Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Po mo? C'kina? - E pyeti Muni LRen - Si ja kaluat ke Lara?
Ne fillim mire fare, i thote LR duke shtrenguar ballin me dore si per te ndaluar dhimbjet e kokes, po masnej ka funi sikur u prish pak, po do e ket pasur fajin alkoli. Qe thu ti, Nazhi me Salon u kapen me grushta per punen e Lares. Mooni perfunoj me Autofmajnd, kurse une e hongra i shpull nga Ofelia se po ngacmoja Paperinen se kishte ardh me nje rob te shkurter fare dhe shume seksi.
Hahahahaha, shpertheu Muni me nje te gjeshur cinike, cta paska bere mire Ofelia. Te kam thene nje qind here une qe ajo nuk eshte per ty por ti nuk me ndegjon.
Se mos eshte per ty, ja kthen LR me nje ton te irrituar nga ironia Munit.
Per mua eshte,s e vetem une ja di vlerat Ofelis, thot Muni.
Pa ho i her na thuj sa kushton? Pyet LR duke dashur te behet ironik per si Muni pak me pare.
Ofelia nuk kushton, Ofelia nuk ka cmim, Ofelia nuk blihet dhe as nuk shitet, ja kthen Muni me nje shprehje te entuzjasmuar ne fytyr. Une nuk arrij te kuptoj perse miljona njerez rrjine duke admiruar me ore te tera skulpturat e Da Vincit. Perse miljona veshtrime bien ne dashuri me bukurin femerore te ngrir ne mermer. Perse buqeqeshja e Giacondes, qe nuk eshte gje tjeter vecse nje perzjere me mjeshtri e disa ngjyrave te thjeshta, terheq dhe intrigon jasht mase miljona njerez.
Po do te shesi pordh tani, mendoj LR, do te tregoj qe e ka shpin n'Fi dhe mer vesh nga arti, me siguri qe ka harru qe Xhakonda quhet Jaconde dhe banon n'Paris, ke muzeu Luvrit.
Kurse Ofelia, vazhdoj Muni pa kerkuar te dinte nese LR po e ndiqte ne oratorin e tij apo e kishte mendjen gjetiu, Ofelia eshte e re, Ofelia eshte plot gjalleri, format e trupit te saj te gjat dhe elegant nuk mund te kopjohen ne mermer, gishtat e saj jane teper te holle e delikat dhe cdo lloj mermeri nuk do ti rezistonte dot punimit. Buzeqeshja e saj nuk mund te krahasohet me buzeshjen e dal boje te Giacondes sepse vete fytyra e Ofelis nuk eshte gje tjeter vecse nje buzeqeshje, nuk eshte gje tjeter vecse nje rrezatim i nje bukurie qe dallohet dot me sy por mund te shikohet vetem me zemer.
LR kishte mebtur goje hapur. Kruajti veshet palare dhe ferkoi syte e zgurdulluar, nuk po besonte se po i degjonte ato fjale nga goja Munit, nuk po besonte se ajo pamje qe kishte mare Muni ne fytyr ishte me te vertet e tija.
LR e dinte qe Muni nuk kishte qene ndonjeher i dashuruar pe verteti. Per Munin dashuria nuk ishte gje tjeter vecse nje fjale, nje fjale qe ai kishte lexuar ke fjalori shqip-rusisht kur ishte ne shkollen 8 vjecare. Ishte nje fjale qe me pas e kishte lexuar neper libra, e kishte pare neper filma dashurie, me seks dhe pa seks. Me vone i kishin folur per te edhe shoket por Muni vete nuk e kishte jetuar ndonjeher dashurin. Shpesh ai mundohej ta perfytyronte, ta imagjinonte, ta ndjente shijen e saj, dhe per te pasur nje ide sa me te sakt mbi dashurin e krahasonte shpesh shijen e saj me shijen bananes, per te cilen ishte gati te linte koken. E imagjinonte me te embel, me te athet, me te hidhur, me acide, me te parfymuar, me te lengshme dhe me te bute. Thjesht vinte ne pune te gjithe shqisat e tij per krijuar ato ndjesi qe nuk njihte.
Sa vajti ora? Pyeti LR.
C'fare? tha Muni. Rreagimi i tij i ngjante rreagimit te atij njeriut te pergjumur qe kur e ngacmon kthehet ne krahun tjeter me rrembim per te mos humbur fillin e endres te bukur qe po shikonte.
Hika une, tha LR, se po m'dhem koka.
Cao, tha Muni mbas nje pauze, pa e vene re qe LR tashme ishte larguar disa hapa me tutje.
/pf/images/graemlins/laugh.gif