizhamat ngjyre lejla, me ca lepurushe te vegjel.
Kishte mbledhur kembet dhe flinte ne qetesi me nje liber ngjeshur pas kraharorit. Ai ndjeu ngrohtesi thelle ne zemer.
Puna dhe karriera shkofshin ne djall, mendoi dhe mori nje batanije nga dollapi dhe e hodhi lehte mbi supet e saj magjepes.
Ajo mori fryme thelle, u perpelit, u rrotullua ne divan dhe tha "Enea, eh".
Ai u perlot.
E pa dhe nje here ne fytyre dhe ajo ju duk si nje zane e dale nga librat e perrallave.
Kishte dy buze te kuqe mishtore, nje puthje nga ato dhe lumenjte e embelsise derdheshin ne shpirtin e tij.
Fytyra e saj i ngjante nje statuje ilire.
Filloi te dridhej dhe merrte fryme rende.
"Kujdesu per kete vajze para se te jete vone" nje ze i foli nga brenda, dhe ne nje milisekonde truri i nderthuri nje plan te nesermen.
Lule, darke, shampanje, qirinj dhe intimitet.
U ul lehte dhe me buzet e tij preku lehte te sajat, shpirti ju deh menjehere me elmbesi.
E mori lehtesisht ne krah dhe afroi fytyren e tij tek fytyra e saj. Ajo vinte ere parajse.U drejtua rreth dhomes se gjumit.
Ajo u permend disi, dhe u ndie e sigurte "enea, erdhe? Po prisja per ty, mos me zuri gjumi?" tha ajo neper gjume.
"jo, nuk te zuri gjumi tani sa vura kembe ne shpeti, shshshsh fli shpirt, flasim neser".
"Mire, mos do buke, te te bej buke" tha ajo dhe gjumi e kaploi perseri.
Mbylli syte e saj engjellore teksa ai e shtriu ne krevat.
E mbuloi dhe e puthi ne balle.
"Neser, lule, darke, shampanje, qirinj dhe intimitet".