Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Elvisi per te 80ten here triumfon ne radio me A little less conversation...
Pas tij, nje rose, nje kineze, nje gote vere, vapa e perzier me shiun e nje udhetim per ne shtepi u mblodhen nje dite dhe zgjuan tek ajo nje jete te groposur ne te kaluaren e afert, nje jete te jetuar me aq intesitent e deshire sa nuk kishin mbetur me fjale per ta pershkruar, nje pasion i shkuar zhytur thelle ne abiset e Atlantikut ndersa maja e zogut te metalte shenonte vendqendrimi: juglindje!
Vorbulla e mendimeve u zgjua perseri ne fundin e nje gote vere te bardhe, ndersa perzihej me koka-kolen e ngrohte qe e etur thithte ftohtesine e nje kubet akulli ndersa njehsoheshin ne nje mase te vetme pa emer e pa shije...
E cuditshme sesi te qenit dikush do te thote te mos qenit dikush tjeter, edhe me i cuditshem ky reflektim kur dikush tjetri ishe ti, dhe tanime s'ka mbetur pothuaj asgje pervec te qeshures me ze te larte qe irriton njerezit perqark teje e ve ne siklet ate qe ke perballe.
Marramendese shkallet levizese ne dyqanet metropolitane. Disa shkojne lart, disa poshte, disa te ndalura ...
Nga ana tjeter e rruzullit, nje gomar mban nje plake te rrudhur me shami te bardhe ne koke, ndersa plaku e terheq dhe e shpon me shkopin e tij legjendar, shkopin e yshtjes!
Midis shkalleve dhe rrugines malore, nje individ pa forme e pa ngjyre qe e shikon veten tej per tej eshte ne kerkim te ylberit, qe do ta coje ne boten e perrallave, atje nga ku s'duhet te kishte dale kurre, atje ku do te mund te jetonte sic deshironte pa u menduar gjate per te nesermen e cila do te ishte njesh me te sotmen, ose ku e sotmja do ishte njesh me te djeshmen.
Kuptoi se nuk i pelqente copezimi i kohes ne te shkuar, te tashme dhe te ardhme. Kjo prerje e ashper ne periudha, i jepte pershtypjen e dickaje qe merrte fund per gjithnje, pa kthim!
Ndersa priste ylberin e oren 5, u ul buze perroit ku fshatari plak kishte vene disa pllaka guri per t'i lehtesuar rrugen gomarit te tij, por edhe dashurise se tij plake, dhe pa veten mbi pasqyren njerezore. Si i paforme e i pangjyre qe ishte, pa vetem nje hije te lehte valevitese dhe qeshi. "Bekam hije!"- mendoi.
Ideja e hijes i dha kuptim qenies se vet pa forme e ngjyre, i dha formen e te qenit ne ate vend, ne ate kohe, ne ate jete!
Ktheu koken dhe pa se ylberi i ores 5 ishte me vonese. U ngrit te ikte, kur ndjeu ngjyrat e tij te vershonin mbi dhe pa kursim duke shenuar rrugen e kthimit.
-Te shkoj?!
-Pse jo?!
-Pse po?!
-Sepse atje te presin!
-Kush?!
-Ata!
-Pse?
-Sepse te duan!
-E pastaj?!
-Dhe ti i do!
-Edhe keta i dua!
-I do, por keta nuk rrine, keta do ikin!
-Edhe?
-Edhe, ti per ke do rrish?!
-Per ate?
-S'ka per te ardhur!
-Pse jo?
-Sepse nuk i perket ketij vendi! Ti e solle, por nuk e mban dot!
-Ke te drejte!
-E di!
-Ironike!
-Jo dhe aq, me teper jetesore!
-Edhe ketu ke te drejte!
-E mire mjaft!, se e di!
-Po mire, se m'u kujtua: Atje si jane gjerat? Sic i lash???
-Natyrisht qe po, por ne nje forme tjeter.
-Nese jane ne nje forme tjeter, s'mund te jene sic ishin.
-Jo detyrimisht!
-S'te kuptova!
-Nuk deshe te me kuptosh. Ti e di! Gjerat ndryshojne, por shpesh jane po njelloj mjafton t'u gerricesh pak cipen.
-Pse kane pasur ndonjehere cipe?
-Ti e di per cfare cipe po flas?
-E di thua?
-S'e di, po te pyes ty!
-Mua mos me pyet! Un di ate qe di ti, dhe nese ti thua nuk e di, edhe une do te pretendoj se nuk e di.
-Ashtu e leme atehere, asnjeri nga ne nuk e di.
-Cdo besh nderkohe???
-Do shoh cka pertej!
-Ku pertej?
-Eja me mua dhe do ta kuptosh!
-Erdha!