Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Gjumi kishte kohe qe e kishte zene ne rruge, dhe temperatura kishte rene ndjeshem.Ne rruge kishte rene qetesia dhe askush nuk guxonte ta prishte kete moment te shkurter. Megjithate ndonje kamion furnizmi kalonte tek tu duke prishur heshtjen e nates, ku ne rruge flinin me dhjetera shpirter.Dikush mbulluar me gazeta, dikush me copa kartoni, e kishte cuditur gjithnje tendenca e pervuajtur dhe e kote e njeriut per te mbijetuar sado i hidhur realiteti. Fundja, reliteti perdridhet, eshte nje nje cope elastike qe merr forma te shumellojshme ne varesi te forces apo presionit qe ushtron mbi te.
At'her pyetjet antike te adoleshnces ngrihen perseri, si mbreter te vdekur te dale nga varret e akrepave te kohes.
"Kush jam une?'
"Pse jam ketu?"
"Cili eshte qellimi im?"
Me shume se pergjigjie merrte tallje dhe sarkazem nga ai.
Qyteti i dukej i erret.
Cdo rreze e perholle drite humbiste ne kete qytet, qe mbyste jeten dhe vriste cdo lloj drite.
Ashtu dhe bora e sapofilluar, ju duk se binte e erret. E hidhet si ishte nuk perbente ndonje gezim. Binte me floqe te vogla te shpejta si te nxitone ne berjen e realitetit te tij nje ferr te vertete.
Miti i fundit i femijerise se ti kishte rene pre e erresires me ne fund.
Te njejtin fat kishin pesuar mijera pasione feminore, te gjitha te erresuara, te mundura, te lodhura ose te fshehura.
Rendom si ndodh ,bora e sapo rene shkrihej sapo binte perdhe. Floqet e saj ishin preja e tanishme e baltes se qytetit, qe gezonte ne deshtimin e bardhesise se saj.Bulezat e ujta lehte takonin balten ne pafajesine e tyre, dhe balta nxitonte ti kthente ne ngjyren e saj te erret.
U rrotullua, dhe ndjeu ftohte.
"Jerina", nxorri nga shpirti, gjumi e kapiti sakaq si per ti lepire ca plage nga murtaja e jetes se tij.